Luigji XVI vs institucionet e Kosovës në raport me sovranin

Opinione

Luigji XVI vs institucionet e Kosovës në raport me sovranin

Genc Xerxa Nga Genc Xerxa Më 7 qershor 2020 Në ora: 11:29
Qeveria

Nëse Kosova me një logjikë vazale mendon se shtetësia e saj është në pikëpyetje deri sa Serbia nuk e njeh, ky percepcion është më se i gabuar. Nëse shteti më i ri ka krijuar disa mekanizma ndërkombëtarë me tendencë të zhvillohen më tutje dhe i pranuar nga GJND dhe shumë shtete tjera domethënëse për trendet botërore, atëherë pse duhet të hyj në bisedime për të diskutuar për rregullimin e brendshëm të vendit, vetëm në njëfarë mënyre të na “njeh” Serbia, duke përfituar edhe ajo “diçka” për tu arritur “konsenusi” i cili shumë vështirë se do implementohet me këtë pushtet në Serbi, vetëm sa do e degradoj pozicioni i Kosovës në sferën e brendshme të funksionalitetit të saj, në emër të “njohjës” së pavlerë.

Shtet i cili ende nuk ka dal nga kthetra e gjenocidit, duke mos-pranuar gabimin dhe kerkimin faljen, pasi copëza të ish-regjimit të Millosheviqit janë ende në pushtet. Pra gjitha erërat për Kosovën fryjnë në drejtimin e kundërt për të arritur marrëveshje të merituar për Kosovën. SHBA tani është në kërkim të vetvetës identitare socio-politike dhe problemeve të brendshme, ashtu që perkrahja dhe vëmendja e dikurshme mund të jetë diçka që nuk perkon me realitetin e sotëm. Pse kjo nguti kur duket se situata s’është premtuese, pse të rrezikohet e gjithë të arriturat të Kosovës deri më tani? Pse të bëjmë pakt me djallin? Deri kur politikanët tonë eunuh do fshehen pas amerikanëve. Gjitha dështimet e tyre mundohen kinse të hedhin hi syve, “jemi duke i ndjekur keshillat e Amerikes“.

Nëse qeveria nuk ka derivu prej popullit, nuk është e votuar që të jetë e tillë, por ka dal si hibrid sythesh i pipëzimit të presidentit dhe kundër vullnetit të sovranit, për kë kjo qeveri është në shërbim? Cilat agjenda i ndjek, kur Serbia tani ndjehet relaksuese dhe fitim-ndjellese nga lëvizjet e reja antisovrane nga kjo qeveri. Për kë punon kjo qeveri, nëse jo në shërbim të votuesit? Nëse është e presidentit siç po thuhet, shtrohet edhe një pyetje, a është presidenti në shërbim të sovranit të Kosovës apo dikujt tjetër?

Nëse kjo qeveri nuk ndjehet legale, përfaqësuese dhe vullnet i sovranit, si çka do ta kategorizojm atëherë? Nëse sovrani ka kërkuar reciprocitet dhe të ndjehet i barabartë në raporte me Serbinë, si në tavolinë po ashtu në sy të tjerëve, pse një pjesë e institucioneve po ndjehen ende inferior dhe nënshtrues ndaj Serbisë. Ne duhet të forcojm institucionet tona, të pamvarura, të rregullojm përditshmërinë dhe jetën e qytetarit duke funksionalizuar rendin dhe ligjin duke bërë më të ndritshme të ardhmën tonë, e jo gjitha dështimet e politikave të brendshme në kundërshtim me sovranin, të fshehen pas proceseve kinse për “normalizimin e Serbisë”. S’pari normalizoni raportet me votuesit e juaj, ata që ju sollën aty

Luigji i XVI i zhytur në jetën e pafund të luksit, kur kishte dal në shetitje me obortatarët e tij, ishte çuditur se si populli i tij nuk kishte as bukë për të ngrënë, vdisnin nga uria. Ndërsa taksat e tij të fryera për të jetuar ai në të mira ekstreme me një rreth të ngushtë fisnikësh kishin bërë një shkëputje të realitetit mes asaj që ndodhte brenda dhe jashtë mureve të mbretërisë së tij. Kjo gjendje jo-perceptive e Luigjit ishte arsye shtesë e pamatur dhe kishte sjellur revoltë ndërkohë të madhe si dhe revolucionin e mirënjohur francez të vitit 1789. Pra, një pjese e institucioneve tona kanë krijuar një prerje të thellë, hendek, mos-komunikim apo injorim mes sovranit dhe atyre, kanë krijuar një realitet amorf apo një shizofreni politike me çregullime të theksuara gjykuese, sa që kjo gjendje do sjell deshëm apo jo ndikime në ndryshime në sferën socio-politike si dhe ndryshime rrënjësore në komunikimin e ardhshëm mes sovranit dhe institucioneve reprezentuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat