Ai që bie e rrëzohet...duhet të dijë vet në këmbë të çohet

Opinione

Ai që bie e rrëzohet...duhet të dijë vet në këmbë të çohet

Nga: Ylli Mece Më: 8 qershor 2020 Në ora: 15:36
Ylli Mece

Nuk kam ndërmend ta lodh lexuesin me shkrime të përseritura, por do të doja të theksoj se në një editorial të kësaj gazete presticioze, e cila për mua ngelet ndër më realistet dhe shprehisja më e lirë dhe e pavarur e plurimendimit pata nënvizuar se...

“Qeveria e Vetëvendosjes, për këto dhe shumë elementë të tjerë të cilat e dallojnë nga subjektet e tjera politike i ka lenë të kuptojë opinionit të brendshëm, por dhe atij n/kombëtar, se tashmë ka ardhur koha, ku duhet të ndryshojnë raportet, se zot në tokën dardane janë shqiptarët, që kanë një Atdhe një Kombdhe një Flamur”...

Po si shpjegohet që “Qeveria Kurti” ra, madje më shumë zgjati fushata zgjedhore në tokën shqiptare të Dardanisë, se sa vet jetgjatësia e e saj?! Kush ishte i interesuar nga kombëtarët tanë për rrëzimin e e tij dhe përse i ndruheshin Albinit dhe vet ndërkombëtarët?!
Lideri “rrebel” si në kohë lufte, ashtu dhe në”paqen e përkohëshme” ishte i papajtueshëm me disa koncepte të cilat i kundërviheshin filozofisë”Demaçiane” për çështjen kombëtare. Në këtë pikë Adem Demçi ishte i prerë. Jo se ai ishte kundër kompromiseve, por i ishte kundër atyre lloj kompromiseve të pa skrupullta të cilat jo vetëm hartoheshin në shtetin më mik të Jugosllavisë së Milosheviçit, sigurisht mbas Rusisë...sikurse ishte Franca , por çka ishte dhe më e keqja, ato e cungonin lirinë dhe pavarsinë, pa folur këtu se vendoseshin në të njëjtën balancë, si pushuesi shovinist serbomadh – ashtu çlirimtarët e UÇK-së. Kundërshtimi i kësaj marrveshje nga këndveshtrimi idologjik ka të bëjë me dy koncepte thelbësore- konceptin borgjez të trajtimit e cila perfaqësohej nga Thaci e Rugova dhe koncepti marksist i Demaçit për të drejtën e popujve në vetvendosjen e fateve të tyre, mbi bazen bashkësisë së qëndrueshme historike të një populli, të territorit të të tij,gjuhës të kulturës dokeve e zkoneve etj. Natyrisht, që Albini i mëkuar me këto ide dhe si përfaqsues e zëdhenës politik gjatë kohës së luftës, kombinoi dhe harmonizoi në mënyre spektakolre dashurinë për mëmedhenë të mbrujtur këto në ambjentet e veta familjare me hovin e të rinjve revolucionare të Kosovës, të cilët për hir të së vërtetës, në zgjidhjen drejt të çështjes kombëtare, ishin shumë më të prirur nga mësimet e Enver Hoxhës. Është fakt i pa mohueshëm se qindra e mijër të rinj e të reja, bij të denjë të Kosovës martire janë ndjekur, burgosur, internuar pse jo dhe asgjesuar pa gjurmë vetëm e vetëm e lexonin dhe vepronin nën mësimet e Enverit.. Kështu që koncepti marksist i Albinit si vazhdues i drejtëpërdrejtë i ideve të Demaçit do të binte ndesh me konceptin e borgjezisë imperialiste Euro-Atllantike, sikurse dhe ranë gjatë lufte e sidomos në çastet e përfundimit të saj ku baca Ademi e braktisi Rambujenë. Por nëse bie ndesh një koncept gjatë lufte, ai detyrimisht që bie ndesh dhe në kohe paqeje nëse nuk i jep zgjidhjn e drejtë. Mos vallë ka ndonjë paradoks këtu, kur ne e dimë mirë se dhe mbas luftës së dytë botërore shtetet fituse dhe vet

“Aleatët e mëdhenj” u shprehën për të drejtën e popujve për vetvendosje ?!
Sigurisht që ka! Bota imperialiste sot konceptin e “vetvendosjes” e përdor thjeshtë si sllogan, për të krijur idenë se janë gjoja popujt, ata që vendosin vet për fatet e tyre, por ama sigurisht gjithmonë nën” mbikqyrjen dhe kujdesin e imperializmit”. Kjo do të thotë që a më pak e as më shumë për fatet tona vendosin fuqitë e mëdha., sikurse patën vendosur përherë historikisht.Kjo ishte në rrafshin ndërkombëtar.
Po në planin e brendshëm kur “Vetvendosja” fitoi shumicën në zgjedhje, si është e mundur që rezultati pozitiv i saj të kthehej në një fitore të hidhur? Kush e sabotoi atë?

Domos, ata që firmosën pa pikë turpi dokumentin, sa nënshtrues aq dhe mashtrues të Rambujesë, të joshur nga postet dhe kolltuqet, nga privilegjet dhe honoraret, duke kaluar nga fushebetejat me plumb e gëzhoja... në sllonet plotë shkëlqim e llamburitje të Brukselit, Parisit e Washingtonit i harruan shokët e tyre të rënë, e harrun deklartën e betimit për tu bshkuar me Shqipërinë, madje jo vetëm se e harruan, por as nuk e duan më bashkimin me trungun amë. Nëse ata, do të kërkonin të njëjtën gjë sikurse e kërkont Albini,do ta pësonin duke i humbur të gjitha privilegjet e tyre. Por plangprishësit aktualë harrojnë se ata fatkeqësisht nuk janë ulur mbi kolltuk, por këmbëkryq mbi gjakun e dëshmorëve, dikur shokë të tyre. Tashmë ata në tryezën e kumarit luajnë për shkëmbim territoresh, shkëmbime te burgosurish, madje me gëzim të madh i dërgojnë dhe në Hagë “për krime lufte”, për shkëmbime kurorash e lulesh mbi varret e dëshmoreve duke i barasvlerësur ato dhe me ato të okuptoreve, teksa Evropa dhe Amerika qesh e kënaqet, sepse po vendos “stabilitetin në rajonin e trazuar të Ballkanit” duke përkëdhelur dhe lënë të hapura ëndrrat shoviniste të fqinjëve.

Në planin e brendshëm, krerët e korruptuar të mafies politike dardane, deomos që nuk e donin dhe nuk e duan Albinin, sepse ai sigurisht që do të fillonte të merrej dhe me kastën e korruptuar që kanë venë pasuri marramandëse. Por Amerika dhe Evropa për interesa të rujtjes së “statuqu-së më shumë i duhet dhe i levrdis një kastë e korruptuar si ajo e Thaçit & Co. se sa një forcë politike e cila kërkon të rishikojë padrejtsitë historike që i janë bërë një populli të një Kombi , të një force e të tillë si VV cila do të godiste pa mëshirë korrupsionin dardan që me hap galopant po rend revan..

E nisi dhe Rama me tam-tame të mëdha, bëri dhe ai disa demarshe për të dhënë imazhin iluzionist se gradualisht do bashkohemi me Kosovën duke bere dhe ndonjë tentativë për mbledhje të përbashkëta qeveritare, por ja që ndërkombëtarët ja zunë kokën me derë dhe Rama tash bën- çbën po tund vetëm derën. Rrëzimi i Qevrisë Kurti pikë së pari, veç katsës e korruptuar dardane e cila është e gatshme që për intersat e saj të bashkëpunojë dhe me djallin, gëzoi pa masë dhe vet shovinizmin e pashërueshëm të Serbisë. Interesant kjo kurva politikë, të gëzojë dhe armiku shekullor bashkë me ta që dikur e patën luftur? Jo jo nuk është politika kurvë... por politikanët !

Nëse VV-ja do ta vazhdojë rrugën e saj historike, atë të mos pajtimit me shkeljen e primeve themelore, ajo përsëri do fitojë, por edhe sa të ketë qëllime shoviniste dhe bashkëpuntorë të qëllimshëm apo të pa qëllimshëm dhe nese populli dardan nuk do dijë të orjentohet drejt, përëri do të dështojë. Por dhe në dështofshin dhe u rrëzofshin, duhet ngrihemi përsëri në këmbë, për të çuar në vend amanetin e të parëve tanë dhe gjithë dëshmorëve të Atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat