Lëvizjet tektonike në skenen politike të Kosovës

Opinione

Lëvizjet tektonike në skenen politike të Kosovës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:25
Ismail Muçiqi

E dëgjova një deklaratë të Kim Mehmetit Shkrimëtarë,Analistë dhe Gazetarë nga Maqedonia i cili deklarojë se: " Disa politikan jo që veq që nuk duhet votuar por ata duhet shëruar".

Proceset dramatike të cilat po zgjasinë në politikën kosovare që nga mocioni i rrëzimit të Qeverisë Kurti e deri te votimi i Qeverisë Hoti është periudha më dinake e përqarjës të politikanve dhe polarizimit të shoqërisë kosovare.

Përgjegjësin për situatën aktuale dhe shumë shqetësuese pa dyshimë e mbajnë partitë politike përkatësisht liderët e tyre të cilët asesi nuk janë duke lëshuar rrugë për ndrrimin e gjeneratave për ti dhënë kahje të re proceseve zhvillimore të Shtetit të Kosovës.

Rrëzimi i Qeverisë së kaluarë në momentin më kritikë kur populli përballej me Pandeminë ishte veprimi më destruktivë i protagonistëve tani më të njohur të cilët qe 20 vite ende nuk janë ngopurë me pushtetin dhe qeverisjën të cilën e kanë degraduar dhe pordhosur skajshmërishtë.

Mobilizimi i këtyre figurave të cilët përmesë pazareve politike dhe shantazheve më të ndryshme u pa më së miri me rastin e votimit të Qeverisë me legjimitet të kontestuar dhe me votat e listës serbska në krye me Goran Rakiqin si Zëvendës Kryeministër.

I ashtuquajturi Drejtor i zyrës Serbe për Kosovë Marko Gjuriqë   

pas votimit të Qeverisë Hoti deklarojë se tani u krijuan kushtet obtimale që Serbia dhe Shteti Serb të kthehet në Kosovë.

Kjo Qeveri anemike e cila u votue me një votë të cilën ja siguruan komandantat tani më të njohurë për Opinionin Kosovarë, më shumë i përngjanë një mëshlizi të odave para një gjysëm shekulli sesa instuticioneve normalë të një shteti.

Këto veprime edhe më shumë po e nxisin Opinionin qytetarë që përmesë kërkesave dhe peticionit i cili po vazhdon gjithandej Kosovës të shprehin paknaqësinë për gjendjen e krijuar duke kërkuar sa më parë zgjedhje të reja.

Eshtë realitet i kohës se pjesa dërmuese e qytetarve të Republikës së Kosovës pavarsishtë se në të cilat subjekte i përkasin janë rreshtue në të gjitha Komunat dhe po presin me orë të nënshkruar peticionin i cili po vazhdon në të gjitha Sheshet e Qyteteve të Kosovës.

Eshtë iluzion të pritet ndonjë rezultat pozitivë nga ky kualicion Qeverisës i cili u formue nga grupet e interesit të cilat nuk kanë asnjë mundësi ta qojnë vendin përpara. Këto grupe (parti) ,do të mbahen mendë vetëm për afera në zhvatjën e buxhetit dhe të aseteve ekonomike e kombëtare të shtetit si dhe dështimeve tjera në integrimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.

Eshtë e dhimbshme dhe brengose situata në vend të cilën e kanë krijuar akterët politikë duke vu në rendë të parë interesin personalë gruporë dhe familjarë në dëmë të shtetit dhe qytetarve.

Si do që të jetë shteti i Kosovës po sfidohet gjithnjë më shumë  

nga Serbia dhe Rusia në një anë të cilët asnjëhere nuk e ndalën propagantën dhe urrejtjën kundër Kosovës. Po ashtu përqarja dhe polarizimi gjithnjë e më ekstrem i politikës kosovare në luftë për pushtet duke i tejkaluar të gjitha vlerat dhe normat demokratike të cilat janë të suplimuara dhe të garantuara dhe të dalura nga modelet e shteteve me sisteme më të avancuara demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat