Hoti dhe qeveria e tij nën kthetrat e politikës ditore

Opinione

Hoti dhe qeveria e tij nën kthetrat e politikës ditore

Nga: Sherif Ramabaja Më: 7 qershor 2020 Në ora: 20:45
Sherif Ramabaja

Shqiptarët, pa marr parasysh se kush i fitonte zgjedhjet në SHBA, apo kush ishte president, kishin të njejtin tretman nga politika amerikane.

Edhe sot shqiptarët nuk bëjnë dallime, prandaj gëzojnë të njejtat simpati, si për partinë republikane të presidentit Trump, po ashtu edhe sfiduesin e partisë demokrate për zgjedhjet e nëntorit zotin Biden.

Qasja e SHBA ndaj shqiptarëve dhe Kosovës ishte gjithmonë e pandryshuar, pra kështu presim që të jetë edhe në te ardhmen. Ne i duam SHBA – të të fuqishme si në aspektin politik, po ashtu edhe ekonomik, pa marr parasysh e kanë pushtetin republikanët apo demokratët.

Vitet e fundit fatkeqësisht është krijuar një paqartësi dhe brengë e madhe edhe te shqiptarët, sepse presidenti aktual Trump, kishte një trajtim shumë më radikal si ndaj EU dhe pjesës tjetër të botës.

Presidenti Trump, pa dashur që ne ta gjykojmë punën dhe veprimet e tij, i kishte prirë krizës në marrëdhënjet tregtare me EU-në dhe pastaj kriza erdhi duke u zgjeruar edhe në aspektin politik.

Që kur e njohim Unionin Evropian, SHBA-të gjithmonë kishin kordinuar politikën e tyre me EU-në dhe kishim gjithnjë aksione dhe politikë të unifikuar. Efekti ishte shumë i fuqishëm dhe rendi botëror funksiononte i balancuar dhe pa vështirësitë e llojit të sotëm.

Kriza tregtare SHBA - EU, erdhi duke u zgjeruar edhe në atë politike, u bart pastaj edhe në Nato, kurse tash po kërcënon të eskaloi edhe më tutje, në tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania.

Tërheqja e këtyre trupave sot po identifikohet me refuzimin e kancelares Merkel që të marr pjesë në Samitin e G7, që parashihej të mbahej në New York.

Zonja Merkel anulimin e pjesëmarrjes në samite arsyetoi me krizën pandemike, po siduket presidentit Trump kjo nuk i pëlqeu dhe u kundërpërgjigj me aksionin e tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania.

Kjo situatë përshkruhet me marrëdhënjet aspak miqësore mes zonjës Merkel dhe presidentit Trump.

Mospajtimet SHBA - Gjermanikanë të bëjnë edhe me refuzimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për rritjen e përqindjessë brutoproduktit financiar për NATON, si dhe ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që e lidh Rusinë dhe Gjermaninë përmes Detit Verior.

Reagim të fuqishëm dhe kërcënime me sanksione kundër ndërtimit të gazsjellësit bënte sidomos ish ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, zoti Grenell.

Ish ambasadori Grenell që para dy javësh dha dorëheqje nga funksioni i ambasadorit në Gjermani ishte mjaft i kritikuar në këtë shtet.Grenell sipas politikanëve dhe mediave gjermane, përzihej drejtëpërdrejt në politikat e brenëshme shtetërore.

Së fundi në Gjermani u tha se ambasadori Grenell, do të jetë anëtarë i ekipit të fushatës zgjedhore të presidentit Trump, që do të mbahen në nëntor.

Për presidentin Trump tash për tash është krijuar një situatë tejet e palakmueshme si pasojë e Coronavirusit, rënjesekonomike dhe humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë, papunësia në rritjeetj.

Tash situatën e kanë rënduar edhe protestat e fuqishme që shpëthyen nga dhuna policore ndaj afroamerikanëvedhe akuzat për racizëm.

Edhe më parë është shkruar se presidentit Trump i duhen suksese për t´u rizgjedhur dhe një nga këto suksese është përmendur edhe marrëveshja Kosovë- Serbi në politikën e jashtme.

Sot kur zoti Grenell ndoshta do të jetë në ekipin e fushatës për zgjedhjet e nëntorit dhe kryenegociator në bisedimet Kosovë - Serbi, lind dyshimi se çfarë marrëveshje do të arrijmë!

Ne nuk dyshojmë në politikën e SHBA-së, po edhe nuk do të na konvenonte që për poteza të politikës ditore, të ngutemi për çfardo marrëveshje që nuk do t´imbronte interesat tona.

Për këtë arsyeështë krijuar përshtypja se qeveria Hoti nën dirigjimin e Thaçit, është krijuar pikërisht për qëllime të politikës ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat