Duke mbrojtur klanin Mustafa, duan ndarjen e LDK-së

Opinione

Duke mbrojtur klanin Mustafa, duan ndarjen e LDK-së

Xhafer Leci Nga Xhafer Leci Më 9 qershor 2020 Në ora: 20:35
Isa Mustafa

Prishja artificiale e koalicoinit LVV-LDK, mocioni i mosbesimit dhe rrëzmi i Qeverisë Kurti, sipas një skenari paraprak, të bërë nga Hashim Thaçi dhe Isa mustafa, për ta bërë një qeveri kukull, në shërbim të presidentit aktual dhe miqëve të tij serbë, ka polarizuar shoqërinë kosovare, në përgjithësi, por LDK-në në veçanti. Qëllimi është shumë planësh. Realizimi i projektit Thaçi-Vuçiq dhe dobësimi, deri në ndarje të LDK-së. Për këtë janë angazhuar shumë kalemxhinj, opinionistë, medie dhe format tjera të komunikimit elektronik.

Njëri nga më të zëllshmit është edhe miku im Fatmir Bajraj, nga radhët e LDK-së në Gjermani. Ai me disa bashkëmendimtarë të tij, me shkrimet e tyre të shpeshta, kinse mbrojnë LDK-në, por në fakt ata mbrojnë klanin brenda LDK-së, nga LDK-istët e vërtetë. Në këtë mënyrë ata po e thellojnë përçarjen dhe po e dëmtojnë rëndë LDK-në. Vrazhdësia e fjalorit të Fatmir Bajraj dhe e miqëve të tij, në sulmin ndaj kuadrove të vjetër dhe të rinj, të LDK-së, të cilët shprehin shqetësimet e tyre të ligjshme, për katandinë e tanishme të LDK-së, nuk përkon me frymën rugoviane.

Fatmiri me shokë kërkon pajtim pa asnjë kusht me politikën qorre të kryetarit të kontrabanduar Isa Mustafa. Përndyshe të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe kjo është shumica absolute e elektoratit të LDK-së dhe të popullit të Kosovës, sulmohen me fyerje e sharje, deri në "jashëqitje e LDK-së", "albinista", "bolshevikë" dhe pisllëqe tjera, jashtë çdo norme njerëzore. Simpatitë dhe antipatitë, preferencat ose jo për njërin apo tjetrin politikan apo koalicion, janë normale, nëse debati zhvillohet normalisht, pa fyerje, sharje, kërcënime e linçime, por me fjalor brenda etikës të shprehjes publike. Në të kundërtën, vrazhdësia e fjalorit, degradon edhe komunikimin ndër njerëzor.

Përmenda me emër vetëm Fatmir Bajraj, si mik të vjetër, ndërsa të tjerët as që meritojnë të jenë as anëtarë, as simpatizantë të LDK-së, aq më pak të thirrën rrejshëm, në emër të rugovizmit! Unë këta i quaj patriotë parashutista, të cilët lëshohen nga ajri, për ta ndotur tokën, mjedisin! Gojështhurur, servilë e lakej të neveritshëm.

Të gjithë e dimë çfarë edukate, kulture e fjalori të pastër ka pasur Presidenti Dr.I.Rugova. Si nuk u vije turp të fyejnë shumë përsonalitete të devotshme në radhët e LDK-së, në veçanti Vjosa Osmanin e Donika Gërvallën, të dyja atdhetare, rugoviste dhe besnike në radhët e LDK-së. Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvalën në Facebook, disa mjeranë të cilëve nuk ju dihet e kaluara e as kontributi i tyre, për çështjen tonë kombëtare, pa fije turpi, sikur të ishin nga Shumadija e Serbisë, me fjalët më banale i quajnë: "Rrugaqe, Pela të Trojës, Buallica, Lopë, Dele" dhe fjalë të tjera, të cilat nuk më lejon karakteri t`i përmendi.

Në emër të cilit Rugovizëm thirrën këta përçarës? Të Isa Mustafës, i cili u përpoq ta ndryshojë edhe logon e LDK-së në "Lidhja ", por hasi në kundërshtim nga Komunat e Kosovës.
Fatimr Bajraj, në vend se të shkruajë për Isa Mustafën se kurrë nuk ka qenë antar i LDK-së dhe se nuk e ka të drejtën morale, si ish funksionar në kohën e komunizimit jugosllav, shumë i afërt dhe besnik i titoizmit, nuk do të duhej të ishte i pari i LDK-së, Fatmiri e quan "diplomatin dhe politikanin më të madh në Ballkan"!? Punë për të!
Skandaloze, Fatmir Bajraj e quan "jashtëqitje", Rugovistin e devotshëm Prof.Dr.Rexhep Gjergjin, njëri nga themeluesit e LDK-së, bashkëpunëtor i afërt i kryetarit Rugova. Prandaj i bëj thirrje Fatmirit, që të reflektojë, me pendesën e madhe, sepse ka shkuar larg në kritika subjektive, paushalle dhe sulme agresive, me zhargon rrugash, edhe ndaj atyre që nuk mund të matet as në dashurinë për rugovizmin e LDK-në dhe aq më pak në vlerësimin e rrjedhave politike vendore e ndërkombëtare.
Unë kam shkruar edhe

më herët për Isa Mustafën, por kësaj radhe po përmendi vetëm dy raste për të kaluarën e tij. Ai nuk meriton të jetë i pari i LDK-së, bile jo vetëm kaq, por është nënçmim i madh për LDK-në, ta këtë në krye të saj një besnik të moçëm të ish komunizmit, i cili gjithnjë e më shumë, me përkrahësit e tij, janë duke e shkatërruar LDK-në !

1.-Pjesëmarrja e Isa Mustafës me delagacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Titos në Beograd me 1980 dhe,

2.- Insert nga Stenogrami i Mbledhjes së mbyllur të Qerverisë së Kosovës, kryesuar nga Jusuf Zejnullahu dhe të Qeverisë së Serbisë, kryesuar nga Stanko Radmilović, 9 qershor 1990, në Gërmi, Prishtinë: “Ministri Isa Mustafa distancohet nga mendimi se anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Jusuf Zejnullahu), "veprojnë nga pozita e alternativës kosovare (LDK-së). Kjo është një deklaratë për të cilën nuk ka asnjë argument dhe kësisoj nuk duhet dhënë mendime paushalle”,- deklaron, veç tjerash Isa Mustafa.

Kush e ka menduar atëherë se ky burrë që po distancohej prej LDK-së, një ditë do të jetë udhëheqës kryesor i saj?!?

Dhe për fund, mos të harrojmë, se Hashim Thaçi i krijoi dhe shkarkoi tri qeveri: të Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit.
Hashimi e krijoi edhe Qeverinë Avdullah Hotit. Po sa të mbarojë punë me miratimin dhe nënshkrimet e planeve të tij, do ta rrëzojë edhe Qeverinë Hoti!

“E kuptuat?
Hoti ia la Thaçit detyrën e kryenegociatorit me Serbinë! Prandaj Thaçi i shkoi Shalës pas mesnate për votën e Hotit”, - thotë Prof.Dr.Enver Bytyçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat