Kosova në stacionin e fundit, pse faktori politik shqiptar nuk bëhen bashkë...?

Opinione

Kosova në stacionin e fundit, pse faktori politik shqiptar nuk bëhen bashkë...?

Nga: Skënder Karaçica Më: 8 qershor 2020 Në ora: 17:37
Skënder Karaçica

Flitet në Bruksel dhe Washington se do të nisin bisedimet Kosovë-Serbi për të përfunduar marrëveshjen e njohjes të dyja vendeve(sovrane),ndërsa faktori politik si asnjëherë më parë,të përqarë në mënyrë të skajshme,ku do të shkojmë...?

Do të ishte mirë dhe në interesin kombëtar,që tërë foktori politik shqiptarë në Kosovë,të bëhen bashkë dhe me projektin e unitetit të dalin ballë për ballë për të përfunduar marrëvshjen  e njohjes në mes të dyja shteteve Kosovë-Serbi në kufijtë aktual dhe në dritën e shpalljes së pavarësisë po në këta kufinj të shtetit sovran të Kosovës.

Leni më një anë fjalorin e urrejtjes,të linçimit,të përbuzjes,të fyerjeve,që,për fatin e keq shkojnë deri në substancën e shenjtë të familjes(sic!)dhe të mendojnë se më shumë se partitë politike dhe (liderët) e tyre,është sot dhe gjithmonë e jetë KOSOVA!

Bëhuni bashkë nën flamurin e (unitetit)se këtë betejë diplomatike me miqtë tanë lidhur me përfundimin e marrëveshjes në mes të dyja vendeve sovrane Kosovë-Serbi,mund të bëhet më ndonjë dridhje dhe,kur e kur për ne do të jetë vonë...!

Bëhuni bashkë!Na duhet uniteti si drita e Diellit...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat