Letër e hapur, Emisarit i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Richard Grenell

Opinione

Letër e hapur, Emisarit i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Richard Grenell

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:43
Ragip Guraziu

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, për fajinin e juaj , pasi ju kemi besuar dhe  pasi e kemi pranuar dhe që u mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet. Qytetarët e Kosovës janë të shqetë- suar dhe ata dita-ditës po e humbin besimin ndaj këtyre politikanëve, ndërkombëtarë dhe vendorë, Kjo gjendje ka eskaluar aq shumë, sa nuk ka mundësi për marrëveshje ndërmjet pozitës dhe opozitës, për të formuar  një ekip shtetërore, për t'i dalur ballë për ballë Serbisë, Inatet kanë filluar që kaherë, dhe kjo hallakamë në Kosovë po e gëzon Serbinë. Po kush po mundohet të ''prishë'',  po dihet, Serbia me Rusinë, dhe kundërshtarët tanë, por edhe ne vendorët po kontribuojmë në këtë aspekt për të keq edhe më shumë se kundërshtarët tanë. Serbisë po i konvenon kështu për blerjen e kohës për aspiratat e veta, dhe deri diku ja ka arritur, shi serbët e veriut sa përfituan nga këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019. Me slloganin,hajt se kështu po thotë Amerika.

Po shifet qartë rasti i fundit të Presidentit Hashim Thaçit dhe Shefit të PDK-së,Kadri Veselit,favorizuat Serbinë se sa Kosovën për gjithë këto 21 vite pas lufte, dhe po ju mungon një unitet mbarëkombëtarë SHqiptarë ,Derisa Kryeministri Hoti nuk shkon në SHtëpinë e Bardhë pa zotin e Shtëpisë...

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve serbë u shpërfaqen me luftën e fundit. Qindra vjet babë e gjysh kaçakë, ardhacakët e Karpateve, me dhunime e gjak, dëbime nga trojet e Kosovës,vrasje, masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve, mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia, tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90- ta ku Serbisë ju fut frika në palcë. Dilemat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, janë se ; Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit. Këto dilema dhe shqetësime barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit, që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe. Në këto bisedime teknike siç u quajtën, kemi qenë në dijeni se ato përfunduan në çështje politike.

NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë metoda të tjera të zgjidhjes së problemeve në veriun e Kosovës dhe nuk besoj se do të përsëritet konflikti i armatosur i Serbisë me NATO-n, por as Rusia nuk ka më ''kaçik'' për konflikte, pasi veç është në konflikte me tërë botën. Siç ka nevojë njeriu për njeriun, po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë,që të bisedojnë, krijojnë një unitet. Pasi në Kosovë flitet shqip, marrim frymë shqip, veprojmë shqip, etj. Kosova atdheu ynë i shtrenjtë, i shenjtë, nuk guxon t'i mungojë lira dhe te rri mbyllur në kafaz. Mijëra vjet Kosovës në kokë i kanë kënduar korbat e zi, tani nuk e duam jetën në robëri, kur e kemi të shtrenjtën liri....

Qytetarët mbarë shqiptarë,më të përcaktuarit në Ballkan,dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Evroatlantike,janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve(që më së paku janë të nevojshme te ne), të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarëshqiptare,e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarëshqiptar,me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njohemi identitetin tone,bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikajve tanë po i shqetësojmë serbet,me e permend kombin se ndoshta mos po na hidhrohen, duke menduar se mbrapa nesh janë NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja që kishin metoda të tjera të zgjidhjes së problemeve në veriun e Kosovës, duke na rezeruar një pavarësi të cungur dhe duke e ndsrë Veriun e Kosovës,Dhurat Serbisë.

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, për fajinin e juaj , pasi ju kemi besuar dhe  pasi e kemi pranuar dhe që u mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet. Qytetarët e Kosovës janë të shqetë- suar dhe ata dita-ditës po e humbin besimin ndaj këtyre politikanëve, ndërkombëtarë dhe vendorë, Kjo gjendje ka eskaluar aq shumë, sa nuk ka mundësi për marrëveshje ndërmjet pozitës dhe opozitës, për të formuar  një ekip shtetërore, për t'i dalur ballë për ballë Serbisë, Inatet kanë filluar që kaherë, dhe kjo hallakamë në Kosovë po e gëzon Serbinë. Po kush po mundohet të ''prishë'',  po dihet, Serbia me Rusinë, dhe kundërshtarët tanë, por edhe ne vendorët po kontribuojmë në këtë aspekt për të keq edhe më shumë se kundërshtarët tanë. Serbisë po i konvenon kështu për blerjen e kohës për aspiratat e veta, dhe deri diku ja ka arritur, shi serbët e veriut sa përfituan nga këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019. Me slloganin,hajt se kështu po thotë Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat