Marketing për votë apo ide serioze, thirrja e Ali Ahmetit për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Opinione

Marketing për votë apo ide serioze, thirrja e Ali Ahmetit për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 qershor 2020 Në ora: 17:53
Ali Ahmeti

Pse jo? është kjo motoja më e fundit në Maqedoninë e Veriut, që sintetizon nevojën e madhe që shqiptarët atje të kenë kryeministrin e tyre. Shqiptarët afërsisht 800.000 banorë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë , dhe sigurisht se po, popullsia më e shtypur në Evropë, krahasuar me përqindjen e tyre. Mbi 30 % e popullsisë janë shqiptarët të  regjistruar, pa shtuar këtu edhe afërisht 100.000 shqiptarë që jetojnë  atje por nuk janë të regjistruar, pasi shteti maqedonas nuk u njeh të drejtën për nënshtetësi.

Një pjesë e dajallarëve të mi që jetojnë në Kumanovë, edhe pse jetojnë atje afërsisht që 40 vitet shteti maqedonas nuk u njeh të drejtën për shtetësi, duke shmangur kështu numrin zyrtarë të shqiptarëve atje. Ideja e fundit për një kryeministër shqiptarë e shpalosur nga Ali Ahmeit, është shumë e nevojshme, por sa është e sinqertë është krejtësisht diçka tjetër.

Mos të harrojmë këtu se BDI e Ali Ahmetit ka qenë më së shumti në pushtet që nga viti 2004, dhe asnjëherë nuk ka paraqitur një ide të tillë, kështu që në këtë kohë një ide e tillë nga Ali Ahmeti më tepër ngjan marketing politik, se sa ndonjë platformë të sinqertë. Ali Ahmeti, edhe sipas sondazheve, nuk gëzon më shumë se 2 % mbështetje nga shqiptarët në Maqedoninë Veriore, në prag të zgjedhjeve atje, një ide e tillë duket më tepër marketing.

Nëse Ali Ahmeti do e kishte pasur seriozisht një ide të tillë, është dashur moti kohë ta paraqes, dhe të unifikohet me faktorin shqiptar, që të dalin me një  listë të përbashkët. Deri kjo ka munguar, dhe tani në prag të zgjedhjeve, duke ditur se ka rënie të madhe të mbështetjes, ngjan në një karrem për të marrë vota. Sa keq që një gjë kaq me rëndësi pqr shqiptarët, shndërrohet në pazar për vota, duke u zhveshur nga mungesa e një konsensusi në rrjedhën e saj të nevojë së madhe për shqiptarët atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat