Efektiviteti i qeverisë me Goran Rakiçin zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal

Opinione

Efektiviteti i qeverisë me Goran Rakiçin zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal

Nga: Shaip Shala Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:17
Qeveria e Kosovës

Qeveria e mëparshme u rrëzua me metoda makiaveliste në kohën e pandemisë globale, me votën vendimtare dhe kontestuese, e siguruar në ora një pas mesnate, u formua qeveria e re në koalicion edhe me Listën Serbe, e cila kësaj here edhe me zv.kryeministrin Goran Rakiç, i cili është hiç më pak edhe ministër i Pushtetit Lokal.

Lideri i LDK-së, por edhe akademik, Isa Mustafa, trumbetojke me fjalë nebuloze se Lista Serbe do të ndihmoj qeverinë në efektivitetin e saj, për të cilin efektivitet nuk besojnë as zogjtë e jo qytetari i rëndomt, dhe efektiviteti i saj shihet në fillim.

Fjalimet e Goran Rakiqit në qeveri, duke përmendur vazhdimisht “ Kosovo i Metohija” dhe mosrespektimi i simboleve shtetërore, duke i vënë në siklet të gjithë qeveritarët, është vetëm fillimi i veprimeve mohuese të shtetit të këtij zv.ministri, i cili sy zyrtar i qeverisë së Kosovës vepron me urdhëra dhe direktiva të Beogradit.

Nuk besohet se dikush po krenohet në Kosovë me këtë qeveri, ku dita ditës do të mësojmë për ndërskamca të Listës Serbe, ndërkaq krenaria e qeveritarëve është shtirëse.

As ne aktivistë të vjetër të çështjes kombëtare, por as dëshmorët ( Lavdi i qoft), as martirët, invalidët dhe të dhunuarat, duke luftuar pushtetin serbomadh, nuk kanë menduar për Kosovën, ku politikbërës do të jetë Lista Serbe. Eliminoj këtu Lidhjen Demokratike, por para hyrjes në këtë koalicion të turpshëm, është dashur më shumë të mendojnë për gjakun e derdhur në luftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Në këtë konstelacion, nuk durohet edhe tallja e përditshme e mediave serbe, të cilit theksojnë rolin e Beogradit, gjegjësisht Listes Serbe, ndërkaq futja e këtyre në AKI dhe FSK, është edhe një poshtërim dhe do të jetë cenim i integritetit shtetëror, dhe tradhtia e mashtrimi i Isa Mustafës me arritjen e marrëveshjes famkeqe për popullin e Kosovës.

Sinqerisht, për hir të rehabilitimit, do rekomandoja Aleancës dhe Nismës, rishqyrtimin e tyre si pjesë të koalicionit, duke ditur se qeveria nuk është dalë nga zgjedhjet, dhe me faqebardhë të largohen nga koalicioni, me të cili veprim do të mbrojnë luftën e UÇK-sê të lavdishme dhe gjakun e dëshmorëve, siç e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, e cila nuk e ka votuar qeverinë aktuale.

Përndryshe turpi veç është shumë më i madh se krenaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat