Nuk zvogëlohet Skënderbeu nga madhështia e Adem Jasharit

Opinione

Nuk zvogëlohet Skënderbeu nga madhështia e Adem Jasharit

Nga: Zymer Mehani Më: 10 qershor 2020 Në ora: 15:37
Zymer Mehani

Ja çfarë paska deklaruar njëfarë sharlatani, i ashtuquajtur artist ( këngëtar), më mirë ta quajmë qyqar, Frederik Ndoci: "Është turp të krahasohet Adem Jashari me Gjergj Kastriotin".

Ky mjeran thuase s'paska pasur tema tjera, por qenka ndalur te figura më emblematike e historisë sonë kombëtare, komandanti legjendar Adem Jashari!

Ky farë shqipfolësi, më tutje paska shtuar "...është turp të bëhet një krahasim i tillë." Ai ka thënë se Adem Jashari mund të krahasohet me Mujo Ulqinakun, Isuf Xhelilin, Elez Ndreune..., por jo me Gjergj Kastriotin. Sipas tij, i pari luftoi për 5 deri në 6 orë, kurse Gjergj Kastrioti për 25 vjet?!....

Kush i paska thënë këtij dangalli se Adem Jashari paska luftuar 5-6 orë?!...

Ne nuk e kontestojmë assesi Skënderbeun, që është kryetrimi i shqiptarëve kudo që jetojnë....por nuk do të pranojmë kurrë që turli trushpëlari, e as Fred....torollaku ta minimizojë sakrificën e Adem Jasharit, që është dhembja dhe krenaria jonë e madhe.....

• Lavdi për Dëshmorin e Parë Shqiptar të Luftës së Dytë Botërore, Mujo Ulqinaku, që ra për atdhe në orët e para të 7 prillit 1939......por Ndoc leshkoja duhet ta dijë se bashkë me Adem Jasharin në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë ranë për t'u përjetësuar 56 anëtarë të Familjes Jashari, gra e fëmijë....Ra heroikisht duke luftuar edhe çuni 13-vjeçar, Kushtrim Jashari.....

• Le të na tregojë ky farë horri e kokëmorri se ku, te cili komb në botë u bë sakrifica për liri të atdheut sikur në Prekazin shqiptar të Drenicës arbërore?!....

• Adem Jashari është Epoka e Shqiptarëve të Kosovës....është Skënderbeu ynë i Dytë....

• Fred Ndoci le të vijë në Drenicë e kudo në Kosovë e le t'i shohë varret e lavdisë të martirëve e dëshmorëve moshash e gjinish të ndryshme...që këtë truall e lanë me gjak .....

• Nëse e përmendim madhështinë e Adem Jasharit, ne nuk e zvogëlojmë kurrë lavdinë e Kastriotit...përkundrazi....dëshmojmë se Gjergji ynë la pinjollë të denjë të gjakut shqiptar, ashtu siç është vetë Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari!

• Lavdi kryetrimit të shqiptarëve, Skënderbeut!

• Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari!

• Kombmohuesit dhe mohuesit e heroizmit shqiptar shkofshin në theqafje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat