SHBA dhe BE, dialogu për kompromis e fut Kosovën në ambis

Opinione

SHBA dhe BE, dialogu për kompromis e fut Kosovën në ambis

Nga: Rexhep Torte Më: 15 qershor 2020 Në ora: 19:15
Rexhep Torte

SHBA dhe BE do të mbeten fajtorë e mëkatarë, nëse Kosova  humb edhe një pëllëmbë territor  në dialogun Kosovë- Serbi, tani  në këtë rast  shekullor në  liri dhe pavarësi.

Ne shqiptarët jemi tejet të brengosur, kur analizojmë si është e mundur që SHBA përkundër kaqë shumë diplomatëve, për dialogun Kosovë-Serbi të caktojë  Palmerin,dhëndër të Beogradit dhe Grennelin simpatizant të Beogradit.

Ne shqiptarët jemi tejet të brengosur, kur analizojmë si është e mundur që BE përkundër kaqë shumë diplomatëve,  për dialogun Kosovë-Serbi  të caktojë Borellin dhe Lajçakun, kur që të dy janë nga dy vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Ne shqiptarët jemi tejet të brengosur, kur analizojmë si është e mundur të normalizohen marrëdhëniet  Kosovë-Serbi, kur Serbia agresore gjenocidale nuk i pëfill vrasjet, masakrat, dhunimet, rrëmbimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm në agresionin gjenocidal 1998/99.

Ne shqiptarët jemi tejet të brengosur,  kur analizojmë si është e mundur që kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime makabëre në Kosovë, jetojnë të lirë dhe nuk janë vënë para drejtësisë.

Nëse eventualisht Kosova del humbëse në dialogun Koosvë-Serbi, kjo don të thotë fitil i ndezur për gjeneratatat e ardhëshme të Kosovës dhe për tërë shqiptarët, se  do ta presin momentin e duhur për një luftë të ashpër  për jetë a vdekje, gjersa  Serbia ta merr mësimin që e meriton.

Gjashtë milionë shqiptarët në Ballkan dhe gjashtë milionë shqiptarët në Turqi sa janë bërë tani  pas dëbimit shekullor të shqiptarëve që e kreu Serbia, do të reagojnë si një grusht i vetëm për tia dhënë dënimin e merituar Serbisë, e cila  ka mbetur me një numër të vogël serbësh, duke mos i llogaritur  hungarezët e Vojvodinës, boshnjakët e Sanxhakut,  shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe  romët që i mban me zor nën tutelën e saj.

Nuk ekziston asnjë fakt historik që shqiptarët tu kenë bërë agresion serbëve.

Serbët ishin ata të cilët që me ardhjen e tyre në Ballkan në shekullin e 6 nga Kaukazi i Rusisë, i sollën konfliktet, luftën dhe okupimin më së shumti të trojeve shqiptare.

Serbët me shekuj kanë kryer vrasje, masakrime, dhunime, djegie dhe dëbime të shqiptarëve nga trojet shekullore shqiptare, për çka ekzistojnë shënime, dëshmi historike dhe tapi të shumta shqiptare.

Agresioni i fundit gjenocidal i Serbisë ndaj Kosovës ishte ai i viteve 1998/99, kur Serbia kreu invazion ndaj Kosovës me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë të armatosur gjer më dhëmbë e të shoqëtuar me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë, ndaj popullit shqiptar paqedashës dhe duarthatë.

Këtë  agresion gjenocidal të  tmerrshëm  që Serbia e kreu ndaj Kosovës e pa dhe e ndoqi tërë bota.

Muaji qershor është muaji i lirisë së shumëpritur të Kosovës, kur pas shumë shekuj okupimi  nga serbët, më 12 qërshoër  1999 Kosova u çlirua me luftën çlirimtare të UÇK për të mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë dhe me ndihmën e bombardimeve 78 ditëshe të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Kjo ditë e solli  lirinë në Kosovë, dhe kapitulimin dhe tërheqjen e ushtrisë serbe nga Kosova, si  dhe vendosjen e trupave të KFOR-it.

Kjo liri u fitua pas vrasjeve  dhe masakrimit nga ushtria serbe të më shumë se 13 mijë shqiptarëve  të pafajshëm  të të gjitha moshave e gjinive, mes ttyre edhe të 1133 fëmijeve, mes tyre edhe  të fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Kjo liri u fitua me  dhunimet shtazarake e makabëre të 20 mijë femrave shqiptare nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Kjo liri u fitua më rrëmbimin e 1650 shqiptarëve të të gjitha gjinive e moshave fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Kjo liri u fitua me bërjen shkrumb e hi të Kosovës nga Serbia dhe me eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve në Shqipëri, Maqedoni dhe gjetiu për të shpëtuar nga vdekja.

SHBA dhe BE bënë gabimin më ta madh duke pritur të kalojnë 21 vite, e që tani me këmbëngulësinë më të madhe kërkojnë që gjer në fund të vitit 2020 të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje finale, që domosdo nxjerr shumë dyshime e paqartësi.

Dyshimi dhe paqartësia e parë mbeshteten në faktin, si është e mundur që Serbia agresore gjenocidale të vihet në një rafsh me Kosovën viktimë për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Dyshimi dhe paqartësia tjetër mbështetet  në faktin, si është e mundur që Serbia agresore gjenocidale të lazdrohet e pëkëdhellet gjer në atë masë, sa që të synojë që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet mbi bazën e arritjes së një kompromisi.

Dyshimi dhe paqartësia tjetër mbështeten në faktin, si është e mundur dhe si mund të lejohet dialogu mbi bazën e një komromisi, pas të gjitha atyre krimeve shtazarake e çnjerëzore që Serbia i kreu në Kosovë.

Dyshimi  dhe paqartësia tjetër mbështeten në faktn, pse nuk pati një angazhim rezultatdhënës që BE të arrinte  që pesë shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta kryenin këtë njohje reale.

Dyshimi dhe paqartësia tjetër mbështeten në faktin, pse SHBA dhe BE  nuk i vendosën  as edhe një kusht Serbisë, apo ta parandalonin në lobimin e padrejtë e mashtrues të Serbisë nëpër botë, për tërheqjen e njohjeve nga disa shtete,  pasi  më parë e kishin njohur pavarësinë e Kosovës, ose pse nuk e parandaluan Serbinë në pengimin që po i bën Kosovës pë tu anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë në vitin 2019  e vizitoi edhe Vatikanin për ti bindur autoritetet e atjeshme  se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë  janë serbë, dhe për të kërkuar  mbështetjen e Papa Fançeskut për këtë aspiratë absurde të Serbisë, kur dihet se këto objekte kulti në Kosovë janë shqiptare, dhe se Serbët me okupimin e Kosovës i kanë përvetësuar, duke i dëbuar klerikët shqiptarë dhe duke i vendosur klerikwt orthodoksë serbë, sepse edhe sot e kësaj ditë në Kosovë jetojnë shqiptarë të besimit katolik, orthodoks apo mysliman.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë më 13 shtator 2019 priti në Beograd z. Andrey Azoulay, drejtore e përgjiyhshme e UNESKO-s, me të njejtin qëllim  për t bindur z. Azoulay  se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë  na qenkan serbë e jo shqiptare.

Serbia këto pretendime i bën me qëllim që nëpërmjet këtyre objekteve të kultit ta mbajë nën kthetra ose ta destabiliojë sa herë që të dojë  Kosovën.

Serbia  këtë gjë po mundohet ta kryejë edhe aktualisht në Malin e Zi nëpëmjet kishave orthodokse serbe që janë ndërtuar në trojet shqiptare, pasi që në vitet 1912 dhe 1913 në këto troje kanë jetuar shqiptarët, të cilët ushtria serbe i ka vrarë, masakruar dhe dëbuar, dhe nw trojet shqiptare ka sjellur kolonë serbë dhe  ka ndëtuar kisha serbe.

Shembull më konkret për masakrat serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm është romani me titull “Golgota Shqiptare” i shkrimtarit Leo Freundlih, hebre austriak,  i cili me këtë roman paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive  të shqiptarëve  nga ushtria serbe në vitet 1912-1913,  duke dhënë fakte të gjalla  se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Libri i Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarrosjen kolektive të shqiptarëve, të  një populli evropian  para atij hebreik.

Siç shkruan  në libër, më  shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës  që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti  koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve  nga serbët  në vitet 1912-1913.

Po ju paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishtojnë shpirtin:

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave  të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve  të altilerisë serbe, grumbulloheshin  në vende të caktuara dhe u jepej nga një plum kokës. Më zi e pësonin  ata që fsheheshin në shtëpite e tyre.

 Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje  dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta  dhe pasi u nxirrej fëmija  nga barku e vendosnin në maje të  bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin  dhe hidhnin valle.

Kishte raste që ata gjatë therrjes  mblidhnin gjakun në kupa  dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve  Leo Freundlih i përshkruan në librin “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913, si vijon:

 “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë  myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan  nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre.

Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin  se kjo është mënyra më efektive  për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë  libër.

SHBA dhe BE lejuan  që   në mënyrë të padrejtë  të shkarkohen, e para Qeveria e Ramush Haradinajt për shkak të vendosje së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë, dhe e dyta gjithashtu në mënyrë të padrejtë të shkarkohet dhe Qeveria e Albin Kurtit, qeveria më e mirë, më e ndershme dhe me dinjiitoze, e cila vendosi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Qeveria e Albin Kurtit u shkarkua me skenar komplotist të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, që të dy të etshem për pushtet dhe dështakë në dialogun e derisotëm Kosovës-Serbi, të mbështetur nga mercenarët Ramush Haradinaj, Fatmit Limaj dhe Behgjet Pacolli.

SHBA dhe BE çuditërisht edhe pse e njohin në detaje gjendjen në Kosovë, edhe pse i njohin mirë akuzat ndaj Hashim Thaçit, qoftë për Dosjen e Serbisë ndaj tij, qoftë për hajnitë, korrupsionin, pasurimin e paligjshëm dhe nepotizmin e tij, nuk po bëjnë as një hap që Hashim Thaçi të mos e udhëheqën dialogun Kosovë-Serbi, edhe pse SHBA dhe BE e dijnë mirë se në Kosovë ka shumë persona më të zotë dhe më të aftë për ta zëvendësuar Hashim Thaçin.

Ne Shqiptarëve nga mbetet që të shikojmë si do të zhvillohet dhe si do të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi, do të gëzohemi nga qëndrimi korrekt dhe i drejtë i miqve tanë strategjikë, apo do të zhgënjehemi dhe dëshpërohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat