Serbinë e tmerron e vërteta, e jo Marin Mema

Opinione

Serbinë e tmerron e vërteta, e jo Marin Mema

Nga: Rexhep Torte Më: 8 qershor 2020 Në ora: 13:10
Rexhep Torte

Serbisë dhe serbëve përgjigjen më të mirë do tua japim duke u thënë,  lexojeni këtë tekst të shkurtër, turpërohuni e os u përpiqni ta fshehni dhe ta mbuloni të vërtetën.

Serbia u  tmerrua dhe u shqetësua së tepërmi nga shfaqja në ekranet telvizive të Top Channel e  dokumentarit me titull “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë” në emisionin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit të mirënjohur Marin Mema.

Ky dokumentar i shfaqur në emisionin “Gjurmë Shqiptare” ishte  i shoqëruar  me inçizime filmike, me komente faktike të historianëve eminentë shqiptarë dhe të librave të shkruar me këtë temë.

Ky  dokumentar  flet qartë se kishat, manastiret dhe partiarkanat  në Kosovë kanë qenë iliro-arbërore, dhe se serbët pas okupimit të Kosovës, ua kanë ndryshuar pamjen dhe i kanë kthyer në objekte kulti të serbëve, duke i dëbuar klerikët iliro-arbërorë dhe duke vendosur klerikë serbë.

Marin Mema është njëri nga gazetarët më të mirë shqiptarë, që spikat me korrektësinë e tij, talentin, me përgatitjen e profesionale, përkushtimin në punë dhe me temat e rëndësishme në emisionin “Gjurmë Shqiptare”, që ngulmon në vërtetësinë e trojeve shqiptare të dëshmuar  me fakte historike dhe me  golgotën që ka pësuar populli shqiptar nga serbët okupatorë.

Pas shfaqjes së këtij dokumentari ditë më parë nëpërmjet Top Channeli-t, pati reagime të shumta nga politikanë, historianë, opininistë dhe nga Mnistria e Kulturës e Serbisë.

Serbinë dhe serbët i tmerron   e vërteta, e jo Top Channel dhe gazetari Marin Mema.

Serbia  dhe serbët parimore  në jetën e tyre i kanë kërcëenimet, luftërat, vrasjet dhe masakrimet të dëshmuara ndër shekuj.

Serbia dhe serbët ishin ata që në fund të shekullit 20-të i  filluan luftërat okupuese në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia dhe serbët këtë e bënë për ta zbatuar në jetë doktrinëne kriminelit  Sllobodan Milloshviq  që kufijtë e Serbëisë duhet  të shtrihen edhe atje ku jeton edhe një serb i vetëm.

Në këtë agresion gjenocidal Serbia me ushtrinë e saj, me paramilitarët dhe me policër serbë, në Kosovë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunuan 2o mijë femra dhqiptare në mënyrën më makabëre.

Rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjitha gjinive e moshave, fati i të cilëve endë nuk është zbardhhur.

E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe shkaktuan largimin e më shumë se 1 milion shqiptarëve në Shqipëri, Maqedoni e gjetiu për të shpëtuar nga vdekja.

Këtë doktrinë  e ndërpreu  UÇK me rezistencën e saj,  dhe NATO  në vitin 1999 me bombardimet 78 ditëshe të  caqeve serbe në Serbi dhe në Kosovë, çka e detyroi Serbinë të kapitullojë e të tërhiqet nga Kosova. Në këtë mënyrë Kosova e  fitoi lirinë dhe u  shpall shtet i pavarur e sovran.

Serbia dhe lidershipi i saj edhe sot e kësaj dite i kanosen Kosovës  verbalisht por edhe me armatimin që e blejnë nga Rusia, vllau u saj prej një gjaku.

Por tani kushtet kanë ndryshuar, sepse pothuaj se gati tërë Ballkani është në NATO.

Serbia ka probleme me natalitetin, dhe po tia heqim hungarezët në Vojvodinë, boshnjakët në Sanxhak, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe romët, del një numër i vogël e qesharak i serbëve me të cilët krekoset Serbia.

Ndërkaq në Balkan jetojnë gati 6 milionë shqiptarë të cilët në rast rreziku nuk do të rijnë duarkryq.

Kot e ka Serbia që mundohet ta fsheh të vërtetën për shqiptarët dhe Kosovën. E vërteta mbetet e vërtetë dhe se faktet dhe hulumtimet nuk mund ti ndalojë dhe mbulojë askush.

Kot e ka Marko Gjuriqi, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Srbisë, kur thotë se “Serbia nuk do të heqën dorë  nga shenjtoret e saj në Kosovë”, kur dihet se kishat,  manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë me themel dhe me taban shqiptare, kur dihet se shqiptarët i përkasin edhe fesë katolike, asaj orthodokse edhe fesë muslimane.

Kot e ka  Marko Gjuriq kur thotë se ,” ne besojmë se edhe populli shqiptar  i cili është krenar për historinë  dhe traditën e tij  të pasur, nuk ka nevojë  ta sheh  traditën dhe historinë e njerëzve tjerë”.

Marko Gjuriqi duhet ta dijë se historinë e serbëve duhet ta kërkojë në Kaukaz, sepse serbët në Ballkan dhe në Kosovë janë ardhacakë dhe okupatorë.

Shqiptarët nuk e bëjnë propagabdën e radhës , siç po deklaron Marko Gjuriq, por po hulumtojnë dhe po hedhin dritë mbi historinë e dhembshme shqiptare.

Ministria e Kulturës e Serbisë lidhur  me emisionin dokumentar në “Gjurmë Shqiptare” deklaron se ,” Shqiptarët nuk po ndalen së provokuari  shtetin serb, dhe se deforminin e  historisë serbe nuk mund ta arrijnë asnjëherë”.

Ministria e Kulturës e Serbisë qëllimisht e harron faktin se serbët në Ballkan janë ardhacakë dhe se historinë e tyre, përveç asaj okupuese,  në asnjë mënyrë nuk nuk mund ta gjejnë në Kosovë.

Trojet e okupuara dhe sendet e grabitura nuk mund të jenë bazament i shtetësisë së një populli.

Serbisë dhe serbëve përgjigjen më të mirë do tua japim si vijon,lexojeni këtë tekst të shkurtër, turpërohuni dhe mos u mundoni të fshehni dhe mbuloni të vërtetën.

 

Në WEB faqen e gazetës kombëtare  “Bota Sot”  në rubrikën e lajmeve, më datë 26 shtator 2019, u botua teksti me titull “Libri i austriakut: Kur serbët vranë gjysëm milioni shqiptarë  në vitin 1912”, lidhur me romanin “Golgota shqiptare”  të shkrimtarit Leon  Freundlih.

 

Leo Freundlih,hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota shqiptare”, paraqet  protestën  si  shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve  nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni  shqiptarë të pafajshëm.

 

Libri i Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, të  një populli evropian  para atij hebreik.

 

Siç shkruan  në libër, më  shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

 

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës  që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

 

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti  koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve  nga serbët  në vitet 1912-1913.

 

Po ju paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishtojnë shpirtin:

 

 “Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave  të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve  të altilerisë serbe, grumbulloheshin  në vende të caktuara dhe u jepej nga një plum kokës. Më zi e pësonin  ata që fsheheshin në shtëpite e tyre.

 

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje  dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku  me bajoneta  dhe pasi u nxirrej fëmija  nga barku e vendosnin në maje të  bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin  dhe hidhnin valle.

Kishte raste që ata gjatë therrjes  mblidhnin gjakun në kupa  dhe e hapnin gostinë me të”.

 

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve  Leo Freundlih i përshkruan në librin “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913, si vijon:

 “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë  myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan  nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre.

Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin  se kjo është mënyra më efektive  për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë  libër.

 

Serbët vrasje, masakra, djegie të familjeve të tëra shqiptare të mbyllura në shtëpi dhe dëbime masive kyen në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në trojet ku sot figuron Shqipëria, me të vetmin qëllim pushtimin dhe okupimin për të dalë ne Detin Adriatik, por ja që për fat të mirë nuk arrijtën.

Aleksandër Vuçiqi , presidenti i Serbisë në vitin 2019 e vizitoi edhe Vatikanin për ti bindur autorittet e atjeshme se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë  serbe , dhe për të kërkuar ndihmën e Papa Françeskut për këtë aspiratë serbe.

Aleksandër Vuçiq, në vitin 2019  priti në një takim në Beograd z. Audrey Azoulay-rejtoren e përgjithshme të UNESCO-s me të njejtin qëllim për ta bindur këtë drejtoreshë  se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë serbe e jo shqiptare.

Të dhënat historike flasin se serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6 nga Karpatet e Rusisë, dhe se  fillimisht janë vendosur në afërsi të Beogradit të sotëm.

Ardhja e serbëve në Ballkan solli vetëm urrejtje, mëri,  luftëra,  vrasje e masakra  të përgjakshme, të cilat i filluan  serbët për ta zgjeruar territorin e tyre.

Në këto luftëra më shumë kanë pësuar shqiptarët të cilët asokohe jetonin gjer përtej Nishi.

Serbët  me luftëra, vrasje, masakrime dhe dëbime masive i kanë detyruar shqiptarët të largohen nga trojet  shekullore shqiptare.

Si deshmi për këtë në arkivat e  Stambollit ekzistojnë  tapi të shqiptarëve të dëbuar nga serbët ardhacakë në Ballkan.

Në këtë mënyrë serbët e kanë okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat, manastiret  dhe patriarkanat krishtere iliriro-arbërore, të ciat t i kanë vënë  nën ombrelklën orthodokse serbe.

Nuk ka si spjegohet ndryshe fakti që për një grusht të vogël të serbëve sa jetojnë në Kosovë të ndërtohen kaqë shumë kisha, manastire dhe patriarkana.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike që janë kryer në Kosovë gjenden vetëm artefakte dardane dhe ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Shqiptarët gjatë historisë së tyre nuk kanë okupuar a edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Në Kongresin e berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e paqes në paris 1919,  për tia plotësuar orekset ekspansioniste të Serbisë, më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbetën  jashtë shtetit amë Shqipërisë. Sot për hir të Serbisë shqiptarët jetojnë në pesë shtete fqinje.

Si pasojë e hegjemonisë serbe, Shqipëria sot ka pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët.

 Shqipëria është  shteti amë i shqiptarëve dhe shqiptarët janë populli  më i vjetër dhe autokton në

Ballkan, Kjo është e vërtetë që se lëkund as topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat