Republika rrëshqiti në anarki

Opinione

Republika rrëshqiti në anarki

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:32
Ragip Guraziu

Analisti politik Ragip Guraziu konstaton se në Kosovë nuk do ketë demokraci të mirëfilltë, fatkeqë- sisht, edhe për një kohë të gjatë, derisa kemi një shtet të rrëshqitur keq drejt anarkisë, dhe derisa edhe shoqëria jonë nuk po gjen forca për të ndaluar këtë regres. “Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë”, u shpreh ai. “Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit”, vijoi Guraziu. “Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, në mesin e tyre edhe ‘VETËVENDOSJE’-n janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive”, tha Ragip Gurazi

Ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

POLITIKA MASHTRON QYTETARËT

Të gjitha partitë u njollosën

Ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Sipas analistëve, edhe pse në Kosovë de jure e kemi sistemin demokratik, de facto është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si ne nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do të lëshojë rrënjë të reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë. Derisa demokracia nënkupton qeverisje nga shumica në shërbim të të gjithëve, pa diskriminuar askënd pse është rival politik apo ka një mendim ndryshe, në Kosove kjo gjë nuk është kuptuar ende, dhe si rrjedhojë edhe qeverisjet e njëpasnjëshme në vendin tonë, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, në vend që t’u shërbenin qytetarëve, u vunë në shërbim të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatëse të popullit dhe buxhetit të shtetit. Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, pra edhe VV-në, që u sprovua me qeverisjen e inkriminuar dhe jahteve të Shpend Ahmetit në Prishtinë, sistemin “demokratik” e sheh si një mekanizëm të përshtatshëm për të abuzuar pafundësisht me ligjin e demokracinë, në secilën zyrë shtetërore e për të mbushur kontot personale bankare dhe xhepat e pushtetarëve, familjarëve e miqve të tyre, partiakëve e zhvatësve të tjerë.

Demokracia u keqpërdor

Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë”, u shpreh ai. “Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit”, vijoi Guraziu. “Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, në mesin e tyre edhe ‘VETËVENDOSJE’-n janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat