Turp Turp Turp Almirin e vogël e vranë për të tretën herë me radhë

Opinione

Turp Turp Turp Almirin e vogël e vranë për të tretën herë me radhë

Nga: Ejup Berisha Më: 12 qershor 2020 Në ora: 08:20
Ejup Berisha

Almirin e vogël fatkeqsisht e vranë sërish dhe atë për të tretën here me radhë . Ate njëher e vrau Boban Iliqi vrasësi kriminel dhe dy herë të tjera e vranë gjykatat apo organet që u desht të sjellin drejtësi për rastin e vrasjes me paramendim të Almir Aliut. Hajde Bobanin e kuptoj se pse është i padrejtë me Almirin ky pra është i tillë me të sepse tipi e ka vra dhe dëshiron që të shpëtojë nga burgu i cili duhej të ishte i gjatë për të e jo kaq i shkurtë. Por asesi nuk i kuptoj gjykatat e vendit të cilat me vendimet e tyre ahsurde e vrasin Almirin edhe dy her tjera pas vrasjes së tij të pare .Çfar kanë Gjykatat me Almirin pse i hakmerren kaq shumë një engjelli kaq të vogël të cilit u desht tia siguronin drejtësinë.Drejtësi për Almirin ishte motoja e një lëvizjeje qytetare e cila u aktivizua pas vrasjes makabre të tij nga ekzekutuesi makabër i tij me makinë. Tanimë ajo lëvizje as që dëgjohet në opinion. Nëse e njëjta lëvizje vërtetë ishte themeluar për të kërkuar drejtësi për Almirin pse tani të njëjtës nuk i dègjohet as shkronjat A e as shkronja D. Ku shkuan ata vajza dhe djem që para disa vitesh fuqishëm brohoritnin Drejtësi pèr Almirin, Drejtësi për Almirin, Drejtësi për Almirin.E të nderuar sa për informimin tuaj të drejtë dhe objektiv Drejtësia për Almirin nuk është askund ajo është avulluar në labirintet e disa qarqeve politike të cilat kanë shtri ndikimin edhe mbi Gjykatat e vendit, aty ku politika asesi nuk e ka vendin Turp është që Gjykatat të mos sigurojnë drejtësi për Almirin i cili nuk ju ka bërë asnjë të keqe as prokurorëve e as gjykatësve të ngarkuar me rastin gjyqsor në fjalë.

Edhe sikur hipotetikisht të themi hajde që Almiri u ka bërë ndonjë të keqe atyre ai për shkak të moshës shumë të re është i liruar nga çdo lloj përgjegjsie dhe përndjekje.Prandaj duke e pasur parasyshë moshën e Almirit të ndjerë dhe pafajsinë e tij Gjykatat është dashur tia jepnin dënimin e merituar atij vrasësit që ja shkurtoi para kohe jetën një fëmiu Engjëll e jo të tregojnë akoma mëshirë për të. Turp për Prokurorinë;Turp për Gjykatat e vendit institucionet të cilat duhet të sigurojnë drejtësi e në vend të kësaj ato sigurojnë padrejtësi të skajshme.Turp për organet e drejtësisë që e lejojnë një marrëzi dhe një padrejtësi të tillë. Dhe Gjykatat e njëjta kur u desht të siguronin drejtësi për rastin e rrëzimit të Avionit të udhëtarëve nga fundi i vitit 1993 në afërsi të aeroportit të Ohrit as që u përpoqën ta bëjnë një gjë të tillë. Në atë fatkeqsi jetën e humbën 115 persona në mesin e tyre edhe Babai im shumë i dashur Isufi. Me vendim të Gjykatës së Apelit instances së dytë gjyqsore që vendos mbi ankesat e të dënuarve nga Gjykatat e shkallës së pare dënimi prej gjashtë vite për Boban Iliqin është ulur në katër vite. Ku është drejtësia për Almirin këtu? Nuk është pra askund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat