Trump, Grennel, Borell, Lajçak, Thaçi dhe Hoti-Kosovën jo  mish për top se u bie në kokë

Opinione

Trump, Grennel, Borell, Lajçak, Thaçi dhe Hoti-Kosovën jo  mish për top se u bie në kokë

Nga: Rexhep Torte Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:01
Rexhep Torte

Para se të mendonit për dialogun Kosovë-Serbi, duhej ta dëgjonit mendjen, zemrën dhe shpirtin e  të afërmve të më shumë se 13 mijë shqiptarëve të të gjitha moshave e gjinive të vrarë e të masakruar nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë në agresionin gjenocidal që kreu Serbia në Kosovë në vitet 1998/99.

Ta dëgjonit mendjen, zemrën dhe shpirtin e 20 mijë femrave shqiptare te dhunuara nga Serbia në mënyrën më shtazarake dhe makabëre.

Ta dëgjonit mendjen, zemrën dhe shpirtin e të afërmve të 1333 fëmijëve të vrarë e të masakruar , mes tyre edhe të fëmijëve duke pi qumësht në gjirin e nënës.

Ta dëgjonit mendjen, zemrën dhe shpirtin e të afërmve të 1650 shqiptarëve që i rrëmbeu Serbia, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Ta dëgjonit mendjen, zemrën dhe shpirtin e më shumë se 1 milion shqiptarëve që morrën rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Ta dëgjonit dhe ndjenit plagën e Kosovës të larë me gjakun e shqiptarëve, kur u bë shkrumb e hi nga Serbia.

Para se të mendonit për dialogun Kosovë-Serbi, duhej ti lexonit vetëm disa grimca të rrëfimeve autentike nga libri i autores kosovare Luljeta Selimi me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunara gjatë luftës në Kosovë”, dhe ta venit dorën në zemër e të mendonit, si do të reagonit ndaj Serbisë po tu ndodhte një gjë e tillë në familjen Tuaj, në farefisin Tuaj apo në popullin Tuaj.

 "Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhynuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”,

Para se të mendonit për dialogun Kosvë-Serbi, duhej ti vendosnit  së paku vetëm një kusht Serbisë për tërë ato krime që i kreu në Kosovë, dhe jo të lejonit që tash  e 21 vite kruiminelët serbë të mos vihen para drejtësisë dhe të lejohet lirshëm të shëtisin nëpër Serbi.

Duhej të mendonit si është e mundur, që Serbia agresore gjenocidale të vihet në një tryezë dhe në të njejtat kushte me Kosovën viktimë.

Shqiparët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia ajo që kreu agresion gjenocidal ndaj shqiptrëve  nëKosovë.

Para se të vendosnit për dialogun Kosove-Serbi, duhej të mos lejonit që Hashim Thaçi të jetë në tryezën e bisedimeve, për vetë faktin se ai kanoset  me Dosje nga Serbia, dhe akuzohet edhe  nga opinioni  kosovar për vrasje, pasurim të paligjshëm, korrupsion dhe nepotizëm,

 Qëllimi i Hashim Thaçi është ta mbrojë vehten e jo Kosovën, ndërsa  kryeministri Abdullah Hoti, e shoqëron  vetëm për ta kamufluar.

Zoti Trump, Grennel. Borell, Lajçak, Thaçi dhe Hoti, padyshim se dialogun Kosovë-Serbi e  keni filluar nga bishti dhe jo nga koka.

Po ti analizojmë në themel faktet e mësipërme, del se fillimisht do të duhej që Kosovës ti garantohet politikisht pavarësia dhe sovraniteti territorial, e pastaj edhe rrimëkëmbja ekonomike.

Kështu siç e keni menduar Ju, që të ndihmohen ekonomikisht në të njejtin rafsh edhe Kosova viktimë edhe Serbia agresore gjenocidale, del tejet e favorizuar Serbia.

Kështu siç e keni komceptuar Ju, rezulton se po mundoheni që me qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i favorizoni kriminelët e Serbisë që pa dalë para drejtësisë për krimet e kryera,të shëtisin dhe të krekosen nëpër Kosovë për krimet që i  kryen.

Kosovës ende nuk i wshtw lejuar liberalizimi i vizave,  edhe pse tashmë para disa viteve  i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Siç e keni konceptuar Ju, vështirë se mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pa reformimin dhe demokratizimin e Serbisë nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç e keni konceptuar Ju, del se për interesa Tuaja dëshironi ta përdorni Kosovën dhe popullin e saj mish për top.

Para se të vendosnit për dialogun Kosovë-Serbi, duhej ta mendoit se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan dhe populli më paqedashës dhe fisnik në Ballkan, populli më pro amerikan dhe pro evropian në Ballkan.

Para se të vendosnit për dialogun Kosovë-Serbi, duhej të mendonit se serbët në Ballkan janë ardhacakë  nga Kaukazi i Rusisë, dhe se me ardhjen e tyre kanë sjellur vetëm luftëra, vrasje e masakra, me çka i kanë krijuar kufijtë e sotëm, duke vrarë e dëbuar  popullatën vendase dhe sidomos shqiptarët.

Mos u përpiqni ta përdorni Kosovën mish për top,  për qëllimet Tuaja individuale, sepse do të bëni mëkatin më të madh ndaj Kosovës, shqiptarëve dhe Zotit.

Mos e dëmtoni Kosovën sepse do ta merrni dënimin e merituar nga Zoti i Madhërishëm në këtë botë dhe në botën e përtejme, sepse para Zotit të gjithë Ju nuk peshoni as sa një qime floku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat