Rendi i Ri Botëror

Opinione

Rendi i Ri Botëror

Nga: Agim A KRASNIQI Më: 14 qershor 2020 Në ora: 16:07
Agim A KRASNIQI

Përderisa Amerikanët, ka kohë që flisnin për një shtet të thellë (Deep State) brenda vetë Amerikës, ne, nëse i referohemi literaturës nëpër kohë, dhe e analizojm thellë besimin e amerikanëve, atëherë mund të themi se, ky është një proces i cili po zgjatë sigurisht 100 vjet e ndoshta edhe më gjatë, që ne sot e njohim si Rendi i Ri botëror. Ky lloj shteti, sot po thuhet se është forma më ekstreme dhe më e sofistikuar e të ashtuquajturit Rendi i Ri botëror ose Globalizmi. Zgjedhja e z. Trump si president i Amerikës, ishte momenti kyç i fillimit të përballjes me një entitet që bën kontrollin total politik dhe ekonomik të SHBA-së, dhe me gjerë. Ky entitet është një konglomerat kompleks, financiar dhe politik, për fat të keq edhe fetar, i cili tenton të krijoj një pushtet tërësor në planin global. Mendoj se për këtë është folur shumë edhe para 20-të apo 30-të viteve, ta zëmë psh. nëse i referohemi publikimeve të George Orwell, lehtësisht mund të konstatosh se,  ishte e parashikuar apo e destinuar që të ndodhte kjo  që po ndodhë sot rreth nesh.

Në shkrimet e mija të mëhershme, pata besuar se presidenti z. Donald Trump do ti fitoj zgjedhjet në SHBA, sepse sipas bindjes time, ky përfaqëson atë pjesën e shëndetshme të establishmentit të SHBA-ve, i cili ishte dhe është në dijeni për forcat e veta të brendshme në SHBA, të cilat askush më nuk mund ti kontrolloj. Këto forca aq shumë u bënë të pavarura në nivel global saqë po vije në pikëpyetje sovraniteti i të gjitha shteteve. Dhe vërtetë këtu mund të shtrohet një pyetje, Kush në 30-të vitet e fundit shkaktoi kriza financiare, politike, ekonomike, kush i nxiti luftërat, kush i shtyri grusht shtetet, kush në rrafshin shoqëror filloj të ndryshoj strukturën dhe vetëdijen e njerëzve, dhe të ndërtojë një klimë për ndryshime radikale në rrafshin global. Mbase liderët në skenën botërore që nga vitet 60-90 ishin të sigurt që Rendi i Ri botëror, po bie gradualisht nën autoritetin e një Qeverisë Botërore, dhe shihej si një proces i pashmangshëm.

Mirëpo shtrohet pyetja, a e dëshiron njerëzimi këtë Qeveri Botërore ? Me sa po duket në opinionin publik, atë politik dhe ekonomik, ky proces nuk është shumë i dëshirueshëm në shoqëritë moderne botërore, sepse kjo është dëshira e një fuqie globale të vetë organizuar, që synimi i tyre shihet tani në situatën e sotme Covid-19, një fenomen i cili edhe mund të shikohet vërtetë i frikshëm.

Analizuar nga një këndvështrim real, një projekt i tillë i synuar është në proces të instalimit, se a do të ketë sukses, kjo varet nga percepcioni i kulturave të ndryshme, mjediseve të ndryshme, nivele të zhvillimit ekonomik, politik etj etj.

*vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat