Asnjë luftëtar nuk i ikën drejtësisë, ngase drejtësia është në anën tonë

Opinione

Asnjë luftëtar nuk i ikën drejtësisë, ngase drejtësia është në anën tonë

Nga: Hisen Berisha Më: 24 qershor 2020 Në ora: 19:52
Hisen Berisha

Republika e Kosovës po kalon kilometrat e fundit të rrugës së pavarësisë shtetërore. 

Ftesat e ardhura janë tendencë e pastër për t’a penguar dhe rrezuar projektin e shtetësisë duke goditur protagonistet e skenës së luftës, që përcaktoj kombin shqiptarë si fitues në luftën çlirimtare anti serbe shekullore. 

Aktakuza e ngritur ndaj presidentit të Republikës dhe kryetarit të opozitës si dy kokat e shqiponjës së UÇKs flet për dështimin final të Serbisë si okupatore në Kosovë. 

Është një fat i madh se kjo ngjarje po ndodh në momentet kur Kosova dhe institucionet e saja kanë në krye të ecjes së vet aleatin e UÇK dhe kombit shqiptare,  SHBA dhe presidentin Trump. 

Ka tashme informacione të mjaftueshme se kjo aktakuzë e ngritur është e tëra si pretekst i ngritur nga kryeprokurori i Millosheviçit dhe artikuluar nga Dick Marty në raportin e Këshillit të Evropës. 

Unë e njohë në qelizë UÇK dhe i njohë nga afër drejtuesit e saj dhe garantoj se pastërtia e tyre do të vulosë edhe një herë me vulën e drejtësisë ndërkombëtare, luftën e drejtë të bijve e bijave shqiptare angazhuar në UÇK.

Populli shqiptarë në Kosovë do të jet ngrohtësisht pranë djemve të vet dhe jam i sigurtë se do t’ia dalim me fitore!

Personalisht rri pranë vlerave të dala nga lufta e UÇKs dhe jam i sigurtë në pastërtinë e këtyre vlerave!

Aktakuza pritet të zgjerohet ngase shumë prej eprorëve të UÇK kanë fletarreste ndërkombëtare me kërkesë të Serbisë por kombi shqiptare dhe institucionet e Republikës së Kosovës do t’ia dalin të administrojnë shtetësinë e fituar përmes luftës së UÇKs dhe gjakut të dëshmoreve derdhur nëpër etapa të ndryshme të historisë dhe të raporteve të përgjakshme sllavo shqiptare. 

Është e rëndë që drejtësia ndërkombëtare ta lirojë kryekriminelin serb Sheshel, me pretekstin se qenka sëmure nga kanceri dhe me akuzua shqiptarët për krime lufte kjo është e rendë dhe e pa pranueshme dhe tepër e padrejtë. Por, "drejtësia më e madhe, është edhe pa drejtësia më e madhe".

Keto teori juridike e ndonjera pseudo e tillë, që tashmë janë ngritur si aktakuzë, mbetet të vertetohet kjo padi ose të hidhet poshtë si e pa mbështetur, nga gjyqtarët e procedures paraprake . Mirepo, unë pres se ashtu siç u sfumuan aktakuzat kundër Hradinajt dy herë, do bien edhe këto padi që për mua janë padi të ngritura nga deshmi të marra prej prokirorëve në Serbi, të cilat më vonë u formuluan nga Dick Marty, të cilat po rezultuan të pa faktueshe duhet ta përballin me padi penale ndërkombëtare, për dëmin politik e juridik ndërkombëtarë që i është shkaktuar Kosovës.

Ju dje pate në TV se një serb u dënua për krime ndaj shqiptareve nga gjykata, me padi vendore, ndaj si mundet që një gjykatë si kjo e Hagës të mos ngrisë asnjë aktakuzë ndaj kriminelëve të konfirmuar serb?

Ju keni vrasjen e Oliver Ivanovicit, vrasje që krejt bota e di se ketë vrasje nuk e kanë bërë shqiptaret as UÇK dhe po heshtet.

Pra nëse vullneti i mire i luftarëve të UÇK, për ngritje të dhomave speciale është deformuar gjatë rrugës, atëherë kjo gjykatë duke goditur figurat themeltare të shtetësisë së Kosovës po godet jo krimet e supozuara por shtetin e Kosovës.

Por, një është e sigurte se nuk do të arrijë ti vrasë politikisht luftetarët e UÇKs. Vërtet se të gjitha raportet e Kosovës janë sulmuar. Por jam i sigurte se asnjë gurë në shtetësinë saj nuk do të bie.

Nuk pres me u ndal kjo procedure! Kjo do të vazhdoje por edhe ne kemi argumente bindëse dhe deklarata politike për të vërtetuar luftën e pastër.

Me gjykimet në GJND në Hagë ndaj z. Limaj e Haradinaj, i kemi vendosur themelet e komunikimit me drejtësinë ndërkombëtare dhe aty tashmë ka plot fakte të pastra të cilat duhet ritreguar.

Për mua aktakuza është politike, ndërsa mbrojtja do të jete faktike dhe jam i sigurtë në fitoren dhe pastërtinë e luftës sonë. 

Nuk besoj se do të arrihet destabilizimi as i bisedimeve në USA dhe as një raport i Kosovës si shtet, sepse themelet e këtij shteti janë ngritur mbi gjakun e familjes Jashari dhe mençurinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës. 

Këto janë garantë të stabilitetit shtetërore.

Ne kemi ecur në rrugën e heronjve dhe kemi fituar.

Do ecim në rrugën e drejtësisë dhe kemi me e konfirmua fitoren.

E njohë pastërtinë e luftëtarëve edhe kjo pastërti do të kristalizohet. 

Goditja është tepër e rëndë por fitorja do të jetë triumfaliste. 

Dalshim faqe bardhe!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat