Shkarkimi i Vjosa Osmanit, edhe një turp i defestistit Isa Mustafës

Opinione

Shkarkimi i Vjosa Osmanit, edhe një turp i defestistit Isa Mustafës

Nga: Shaip Shala Më: 20 qershor 2020 Në ora: 21:11
Shaip Shala

Propozimi i Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga dy poste partiake brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse i pritur, pas raporteve të krijuara të ndërsjella, paraqet edhe një turp nga shumë turpe që i ka sjellë lideri i LDK-së politikës kosovare, vetëm për interesa personale të sëmuara, aspak për ato partiake dhe shtetërore. Isa Mustafa edhe njëherë ka treguar se në trupin e tij është gjaku i monistit, komunistit të përbetuar dhe i cili sundon me v,lera antidemokratike dhe hakmarrëse. Neve aktivistëve të vjetër të LDK-së po na dhimbset rugovizmi në këtë subjekt politik, i cili ka krijuar shtetin me mençuri, urti, tolerancë, atribute këto të cilit po i shkatrojnë Isa Mustafa, Agim Veliu me disa servila të vet. Vjosa Osmani me qëndrimet e veta nuk ka qenë kundër subjektit politik, por kundër veprimeve autoritare, servile dhe mashtruese të Isa Mustafës, e cila me qëndrimet e veta ka treguar se është besnike, dhe parimore ndaj popullit dhe votuesit dhe joservile sikurse lideri i saj.

Shkarkimi i Vjosa Osmanit nuk do e dëmtojë aspak këtë, por katandisja e LDK-së rugoviste është e pashmangshme, sepse populli ka filluar me nda " shapin prej sheqerit". Shtrohet pyetja, sa po interesohet Isa Mustafa për interesa shtetërore? Aspak, sepse veprimet e tij të vazhdueshme, deklaratat e tij infantile ( jo feministe sipas Lekajt!) tregojnë qartë se atë e intereson vetëm interesi personal, duke anashkaluar moralin politik, njerëzor, shoqëror, edhe si akademik i dështuar, i cili nuk ka dhënë asgjë kombëtare për popullin e Kosovës, bile e ka rrjepur me tre përqindëshin.

Në këtë kontest, do të çudit heshtja e Rinisë Demokratike, e cila sigurisht se nuk sheh perspektivë as në subjektin politik e as në Kosovë, por duke njohur mentalitetin e tyre brenda LDK-së , nuk besoj që ata do të distancohen apo reagojnë radikalisht.

Të gjithë ata që kanë votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit, do të ndiejnë përgjegjësinë për shkak të subjektivizmin të tyre dhe për interesa personale, por prej këtij votimi, Vjosa do të del më e fort dhe stoikisht do i kundërvihet të gjitha sulmeve eventuale. E ardhmja politike është në duart e saj, sepse e krahason besnikëria, profesionalizmi, parimësia dhe fjala e dhënë popullit, kundër liderit të saj servil, mashtrues, hipokrit, jo parimor... dhe mjerisht akademik i dështuar.

Të gjitha veprimet dhe aktivitet e mia, burgosjen, maltretimet në policinë serbe i bëj hallall popullit dhe Kosovës, por kurrë Isa Mustafës, Agim Veliut dhe servilëve të tyre.

Në fund, i lus këta hipokrita të paskrupullt, që mos të shkojnë më tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, mos të shtiren dhe mos të derdhin lotë krokodili, sepse sot për së dyti e kanë varrosur edhe atë, por edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën po vien  ditë të zeza, pa asnjë pike bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat