Vetëvendosja dhe meselja e Hasan Karcyllit

Opinione

Vetëvendosja dhe meselja e Hasan Karcyllit

Nga: Nehat Hyseni Më: 15 qershor 2020 Në ora: 16:14
Nehat Hyseni

Na ishte njëherë një trim i madh, Hasan Karcylli, i cili asnjëherë nuk ishte ndarë nga pushka e tij, me të cilën kishte vrarë shumë armiq të popullit e të vatanit.

Një ditë prej ditësh, derisa ishin duke pushuar e kuvenduar, ai vëren se vëllaut të tij të dashur iu kishte ngjitur një karcyll në ballë.

Ky trim dai, sapo e vëren, merrë pushkën dhe e vret karcyllin!

Por, nuk i kishte shkuar fare në mend këtij trimi me nam se me karcyllin në ball, ai do të vriste edhe vëllaun e tij të dashur.

Këtë ai e vërejti tepër vonë, pasi kishte vrarë pa dashje vëllaun.

Prandaj, nuk i mbeti tjetër, pos të bërtas sa mundi e të rënkoj me dhëmbje e pikëllim të pafund:

Oooo vëlla i im i dashur, na shkove ‘kokë për koke me karcyllin’!

Pra, këta të Vetëvendosjes, duke na premtuar se do e luftojnë krimin, hajninë, korrupsionin, krimin e organizuar dhe abuzimet në qeverisjen e shtetin, këta në krye me liderin e vet karizmatik e autoritar, tekanjoz e diktatorial, deshtën t’i shpallin luftë Amerikës, BE-së dhe të gjithë partnerëve tanë stratetegjik të botës demokratike, duke i rrënuar të gjitha urat e bashkëpunimit dhe rregullat e diplomacisë ndërkombëtare!

Kinse për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe pengimit të ndarjes së Republikës së Kosovës, nga ideja makabre për ‘shkëmbim territoresh’?!

Nga kush Albin Kurti pretendoi që ta mbrojë Republikën e Kosovës?

Nga SHBA-të, që na çliruan nga Serbia dhe mohoi të shkoj në Shtëpinë e Bardhë (White House), dmth në qendrën e diplomacisë dhe fuqisë politike e ushtarake në botë!

Faleminderit Qeverisë Kurti dhe LDK-së që e prishën koalicionin qeverisës LVV-LDK dhe e ndalën çmendurinë paranojake, që paralajmëronte pasoja fatale për këtë vend e për këtë popull liridashës dhe mirënjohës dhe faleminderues deri në pafundësi ndaj ndihmës Amerikane për çlirimin nga Serbia.

Këta kokëshkretë as që kanë mundur ta kuptojnë, për shkak të kapaciteteve të tyre të munguara demokratike e diplomatike se, psh. nëse Sali Berishës si President i Republikës së Shqipërisë, kokëfortësia ndaj Amerikës i kushtoi jo vetëm rrëzimin nga pushteti, por edhe rrënim e shkatërrim të shtetit në vitin 1997, atëherë vallë, çka do i ndodhëte Republikës së Kosovës sikur të mos ishte shkarkuar Qeveria Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, më 25 mars 2O2O?

Cilat do ishin pasojat reale të kokëfortësisë dhe oponencës patologjike të Albin Kurtit kundër SHBA-së, për Sovranitetin, Pavarësinë, tërësinë territoriale dhe për sigurinë, mirëqenien ekonomike, për zhvillimin dhe ardhmërinë Republikës së Kosovës dhe të mbarë Shqiptarisë në Ballkan?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat