Takimi i 27 qershorit në DC ultimatum apo shpresë

Opinione

Takimi i 27 qershorit në DC ultimatum apo shpresë

Ramazan Bekteshi Nga Ramazan Bekteshi Më 17 qershor 2020 Në ora: 17:53
Foto ilustruese

Washington DC, -‘Black lives matter’ e ka galvanizuar përkrahjen e lëvizjes anti-racore dhe anti-diskriminuese në kërkim të reformave policore dhe riparimit të një sistemi të thyer. Shpresa, diskriminimi, dhe klithmat e mijëra protestuesve “I cannot breathe”(s’marr dot frymë) vlojnë sa dite nëpër rrugët e Amerikës, pas vrasjes se afrikano-amerikanit Floyd, gjersa progresi dhe rikthimi epidemik shënon shifra deri më 17 qershor ka arritur 2.1 milion të infektuat dhe me 116.000 të vdekur këtu në SHBA. Pranvera amerikane midis pandemisë po shkruan një histori te re.

1.Muriel Bowser (D) kryebashkiakja (mayor) e kryeqytetit amerikan, një afrikano-amerikane ankohet si “autonomia jonë shkatërrohet me forcë ushtarake”, duke aluduar në deklaratën e Presidentit Trump se nëse demonstratat eskalojne dhe behën më të dhunshme dhe nëse vazhdon shkatërrimi i pronës private, ai do të përdorte edhe ushtrinë. Kjo deklarate e Trumpit s’u ka pëlqyer as Gjeneralëve të tij dhe as liderëve zezak. Kryebashkiakja shfrytëzon rastin të avancojë kërkesën e qytetareve kryeqytetas dhe shumicës demokrate të shpall Washington DC shtet të 51 të SHBA-ve. Ajo gjatë një fjalimi tha se “lufta për shtetësi nuk mund të ndahet nga lufta për drejtësi raciale.” Mbetet të shihet se kur mund të jetësohet kjo nisme dhe dëshire e Uashingtonianëve të Distriktit të Kolumbisë që përkrahet nga demokratet por jo dhe nga republikanët, që të bëhet shtet i 51-të.

2.Protestat masive për drejtësi racore dhe kundër dhunës ndaj afrikano-amerikaneve kanë gjetur një përkrahje të madhe nga hispaniket dhe të bardhët por që kjo kauzë shpesh devijon dhe përdoret për shkatërrime të pronave private, demolime, zjarrvënje dhe plaçkitje. Kërkesat e shumta gjatë protestave për çmontimin e përmendoreve të figurave historike që konsiderohen racistë nga Afrikano-amerikanet kanë filluar të vandalizohen, të rrëzohen e disa të tërhiqen nga sheshet duke i ekspozuar në muze. Në çdo shtet të Amerikës me dhjetëra memorialë të konfederatës që kanë qenë emblematike të supremacistëve të bardhe, skllavopronarëve, kolonizatorëve, si dhe shtatore të ushtarëve te konfederatës e luftërave civile po zhduken nga sheshet disa dhe pas qëndrimit qindvjeçar. Sot, Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për policinë si vija e parë e mbrojtjes. Derisa “Fondi i Lirisë” për çdo ditë rritet nga vullnetarë të shumtë që është i destinuar për të mbrojtur ata mijëra protestues të burgosur. Pranvera Amerikane me pandemi, po bënë një histori të re amerikane.

3.John Bolton, ish këshilltar për siguri kombëtare me 23 qershor e publikon librin e tij me memoare për përvojat e tij ne Shtëpi të Bardhë që mendohet se do të komprometojë figurën e Presidentit. Trump është këmbëngulës se përmbajtja e librit është ilegale sepse përmban shumë informata të klasifikuara dhe se do t’a padis Boltonin. Autori e përshkruan Trump-in si “një President që i intereson vetëm rizgjedhja edhe nëse do të rrezikoheshte apo dobësoheshte kombi.” Vërejtjet e Trump vijnë në mes të një eskalimi të përshkallëzuar midis Shtëpisë së Bardhë dhe dorës së gjatë konservatore të politikës së jashtme, i cili pretendon në kujtimet e tij se presidenti kreu "shkelje të ngjashme me Ukrainën" në një numër vendimesh të politikës së jashtme, sipas detajeve të lëshuara nga botuesi.

4.Biden, momentalisht udhëheq neper sondazhe, por mbetet të shihet se a do të bëjë ndryshimin, zemërimi i votuesve me ngjyrë në favor të tij. Tani, Joe Biden ka një listë fare të ngushtë për te zgjedh nënkryetaren e Amerikës e që të gjithë janë femra: Sen. Elizabeth Warren MA, Kamala Harris CA, dhe Susan Rice DC. Shumë analistë ballafaqimin me pandeminë dhe protestat nuk i shohin se janë ne favor të Trump-it por deri në zgjedhje ka pak më shumë se pesë muaj dhe çdo gjë mund të ndryshoj deri në nëntor. Të dy taborët, demokratet dhe republikanet parashikojnë fitore për kandidatin e tyre.

5.Sipas, The Wall Street Journal: Më 27 qershor “Shtëpia e Bardhë ka ftuar liderët e dy kombeve grindëse për Ballkanin (Kosova e Serbia) për bisedime, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një rezolutë për një mosmarrëveshje shumëvjecare që nxiti një ndërhyrje ushtarake amerikane në rajon. Përkundër dy krizave, të protestave mbarëkombëtare dhe përhapjes së korona virusit, Presidenti Trump shpreson të sigurojë një traktat të paqes në një rajon që ka qenë një pikë e nxehte dhe rivalitetet i superfuqive, ‘Trump dëshiron’ për të përmirësuar kredencialet e tij të politikës së jashtme, sipas zyrtarëve të SHBA-së.”

Takimi në DC më 27 qershor, a është një ultimatum apo një shprese, megjithëse pritshmëria e këtij takimi mbetet e vogël dhe do t’u shërbejë pjesëmarrësve si një foto sesion e një spektakël e asgjë më shumë. Delegacioni ynë pas heqjes së reciprocitetit pranoi edhe një poshtërim pa kusht; të heq dorë nga anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare vetëm për t’ia plotësuar dëshirën Vuciqit dhe Grenell-it ende pa filluar negociatat. Derisa delegacioni ynë shkon i pa përgatitur dhe i përçare, me një kryeministër ilegjitim i kontrabanduar nga HTH që sipas kushtetutës ai do të duhej t’i udhëheq negociatat e jo kryetari. Derisa Vuciq i trimëruar, nga Moska vjen në Washington DC ngrit dyshime, pse valle Vuciq kësaj radhe e dëshiron fort Moskën edhe Uashingtonin së bashku, po kështu dëshiron edhe homologu HTH. Hoti thotë, ‘jemi të gatshëm’, pa konsultime dhe pa ekip negociatash, kjo është e frikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat