Ja si vleresohen krijuesit shqiptare

Opinione

Ja si vleresohen krijuesit shqiptare

Nga: Gjon Neçaj Më: 11 qershor 2020 Në ora: 13:29
Gjon Neçaj

Duke besuar se do keni kurajon te me degjoni disa minuta mendimet e mia lidhur me statusin e krijuesit ne pergjithesi dhe shkrimtarit shqiptar ne vecanti ne kohen e sotme, si fillim po leciti si krijues e jo si studiues,nje thenie te shkrimtarit te madhe Viktor Hygo ,o cili shkruan se nga ferri i te varferve eshte bere parajsa e te pasurve.Ky postulat i shkon per shtat shkrimtareve te kombit tim,gjendjes ekonomike,shpirterore ,shoqerore dhe emocionale ne aktualitetin e sotem te shoqerise shqiptare postkomuniste.

Se sic shprehet dikund poeti Arian Leka,shkrimtaret shqiptare sot jane shliruar,por jo edhe te lexuar.Pesha reale qe ata kane ne publik eshte imagjinare, e hamendesuar,e krijuar me ndihmen e jashteletrares politike dhe mediatike.Nese ne sistemin totalitar censura politike bente kerdine duke “krasitur” vepra madhore te letersise shqipe,madje i benin karton, ne ditet e sot,e ekziston nje censure tjeter,e pakapercueshme e krijuesit shqiptar ne Shqiperi ne vecanti,por edhe ne Kosove, Maqedoni ne pergjithesi,luten me perulesi, sic shkruan Anton Paplekaj ne nje poezi ,disa “rreshpereve” ,per t’ua sponsorizuar ndonje nga librat e tyre mbetur doreshkrim sroqe skutave te banesave te tyre familjare.

E kjo eshte gjendja e statusit te shkrimtarit ,kjo eshte gjendja e mjeruar e krijuesve ne shoqerine shqiptare,pa perkrahjen as te shtetit,as te politikes,as te shoqerise,as te biznesit.

Ndonëse këngëtarët deri diku kanë gjetur veten në ekonominë e tregut,ku përflitet se gjatë një viti fitojnë mijëra euro ,kryesisht në dasma, koncerte apo show televiziv.E është më se e vërtetë se për të kënduar një këngë e për t’u ngjitur vetëm një herë në skenë para publikut,shpërblimi varion deri në 1500 euro.E biznesin më të suksesshëm e kanë në fushatat elektorale.
Duke u entuziasmuar nga shumat që fitojnë këngëtarët,ku sinqerisht na vjen mirë dhe krenohemi me ta,duke shkruar këto radhë m’u kujtuan shkrimtarët e shkretë që sapo botojnë një libër,enden me një çantë nën sqetull ,rrugicave ku ka tezga që shiten gazetat e ditës,për t’ju lutur,apo më mire për t’ju mishëruar shitësave t’ua mbajnë disa libra.

Shkrimtarët çdo herë mbesin me gisht në gojë,kur botojnë librat e tyre,kurse botuesit,të cilët nuk zbatojnë asnjë ligj dhe vendim të shtetit për botimet,vjelin shuma marramendëse këtyre krijuesve zemërplasur,e këta të shkretët shesin mendjen e tyre shumë lirë,pothuajse e falin,e duke e ditur se jetojmë në një sistem,ku puna paguhet.
E përseri po rikujtojmë se një poezi 4-5 strofa,e shkruar për 20-30 minuta, kompozuar, kënduar dhe shfaqur para publikut, ka një kosto 1500 euro,kurse një vepër letrare e shkruar gjatë një periudhe kohe relativisht të gjatë,deri në 3-5 muaj,200-300 faqe,duke shpenzuar deri në 200 mijë lekë kosto botimi,nuk ka asnjë vlerë !


Në këtë periudhë të stërgjatur tranzicioni kanë ndodhur përmbysje dhe zhvillime të paimagjinueshme në rrafshin politik,social e kulturor,por duke u shpërdoruar skajshmërisht edhe liria e shprehjes,kur jo në pak raste vendin e analizave dhe aegumenteve e kanë zënë fyerjet dhe përbaltjet,por ka diçka thelbësore,se,sido të jetë puna,vlerat e artit dhe të kulturës mbeten pronë e dinjitetit kombëtar.

Prej dy dekadash jetojmë në një realitet të ri dhe në fushën e krijimtarisë letrare e artistike.Tani krijimtaria ka përfituar një vizion tjetër,ka një frymëmarrje të gjerë,e pse jo,ka fituar edhe vlera të reja.Në shumë vepra të krijuesve ,sidomos të atyre në fushën e letrave është plazmuar realiteti shqiptar i viteve të fundit : shoqëria në tranzicion,jeta në emigracion dhe përpjekjet për integrim e natyrisht edhe problemet e shumta sociale të këtyre viteve.

Kemi pra të bëjmë me një pasurim të ndjeshëm të fondit të krijimtarisë letrare,por fatkeqësisht ashtu siç krijohet me mundim dhe sakrifica të mëdha, nuk njihet sa duhet,nuk vlerësohet ,nuk ekspozohet e propagandohet në nivelin që meriton.Ky fakt le për të dëshiruar perspektivën e krijimtarisë së shkrimtarëve për të ngritur në një stad të ri punën dhe mundin e tyre në interest ë integrimit dhe zhvillimit.

Në këtë turbullirë kohërash që kalojmë,shpesh herë lexuesi i thjeshtë ngelet i befasuar se si ka mundësi që edhe pas kaq vitesh,shkrimtarët nuk kanë gjetur vetveten,nuk kanë zënë vendin që meritojnë në një shoqëri të civilizuar e pa censurë.Por për ironi të fatit,ende ekziston censura e egër,censura financiare në krijimtarinë letrare.

Sot shkrimtarët janë shtresa më e varfër dhe më e pambrojtur në realitetin shqiptar.Për sa kohë shteti dhe politika mban qëndrim të njëanshëm ndaj shkrimtarëve,kultura shqiptare do të ketë vështirësi të bëjë përpara,sepse letërsia si art i të shkruarit është shpirti,zemra dhe truri i kombit.Askush s’ua qan hallin këtyre “hamejve” të integrimit kulturor,zhvillimit dhe prosperitetit kombëtar.

Zhvillohen lloj-lloj aktivitetesh kulturore,show nga këngëtarë të njohur e të panjohur,vërshejnë sponsorizimet edhe nga institucionet e shtetit,por askush nuk kujtohet për veprën e një shkrimtari në pension për t’ia botuar dhe përuruar atë.Por kujtohemi tepër vonë,kur ai e ka lënë këtë botë.Kështu ka ndodhur me Frederik Rreshpjen,Piro Kuqin,Minush Jeron,etj.,etj.

Ndonëse ka vite që janë miratuar dy ligje të rëndësishme për të drejtën e autorit dhe për librin,ende sot e kësaj dite nuk kanë gjetur zbatim.Ligji për të drejtën e autorit,ka një nen që sqaron kushtet e lidhjes së kontratës mes autorit dhe botuesit,ndërkohë akoma autori i varfër financiarishtr “zhvatet” nga botuesi,duke i kërkuar vlera marramendëse për botimin e një libri.Mendojmë që më tepër kujdes duhet treguar për krijuesit e letrave,këta “hamej” të integrimit kulturor,këta ambasadorë të kulturës kombëtare në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat