Çka të mbjellësh, korrë, thotë populli

Opinione

Çka të mbjellësh, korrë, thotë populli

Nga: Hafiz Shala Më: 24 qershor 2020 Në ora: 23:30
Hafiz Shala

Por, është edhe një thënie : Gazi i madhe, kur të mbinë rasadi

Asnjë gjykatë e as kjo Speciale, nuk mundë ta zbehin, zhbëjnë dhe mosrespektojnë reagimin i një populli të tërë i organizuar përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për tu mbrojtë nga çfarosja dhe gjenocidi i organizuarpër ta patur një Kosovë të pastër etnikishtëpa shqiptar por, më pasurit e saja nentokësore e mbitokësore, pretendime të cilat, nuk i shuan as sotë e kesajë pasardhesi ma autoktonë i Millosheviqit të cilat i bënë ish ministri i tijë,sot president i Serbisë, Aleksandër Vuqiq.

Ai, në një prononcim gjatë vizitës së tijë në Mitrovicën veriore pat deklarue së, Milloshviqi, ka bërë punë të mirë por, nuk e kreu si duhët.

Që, do të thotë ate që e theksova ma lartë, spastrimin etnik, vrasje sa ma masovike dhe, debimi jashtëtë shtetit të tyre duke krijue artificialishtë, një popull” nomad” prej shqiptarve më shtet dhe popull autoktonë më shekuj në këtë truall I quajtur Kosovë, tani, edhe si shtet i pavarur e sovran.

Nese dy të akuzuarit kanë qënë udheheqës të lartë të UÇK-së dhe, nese e kanë krye një veprim të mbrojtjës së pragut të shtepisë, pse, në ndër kohë, mbollën atë te keqe që, dorën në zëmër, tentim pa dashje por, ashtu i bjenë, të zbehët UÇK-ja e cila asesi nuk mundë të mos vlerësohët pozitivishtë edhe nga miqtë tanë të cilët edhe e kanë bërë si formë e vetme, në mbrojtje të popullatës duarthatë ndaj një soldateske kriminale, paramilitare duke i përfshirë edhe të burgosurit më akuza kriminale por, që tu ipetmundësia që, në formë amnestie, lë të vrasin shqiptar dhe, të shkojnë të lirë të shtepitë e tyre.

Une, dua ti kutojë përfaqësuesit të Veteranve të UÇ K-së që të reagojnë por, jo më kualifikmin së po akuzohët UÇK-ja sepse, mëgjithë pretendimët e Serbisë që, të baltosët e tërë UÇK-ja, nuk qendronë dhe, kanë deshtue.

Gjykata Speciale, u formue më votimin e Parlamentit të Republiës së Kosovës, e cila, më të drejtë mundë të quhët gjykatë raciste, njënacionale dhe, jo e drejtë në krahasim më gjenocidin të cilin Serbia e ka bërë në Kosovë. Pra, tentim të barazimit të veprimeve vetëmbrojtëse të popullatës së Kosovës më ate të agresionit barbar të Serbisë.

Po, kush ishte ai i cili apo të cilët bënë presionndaj deputeteve që, kjo gjykatë të votohët. Këta të dy të akuzuarit.

Shtrohët pyetja së, pse gjykatat dhe prokurorit e shtetit të Kosovës, nuk u formuen dhe, nuk inicuan hetimet ndaj pretendimeve për krimet eventuale nda qytetarve, në këtë rast, ndaj shqiptarve.

Pra, po të formohej gjykata speciale për krime lufte në Kosovë, nuk ka patur nevojë që të formohët Gjykata Speciale për krime lufte më seli në Hagë dhe, më prokuror edhe të Kosovës në kuadër të kësajë gjykate.

Sjelljët e “ presidentit” dhe veprimet e tijë, kanë sjellë dyshime së, mëgjithate diqka fshihët.

Kërkesa i tijë ndaj Sekretari të Shtetit té SHB-ve për ta shue Gjykatën Speciale, fletë ma shumë së gjithqka.

Askush nuk ja deshironë askuajtë të gjykohët padrejtësishtë dhe pa argumente, ndaj kushdoqoftë, pra edhe ndaj këtyre dy individëve por, viktimat që po pretendojnë së këta të dy ju kanë vra apo, kanë ndikue të vriten të dashurit e tyre, ku, edhe prokurori i kesajë gjykate e cekë së, ka akuza edhe ndaj vrasjeve më motive politike, që duhët respektue, sepse, ata dhe drejtësia, e meritojnë një te vërtetë, më të cilën, ma së e rëndësishmja, që, të pastrohët Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila, do të mbëtët pjesë e ndritshme e historisë së popullit shqiptargjatë në kuadër të luftérave të përgjakshme shekullore gjatë gjithë historisë sé rëndë kombëtare.

Tani, që, më akuzat e Gjykatës Speciale mos të del para kësajë gjykate Kosova por individ, duhët dhenë doreheqje pa kurfar hezitimi pasi, nese ju kujtohët, Serbia, derisa Millosheviqi ishte në burg, ata, pra, Serbia, e gjetën mënyrë për ta helmue në qelinë e burgut dhe, fajin e shtetit për gjenocid ndaj shqiptarve,ti mbetët individit,pra Millosheviqit e jo Serbisë.

Më duhë të ju përkujtojë së, në rastin e ftesës nga kjo gjykatë ndaj Haradinajt, në kohën e Presidentit Rugova, zoti Haradinaj si kryeministër, dha dorëheqje nga pozita e tijë që, vërtetë, ishte gjestë i një burrështeti që, Kosova mos të gjykohët por, individi.

Së, kjo gjykatë është puropolitike, nuk ka kurfar dileme dhe, që fatëkeqësishtë, sipas nevojës, edhe merrë veprime konform interesave të rastit, qoftë edhe në politikën globale.

Nuk është jashtë mëndimit, qoftë edhe spekulues së, Evropa, për të ja qartë hesapët Amerikës, për mendimin tim, vetëm të Administratës së Presidentit Trump që, dallonë nga politika e vërtetë amerikane, mundë të hipotetikishtë té mirrët si “ hakmarrje” për marrje nga dora proqesin e bisedimeve, Kosovë -Serbi, anipse të stërgjatur.

Arroganca e ambasadorit Grenell më rastin e rrëzimt të qeverisë Kurti, një qeveri e zgjedhur nga populli por, që, “kryeneqësia” e Albin Kurtit që, une do të thoja, mbrojtja e interesave të Republikës, sovranitetin dhe integritetit e sajë teritorial, bile, i akuzuar nga ambasadori Grenell së, po i imagjinonte gjoja, planët pë ndarjën e Ksovës, por, i cili, vetë ma në fundë e vërtetojë së, gjoja, këtë e ka kërkue apo ka rrjedhe nga ish Këshilltari për Siguri Kombëtare, zoti John Boloton por, si është e mundur qé zoti Grenell nuk ka patur dijeni.

Deshtojëjë zoti Grenell që, përmes një marrëveshje më Serbinë, zoti Trump ti sigurojë një “ mirënjohje” që ti ndihmojë në fushatën e zgjedhjës së tijë për mandatin e dytë, sepse, deshtimet e kesajë Administrate ishin fatale në tentimin për arritjën e marrëveshjeve paqësore nga disa shtet të cilat i kamë cekë në disa shkrime të mija të para sa dite.

Por, që Kosovës i solli dëmë në shumë aspekte, posaqërishtë në ate të qetësisë dhe sigurimit shtetërore.

Kjo situatë në momentë kyqe për Ksovën, është një grusht i rëndë icii në marrëdheniet ndërkombëtare do ta ja zbehë autoritetin e shtetit të Kosovës që, në një mënyrë, do ti shkonë për shtati agresionit diplomatik të Serbisë ndaj qnjohjeve të Kosovës, më arësyetim së, ky shtet është “ kriminal pasi, në krye të shtetit e ka një president kriminal”.

Tani, pas dorëheqjës së parevokueshme të predidentit, mënjëhere duhët të shpallën zgjedhjët e jashtëzakonshme ndërsa, deri në zgjedhje, detyrën e akryetarit të shtetit sipas Kushtetuesës, duhët ta ushtrojë Kryeparlamentari/rja e Kosovës, që, shteti, mos të jëtë në vakum total.

Qytetarët e Kosovës, në ketë gjendje të jashtëzakonshm politiko institucionale, të jënë të qetë, gjakftofte, mos të bijnë pre e dezinfirmatave dhe spekulimeve por, ti kryejnë detyrat e tyre qytetar, posaqërishtë në kohë pandemie.

Mbesim më shpresë së të akuzuarit të dalin të pafajshëm dhe, Ksova të qendrojë e fortë në këmbët e sajë dhe ti kthehët normalitetit institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat