Tubimi madhështor i Lëvizjes Vetëvendosje, shpresëdhënës për tē ardhmen e Kosovës

Opinione

Tubimi madhështor i Lëvizjes Vetëvendosje, shpresëdhënës për tē ardhmen e Kosovës

Nga: Shaip Shala Më: 13 qershor 2020 Në ora: 15:55
Tubimi i VV

Në kohë momentale të amullt politike në Kosovë, e cila është pasojë e qeverisjeve të deritashme, ku ka lulëzuar vetëm korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar dhe papërgjegjësia e amoraliteti politik, kapja e gjithçkaje e shtetit, të gjitha këto kanë rezultuar me zbrazjen e Kosovës nga të rinj, tē cilit kanë humbur shpresë për perspektivën jetësore.

Por, tubimi madhështor i Lëvizjes Vendvendosjes duhet të jetë barometër shpresëdhënës për të ardhmen më të mirë, dhe duhet kuptuar se mocioni i Isa Mustafës ( jo i subjektit politik) e ka rrit Lëvizje Vetëvendosje edhe më shumë, gjë që u pa të premten.

Duke mos llogaritur Nismën dhe AKR, parti tjera që llogarisin veten si të mëdhenj, vështirë se mund të kenë tubim madhështor si i LVV-së, sepse evidente është se popullit i ka ardhur deri te kapaku i kokës gjendja e mjerrueshme, ku indikatori kulminant është formimi i qeverisë me dy vota kontestuese, të cilat vota sipas juristëve, kanë elemente të veprës penale.

Gjykata Kushtetuese ( mjerrisht politikisht e ngjyrosur), ka sjellur verdiktin e formimit të qeverisë, i cili verdikt është pranuar, por kësaj here po sfidohet seriozisht në rastin e dy votave kontestuese, dhe e kanë rastin të rehabilitohen.

Absurditet i madh është kur Gjykata Kushtetuese i shpërfill mendimet e profesorëve të të Drejtës Kushtetuese, të cilit edhe ishin hartues të Kushtetutës, ndërkaq në anën tjetër janë edhe jurista të thjesht dhe njerëz partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat