Mbështetje unike, Qeverisë dhe Kryemnistrit, Dr.Avdullah Hoti!

Opinione

Mbështetje unike, Qeverisë dhe Kryemnistrit, Dr.Avdullah Hoti!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 7 qershor 2020 Në ora: 18:37
Avdullah Hoti

Karakteri, profili akademik, intelektual dhe ai politik-proverbial, i z.Hoti si burim i një qetësie olimpike shpirtërore, që shfaqët në ftyrën dhe manifestimin e butë dhe elokuent ; n'sjellje dhe n'qasje, e bënë z.Hoti të përafërt me Rugovën dhe t'pa-arritshëm dhe t'pa-krahasueshëm me tjerët.

Ardhja n'detyrë e Qeverisë Hoti, pas shterrimit të procedurave legale t'sistemit juridik kushtetues, përkatsisht pas aktgjykimit meritor të Gjykates Kushtetuese të Kosoves e cila i hapi rrugë edhe votimit të Qeverisë Hoti n'Parlemntin e Republikës së Kosoves, sikur shpresa dhe besimi qytetarë në një të ardhme të qetë dhe t'sigurtë, fitoj në peshë karshi një situate dhe gjëndje pararëndëse nga një gjysëm Qeveri n'ikje dhe një Kryemnister kryeneq, inatqor dhe me prirje autoritare dhe absolutiste i cili kishte filluar të mbytë dhe ngulfatë shpresën dhe përspektiven për vendin.
- Kabineti qeveritar dhe koalcinoi qeverisës i patnerëve ; LDK,AAK, NISMA dhe Pakicat, edhe pse më numër solid por jo megalloman, duhet të jetë një fakt i cili ndergjegjëson dhe vetëdijëson partneret e koalicionit për brishtësinë në numra dhe fragjilitetin e koalicionit si konsekuencë, andaj edhe sjellja dhe çasja me elokuencë e partnerëve dhe n'veqanti e Kryemnistrit Hoti dhe e LDK-së si partneri boshtor i bashkëqeverisjes, duhet t'jetë me takt, konstruktiv dhe mbi të gjitha, bashkëpunues, gjë që do zgjaste mandatin Qeverisë Hoti në të mirë të vendit dhe proceseve historike nëper të cilat po kalojmë si shoqëri !

Qeveria dhe Kryemnistri, Dr.Avdullah Hotit gëzon mbeshtetje gjithëkombëtare dhe atë të Përndimit n'krye me Amerikën

Ky favor dhe avantazh natyral i z.Hoti, e bënë Kryemnistrin e Republikës ; t'pranueshëm për partnerët e koalicionit, të besueshëm për qytetarët dhe bindës e t'besueshëm për negociatoret e involvuar në proceset e integrimeve euro-përnedimore dhe trans-atlantike, dhe atë të dialogut me Serbinë n'Bruksel.
Dinamika dhe intensiteti i punës që dikton si Kryemnistër në këto kohë komlekse dhe të mbarsura nga veshtirësitë e përballjes me Pandemin COVID 19, dhe pasojat e pashmangshme ekonomike në njërën anë, si dhe vendimet politiko-historike të Ekzekutivit si institucion shtetëror dhe me përgjegjësi, siq është largimi i reciprocetit me Serbinë si barierë politike e dialogut n'Bruksel, e nxjerrë Qeverinë e Kosoves dhe Kryemnistrin Hoti, si shtetar të guximshëm dhe Qeverinë e Kosoves të përgjegjshme dhe serioze karshi partnerëve dhe proceseve kruciale n'shtetndertim dhe në integrime.

Tarifat dhe reciprociteti, instrumente politike të Qeverive pararëndëse dhe t'padobishme si vendime unitariste, kur t'njëjtat ishin t'pa koordinuara me partnerët tanë strategjik ; BE & SHBA !

Tarifat u vunë si kundërpërgjigje politikes agresive serbe ndaj Kosoves dhe shtetësisë së saj, për t'vazhduar t'mbesin n'fuqi si instrument që parandaloj projektin anti-Kosovë, anti-shtetëror dhe anti-shqiptarë, që ishte korigjimi i kufijëve, alias ; copëtimi i Kosoves dhe ri-kthimi i Statusit n'tavolinë që synonte zhbërjën e shtetësisë së Kosoves, por të njëjtat, edhe pse ishin kundër CEFTA-së, arritën qellimin por me kalimin e kohes u tej-konsumuan duke u kthye në bumerang për Kosoven, dhe në kauzë politike-populiste për autorët e saj (Qeveria Haradinaj).

Pëzullimi dhe largimi i tarifave, nuk u bë n'kohen e duhur nga ish Kryemnistri Haradinaj, pra në një moment që kompenzonte largimin me favore të vendit, siq ishte liberalizimi i vizave për qytetarët, por t'njëjtin gabim, bëri edhe ish Kryemnistri Kurti, i cili refuzoj kërkesen e partnerit n'qeverisje (LDK) dhe atë të Shtepisë së Bardhë dhe Presidentit Amerikan Donald Trump perms ambasadorit, Richard Grenell, dhe në vend të saj, z.Kurti, bëri edhe një hap tujtje regresi ; puro-populist dhe anti-shtetëror, duke vënë reciprocititin me Serbinë në kohën kur një gjë e tillë kundershtohej nga klasa politike e Kosoves dhe partneret strategjik ; BE & SHBA, dhe këtë gjë bëri më një gjysëm kabinet ilegjitim dhe ilegal në ditën e fundit para së t'lëshonte zyrat e Qeverisë së Kosoves.

Topi të partnerët tanë stratëgjik ; BE & Amerikë !

Heqja dhe pezullimi n'kohë i reciprocitetit nga Qeveria Hoti, i hapë rrugë dialogut dhe bisedimeve n'Bruksel, dhe eleminimi i pëngeses dhe barrierave nga palet, tanimë e nxjerrë Kosoven si shtet serioz dhe shton presionin mbi Beogradin zyrtar, i cili si gjithëmonë ; jo serioz dhe destruktiv n'raport me Kosoven dhe proceset, por edhe gjithëmonë i ndeshkuar nga një frymë e tillë jo-konstruktiviteti.

Vendimi adekuat ; koherent dhe koheziv i Qeverisë Hoti, n'lidhje me eleminimin e barierave politike, vënë dialogut, tanimë është përshendet nga e gjithë klasa politike në Kosovë, me përjashtim të LVV-së së z.Kurti, dhe marionetes se tyre n'LDK, alias, shefes së Kolones së Pestë n'LDK, zonjës Vjosa Osmani me Haxhi Avdylin e Fatmir Rexhepin.
Pothuajse, të gjithë ata që votuan Mocionin e votbesimit të Qeverisë Kurti, e që ishin rreth 85 deputet naga 120 sa ka Parlamenti i Kosovës, mbeshtetën dhe aprovuan vendimin për reciprocitetin i cili i hap rrugë dialogut dhe forcon besimin dhe mbeshtetjën imediate të partnerëve strategjik në Bruksel e Uashington në shtetndertimin dhe forcimin e identitetit shtetëror të Republikës së Kosoves.
Mbajtja e reciprocitetit me Serbinë, edhe ashtu t'pa efektshëm pa dekordimin e partnerëve strategjik dhe n'veqanti SHBA-vë, do të ishte një avanturë e rrezikshme poltike dhe jetike për Kosoven, avanturë dhe "lojë" e huaj për Kosoven dhe shqiptarët, ecila do qonte vendin në përplasje të kokes për muri, sikur që i ndodhi ish Kryemnistit tekanjoz dhe diletant, Albin Kurti.

Kosova, shkarkoj një Kryministër t'papërgjeshëm dhe dezertor përballë proceseve nacionale, z.Kurti,e menjanoj përkohësisht, e pse jo edhe përgjithëmonë një Levizje anarkiste ; anti-amerikane dhe anti-shtetërore, por ruajti interesin jetik & strategjik të Kosoves dhe shqiptarëve, duke mbajtë në krahë, Amerikën si çlirimtare, pavarësi-bërëse dhe shtetndertuese të Republikës së Kosoves.

Zërat "intelektual-shqiptar", të cile lexojnë këkrkesat amerikane karshi Kosoves dhe shqiptarëve, si t'përkohshme dhe t'parëndësishme, dhe t'njëjtat i shohin dhe lexojnë si t'puçitshme dhe kompatibile me interesat serbe n'Kosovë,pra barazojnë Serbinë me Ameriken në mënyrë përfide, janë zëra që vijnë nga qarqe hegjemoniste dhe ruso-serbo-ortodokse, të cilat janë kundër Kosoves dhe shqiptarëve, pra edhe kundër Amerikes dhe raportve tona jetike më SHBA-të.
Qarqet ruso-ortodokse dhe antishqiptare, kanë depertuar dhe penetruar thellë n'Gadishullin Ilirik përmes Sorosit, "Shoqërive Civile" dhe jo vetëm, kundër Përendimit dhe kryesisht kundër SHBA-vë, të cilët nga agu deri n'mbrëmje, helmojnë opinionin kombëtar me teori dhe ideologji populiste dhe ekstremiste të cilat qojnë në përplasje të kokes për muri nga shqiptarët dhe shteti i tyre i dytë n'Gadishillun Ilirik, Republika e Kosoves !

Koha është që t'i ndalojmë të tillët, poqëse vetë nuk ndalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat