Shqiptarët e Preshevës edhe sikur t'i kishin 10 deputetë në Serbi nuk mund të bëjnë asgjë në mesin 250 deputetëve tjerë serbe?!

Opinione

Shqiptarët e Preshevës edhe sikur t'i kishin 10 deputetë në Serbi nuk mund të bëjnë asgjë në mesin 250 deputetëve tjerë serbe?!

Nga: Nefail MALIQI Më: 22 qershor 2020 Në ora: 10:26
Preshevë

Në orët e para të mëngjesit, dje kur u hapën kutitë e qendrave të votimit në Serbi, edhe në Luginën e Preshevës ne FB të disa liderëve nga Lugina e Preshevës lexuam "Me dal në zgjedhjet e Serbisë akt kombëtar"?! U tubuan vetëm 3-4 parti dhe formuan te ashtuquajturën "liste e bashkuar" duke injoruar partitë tjera në Luginë bashkë me Medvegjën?! Siç dihet Lugina e Preshevës nuk ka vetëm katër parti të cilat dolën në zgjedhjet e Serbisë, por dhjetë sosh. Këto parti pakicë nga Lugina e Preshevës dolën në zgjedhjet e Serbisë me bekimin e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës të cilët si emisar te tyre e dërguan në Preshevë ministrin e Baton Haxhiut, Cakaj, një javë para zgjedhjeve në Serbi për të ngrënë flija dhe për të mobilizuar disa liderë të dalin në zgjedhjet e Serbisë (21 qershor), përkundër Referendumit të 1-2 marsit 1992 dhe në kohën kur presidenti kosovar po bën fushate me shqiptarët e Luginës me refrenin tashme të njohur për "bashkim me Kosovën"?!

Shqiptarët e Luginës edhe pse një numër i vogël po dalin në zgjedhjet e Serbisë?! Kjo pakicë nuk e respektoi amanetin e komandant Lleshit, të liderit Jonuz Musliut dhe luftëtarëve tjere UCPMB-së që refuzuan gjithnjë zgjedhjet në Serbi, që luftuan për bashkim me Kosovën!

Kurse lideri i Luginës se Preshevës si komandant dhe luftëtar i UCPMB-së i ndjeri Jonuz Musliu vazhdimisht kishte refuzuar daljen në zgjedhjet parlamentare të Serbisë sepse, sipas tij, mu kjo Serbi e ndaloi flamurin tone kombëtar si dhe hoqi lapidarin e UCPMB-së!

Bile Musliu kishte deklaruar se ata qe dalin ne zgjedhjët e Serbisë janë tradhtarë, po ja zgjasin jetën këtij regjim të na diskiminojë. Sikur t'mos të dalin shqiptarët në zgjedhjët e Serbisë do të bëhej skandal, lajm në mediat botërore, sidomos do të pengonte integrimet e Serbisë në instancat ndërkombëtare, në veqanti do të shtyente rrugëtimin saj në BE. Megjthatë dalje e kësaj pakice po ndihmon Serbinë për integrime, drejt anëtaresimit të BE-së.

Shqiptaret e Luginës duket dalin në zgjedhje jo për të fituar ndonjë post të minister apo ndonjë zv.krymenstër siç ju dha Kosova serbëve, por për të fituar tre apo katër deputetë. Shqiptarët e Preshevës edhe sikur t'i fitojnë 10 deputetë në Serbi nuk mund të bëjnë asgjë në mesin 250 deputetëve tjerë serbë?! Kjo po shifet në Kosovë se për një deputet nuk mund të miratojnë ligjet në kuvend apo për një deputet me shume (61) rrëzojnë një qeveri. Sepse në legjislacion vendos shumica dhe jo pakica.

Atëhere shtrohet pyetja çfarë do të bënin këta tre, kater, apo hajt edhe dhjetë deputetë shqiptarë nga Lugina në mesin e 250 deputëtve tjerë serbë në parlamentin e Serbise ne Beograd?, kanë thëne sot analistet shqiptarë nga Presheva për gazetën "Bota sot"

Në faktë Lugina e Presheves kurre ska pasur me shume se dy deputet edhe kur ka pasurur ata skan pasur ndikim, nuk kane mundur te bëjne asgje ne mesin e 250 deputeteve serbe. Me deputetet shqiptare ne Beograd, Lugina mund te fitoje ne zbutjene papauesise per tre apo akter veta qe do te marrin rroga nga Beogradi bashke me to edeh bileta me shku dhe me u kthy pa pare Presheve via Beograd, dhe asgje me shume!..

Jonuz Musliu: Lugina JO në zgjedhjet serbe! Jemi të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

I ndjeri Jonuz Musliu, ish-kryetar i KKSH-së, Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik (PDP), Jonuz Musliu, njëherit ish-drejtor i SHP të UCPMB-së para dy vitesh ishte shprehur për gazeten “Bota sot” se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare ne Serbi dhe do të kërkojnë votuesve të tyre që të mos votojnë për asnje listë!
 

Jonuz Musliu, rahmet shpirti i past, në një bisedë ekskluzive për gazetën “Bota sot” një ditë para zgjedhjëve parlamentare në Serbi ka thënë se “dole apo nuk dole ne zgjedhjet serbe, për shqiptaret asgje nuk ndryshon, vazhdon politika diskriminuese bile dhe edhe me keq, paunesi e madhe, vazhdon dhuna, nuk na njihen diplomat, nuk lejohen librat shqip, nuk lejohet flamuri, te merret lapidari i UCPMB-së para syve, na injorojne ne dialogun e Brukselit, jemi mjedisi me i diskriminuar dhe i pazhvilluar ne Evropë?!..”
 

Ai tha se “partia ime PPD nuk sheh kurrëfare arsye për te dalur në zgjedhjet parlamentare serbe dhe nuk e di une pse elektorati ynë të humb kohë?!”

“Në asnjë rrethanë nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, dhe ne do të ftojë votuesit tanë të mos votojnë për kandidatët në zgjedhjet parlamentare. Bile jemi duke shqyrtuar mundesinë për t’u mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Nëse liderët tanë i thonë Kosovë Lindore Lugines së Preshevës, atëhere pse t'mos përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. ” ka thëne Musliu për "Bota Sot"

Qe tri vite presidenti nga Kosova Hashim Thaqi nuk është ndalur të flas per "shkembi territoresh" apo per "bashkimin e Lugines se Presheves me Kosoven" duke mospermendur ketu asnjehere ndarjen e Kosoves ne kete rast bashkimin e Veriut me Serbine, ashtu keshtu te okupuar qe 20 vite nga Serbia. Kete e deshmon edhe fakti se serbet e Kosoves dalin ne zgjedhjet e Serbise per cdo kater vjet (ne kundershtim me kushtetuesen) kurse shqiptaret e Lugines jo qe nuk u mundesohet te dalin ne zgjdhjet e Kosoves por vete Hashim Thaci dhe Edi Rama i sygjeron dhe i bene presion Lugines te dalin ne zgjdhjet e Serbisë?!, shkruan gazeta Bota sot.

Dhe tash, pash deklaratave te Qeverise Hotia alias Thaci-Mustafa se ne dialogun Kosove-Serbi "nuk do te ket shkëmbim territoresh" (edhe pse Serbia veq e ka marre Veriun) shqiptaret e Lugines kane quar duart nga retorika presidentit kosovar i cili per cdo jave ndryshon deklaratat dhe qendrimet (refrenin) here po e merr, e here spo e merr Presheven?!

Kjo ka bere qe shqiptaret e Lugines te kene hubbur besimin dhe jane te zhgenjyer, ju kane kthyer Beogradit, te cilen vendosen te marrin pjese ne zgjedhjet e Serbisë. Ne keto zgjedhje serbe te 21 qershorit po dolin jo vetem shqiptaret e Lugines se Presheves, por edhe serbet e Kosoves, kryesisht ata te Veriut. Veq kesaj disa lidere nga Lugina qe deri dje pas nje ser kontaktesh me Thaci ishin «nxe» per bashkimin e Lugines me Kosoven, ndersa diteve te fundit ne prag te zgjedhjeve ata ndryshuan diskursin, duke lene anash "bashkimin me Kosoven" ata kerkuan reciprocitet mes shqiptareve te Lugines dhe serbeve te Veriut.

Dhe krejt normale jane keto kerkesa, meqe kur Beogradi dhe Prishtina nuk jane te gatshne te rrespektojne fillimisht reciprocitetin ( kupto sot shqiptarët e Lugines te diskriminuar, serbet e Veriut të privilegjuar) si nund te kete bashkim te Lugines me Kosoven?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat