Peshorja e çakërduar e drejtësisë së re

Opinione

Peshorja e çakërduar e drejtësisë së re

Nga: Den Hata Më: 24 qershor 2020 Në ora: 17:58
Den Hata

Reforma n drejtësi u bë kohë që ka filluar të implemenohet dhe si një vend që ka pasur një nder sistemet e drejtësisë më të korruptuar në gjithë botën, natyrisht që pritshmëritë nga të gjithë qytetarët ishin shumë të larta. U përmend shpesh herë si arritje nga qeveria, u financua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u vu si kusht për integrimin në BE ngs Komisioni Europian, u ngrit komisioni i vetingut etj etj. Vazhdimisht përmendet dhe politikisht si shpreheje: "prisni sa të përfundojë vetingu," po dridhen politikanët e korruptuar nga vetingu. Madje për plot 3 vjet avokat Spartak Ngjela na jep dhe data të sakta kur drejtësia do filloj të godasë me dorë te hekurt korrupsionin galopant që na ka mbuluar. Ai shprehet qe anglo-saksonet e kanë ndarë mendjen që këto politikanët tanë të shumë e shumë zullumeve  s’do të ia hedhin paq dhe që burgu për këta të korruptuar është i garantuar. Por, mesa duket, asnjë nga datat e dhena nga Avokati nuk po rezulton e saktë.

Në teori ngritja e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme, vetingu që po zvillohet, përzgjedhja e prokurorit te pergjithshem me inegritet të lartë e shume mekanizma të tjerë të përdorur do sillnin më shumë drejtësi, por çka ndodh në praktikë është komplet e kundërta, madje dyshoj mos "shkuam për të hequr vetullat e nxorrëm sytë".

Së pari, krijimi i SPAK supozohej të luftonte korrupsionin dhe ta frenonte në maximum atë. Të paktën, të korruptuarit të mendoheshin shtatë herë para se të kryenin korrupsion... Por korrupsioni as nuk është frenuar aspak lere më të jetë dënuar. Vetë prokurorët e SPAK janë në Republikën tonë më të paguarit me rrogat e shtetit shqiptar. U përzgjodhen ata prokurorë që më parë kishin kaluar vetingun, pra u përzgjodhën më të mirët e të mirëve (kryesisht nga prokuroria e Tiranës).

Por SPAK, mesa duket, është tërësisht në gjumë, në kompetence SPAK ka korrupsionin të çdo lloj niveli dhe krimin e organizuar. Korrupsioni në nivelin e lartë siç jane politikanët dhe ministrat ose pse jo dhe vetë kryeministri nuk bëhet fjalë të çohet për gjykim, maximumi fillohet ndonje hetim sporadic, pa asnje lloj rezultati, pra shkurt një vrimë në ujë. Por përveç kësaj të mete, SPAK nuk merret më as raste te nivelit më të ulët të korrupsionit, siç mund te jetë përshembull korrupsioni nga drejtorët e shumtë të Rilindjes. SPAK ia kalon menjëherë prokurorisë së Tiranës për kompetencë, d.m.th “peshq të mëdhenj” jo e jo që s’po kapen nga rrjetat e ndryshkura të SPAK por as cironkat në këtë rast që janë vetë drejtorët e rilindjes, as ato s’po ngecin në rrjetat e SPAK. Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës tashmë pa 12 prokurorët e SPAK, (që janë një vlerë e humbur për prokurorinë e Tiranës), duket sikur e ka humbur takatin fare dhe është komplet e pa aftë dhe për çeshtjet më të thjeshta për t’u zgjidhur dhe hetuar.

Unë personalisht kisha rastin të isha kallzues te një ndër këto prokurorë. Kjo zonja prokurore për 4 muaj me radhë nuk po kthente asnjë përgjigje për kallzimin që kisha kryer. As po thërritesha për t’u marrë në pyetje dhe as po i përgjigjej letrave të mia, siç ishin kërkesat për informin. Por pa pritur, pra fix pas 4 muajsh, kjo zonjë më telefonon. “Kam marrë një vendim”, më thotë. Do t’iu vijë me postë,-shton! A mund ta di çfarë vendimi?- e pyeta. “Më mirë ta merrni vetë në sekretari, tha sepse nuk është etike të thuhet në telefon, tha zonja e nderuar prokurore. Shkoj në prokurori dhe ç’të shohë?! Çeshtja është pushuar, pavarsisht që provat ishin të forta dhe të pakontestueshme. U habita, po mendoja që ka diçka që nuk shkon, mbase zonja prokurore nuk ka arritur të kuptoj akuzën time, po ja vija fajin vetes... Po ndjehesha keq. Vendosa të bëj një kërkim në google për emrin e kësaj prokuroreje. Ç’të shohë! Kjo prokurore kishte pas çeshtjen e një djali që ishte aksidentuar dhe kishte pasur pasoja te renda në shendet, kishte humbur aftësinë të ecte. Çfarë kishte te ngjashme me rastin tim?! Po e njejta skemë, prokuroria nuk e thërret fare palën e dëmtuar, e mban dosjen në zyrë për disa kohë dhe më pas firmos pushimin e hetimit, madje falsifikon dhe firmen e djalit të dëmtuar. U ndjeva i trishtuar, por dhe i lehtësuar në të njejtën kohë, ia hoqa fajin vetes. Jo nuk ishte faji im, ishte faji i prokurores që kishte ngrënë një lugë nga çorba e prishur!

Kjo pra është drejtësia e re shqiptare, e rilindur si vetë shteti e kombi, me peshoren e drejtësisë në dorë e me shallin e drejtësisë në sy, por që kësaj here ky shall është i tejdukshem dhe shihet kush është në të majtë e kush është në të djathtë, pra peshohesh mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat