Liderët politikë po e përçajnë popullin dhe po e dëmtojnë shtetin!

Opinione

Liderët politikë po e përçajnë popullin dhe po e dëmtojnë shtetin!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 10 qershor 2020 Në ora: 18:27
Ismail Muqiqi

Ka kohë që kultura politike ka degraduar në të gjitha poret e jetës në Kosovë, ky fenomen i komunikimit është bërë i zakonshëm që nga strukturat e partive politike të liderve, dhe të debateve televizive të cilat janë bërë rutinë mediale në politikën programore.

Në kohën kur Bota po përballet me sfida më të ndryshme që nga rreziku i shëndetit të popullsisë, të krizave globale ekonomike e deri tek siguria dhe paqja në përgjithësi, liderët politikë dhe njerëzit të cilët mbajnë pozita kryesore në instuticionet e shtetit po vazhdojnë me akuza ndaj njëri-tjetrit duke devijuar etikën racionale të kulturës politike.

Deklaratat e përditshme të këtyre liderve janë përplotë shpifje, urrejtje, shantazhe dhe të cilat po shkaktojnë tensione duke i acarue raportet ndërnjerzore.

Kjo mendësi politike ka arritur deri tek instancat më të larta të Shtetit të Kosovës.

Raportet ndërmjetë Presidentit të Shtetit, Kryetarës së Parlamentit, të ish Kryeministrit të Qeverisë tregojnë se shoqëria kosovare përkatësishtë politika është në krizë, me përmasa patologjike.

Duhet theksuar se niveli i pjekurisë politike të njerzve (përfaqësuesve) të instuticioneve të shtetit është zhgënjyese dhe është duke i dëmtuar të arriturat e përgjithshme të vendit.

Në shekullin e 21 përkatësishtë 20 vite pas çlirimit të Kosovës ende mbizotrojnë pikëpamjet e sëmura nuk mos zgjedhur mjete dhe mënyra për ta njëllosur njëri-tjetrin.

Teorit staliniste me plotë ngjyra idologjike për ta njëllosur njëri-tjetrin ka depërtue deri në atë shkallë që tani ka filluar deri në urrjetjën speciale duke zbriturë deri në rrethin familjarë se kush është patrotë dhe kush është tradhëtarë e deri tek niveli më i ulët se cila familje apo individë ka punuar me Serbinë.

Bajraktarizmi gjatë periudhave historike i ka kushtue dhe sjellë dëme të pariparushme unitetit të shqiptarëve në përgjithësi.

Është realitet se klasa politike e Kosovës që nga paslufta në vazhdimësi po e përqanë popullin duke i vu në pikëpytje vlerat edukative,njerzore dhe kombëtare.

Kësaj situate të cilën e kanë krijuar vetë partit politike dhe liderët e tyre, po i shkon përshtati armiqëve të Shtetit të Kosovës si janë Sërbia dhe Rusia.

Tani kur po flitet për bisedimet e mundëshme me Serbinë për të arriturë ndonjë marrëveshje ndërmjet dy shteteve liderët politikë të Kosovës dalin me deklarata të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me demarkimin, korigjimin apo shkëmbimin e teritoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet me Serbinë të cilat filluan para 10 viteve ishinë përplotë me dështime dhe jo transparente të cilave ende nuk po ju dihet fundi.

Më këtë mendësi politike e cila po manifestohet përmesë deklaratave të pamatura dhe të papjekura të figurave përgjegjëse të instituticioneve të shtetit përditë e më shumë po e zbehin imazhinë e Republikës së Kosovës mendojë se problemi kryesorë rrjedhimishtë po vazhdonë është lufta për pushtet egoja dhe bajraktarizmi edhe në këtë shekull i cili ishte shekulli i shpresës për shqiptarët.

Për fatin tonë dhe të gjeneratave që vijnë pas nesh herë dokur përgjegjësia do ti mbijë këta liderë të cilët po e përçajnë popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat