Ratifikimi i marrvshjes dhe projektligji i amnestie

Opinione

Ratifikimi i marrvshjes dhe projektligji i amnestie

Nga: Ali Hertica Më: 26 qershor 2020 Në ora: 06:33
Ali Hertica

Pjesërisht në ditët tona,ka gjetur vend një pjesëmarrje e theksuar politike si vlerë me përshkrimin e ndryshimit që ndodh me njerëzit,në kalimin nga gjendja natyrore në gjendje shoqërore.E rëndësishme është që tani njerëzit nuk duhet të jenë nën pushtetin arbitrar të të tjerëve.Sipas vrojtimeve të gjendjes natyrore ,sfera politike del nga një sferë tjetër sociale,në kuptimin e saj të pavarur njerëzor.

Mendimet e filozofëve mbi qeverisjen ligjore sipas tyre është që pjesëtarët e shoqërisë nuk kanë ndonjë lloj të drejte mbi sovranitetin dhe ,sipas këtij arsytimi,sovraniteti nuk ka ndonjë detyrim të qeverisë sipas ligjeve.

Sovraniteti ka të drejtë të nxjerr ligje dhe të marrë vendime konkrete,pa u mbështet në ligje.Kjo nuk pengon ,të thuash që një qeverisje e zgjuar,të funksionoj si komandë.Qeverisja duhet të bëhet vetëm në bazë të ligjeve dhe jo vetëm kur qeverisja të bëhet me ligje afatgjate,ku qëndron garancia kundër arbitrarit,se ligjet duhet të jenë njësoj për të gjithë,për të pasurit dhe të varfurit,sikur që do të ishte edhe amnestia.

Ligjet e qëndrushme i përkasin kushtetutës në debatet kushtertuse që eshtë një problem i rëndësishem e drejta për të bindur pasardhës,nëpërmjet të një kushtetute të pandryshueshme ose nëpërmjet ndryshimeve procedurale me shumicë të kualifikuar.Është e vërtetë se pavarësisht se çfarë detyrimesh dhe premtimesh ka bërë një person,ai është i lidhur pas tyre siç janë të lidhur disa politikan dhe qeveritar tëKosovës,sepse nuk mund të bejë asnjë lloj ratifikimi apo marrëveshjeje ,për fëmijët e tyre në të ardhmen.

Thelbi i arsytimeve politike në Kosovë nga qeveritarët mund të thuhet se janë parime të caktuara nga disa faktor nderëkombtar,për qeverisjen e shoqërisë,që nuk mund t’u shmangen asnjë brezi,pa bërë ndonjë gjë joracionale ose jolegjitime.Kryesorja është që një kushtetutë liberale është se me të nuk është lidhur vetëm një brez,ose një tjetër.Është po aq e rëndësishme që kushtetuta të mbështetet në parim dhe sisteme që janë edhe në të ardhmen të nevojshme për të siguruar qytetarët nga qeverisjet arbitrare.Në qoftë se një berz,heq me shumicë votash një kushtetutë liberale apo një marrëveshje dhe në vend të saj vendos një kushtetutë joliberale edhe brezat e ardhshëm më një kushtetutë,që nuk mund të hiqet në të njëjtën mënyrë,me shumicë votash,por i kanë ekspozuar pjesëtarët e shoqërisë para përdorimit arbitrar të pushtetit.Lidhur me këto qe u tha për prirjet totalitare,mund të themi se janë në krah krejt ekundërta,megjithëse mund të shihen më pak rezervë parimet e tolerancës nga qytetarët.Kjo për sa u përket pikëpamjeve të individve janë shumë të dëmshme për shoqërinë dhe me pasoja për vetë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat