Formula e artë që duhet ta sjellë shpresën dhe gëzimin te qytatarët është ndryshimi në zgjedhje

Opinione

Formula e artë që duhet ta sjellë shpresën dhe gëzimin te qytatarët është ndryshimi në zgjedhje

Nga: Ejup Berisha Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:58
Ejup Berisha

Zgjedhjet Parlamentare për ndryshime 2020 në RMV kandidat i domosdoshëm dhe i vetëm në këto zgjedhje  duhet të jetë   Ndryshimi, Qytetarët me bindjent  dhe me vetëdijen e plotë të tyre  duhet ta votojnë ndryshimin. Fitues i absolut i këtyre zgjedhjeve në ambientin politik shqiptar këtu te ne duhet të jetë ndryshimi.

Humbës i sigurtë në zgjedhje e radhës duhet të jetë Status quo-ja bukur e gjatë që ka mbretëruar këtu te ne. Pas bërjes së ndryshimit zot i vetvetes i jetës,i ambientit dhe i pushtetit duhet të jenë qytetarët  që jo vetëmse do të duan por edhe do të dine  ta bëjnë ndryshimin. Çfar duhet të sjell ndryshimi në orët e vona të 15 korrikut ? Ai duhet ta sjell së pari shpresën dhe bindjet e humbura të qytatarëve  pastaj duhet të nisin të vijnë risitë dhe atë jovetëmse me fjalë por edhe me vepra konkrete sepse  qytetarët shqiptar këtu janë stërgopur me fjalë të kota dhe me premtime të zbrazëta të tipit e bëmë këtë e bëmë atë po po e  kemi bërë këtë aha e kemi bërë atë apo dhe kemi bërë shumë gjëra ndërsa në realitet është bërë shum pak. N

dryshimi që do të vjen dhe do të duhet ta mundësojnë Ziadini dhe Afrimi duhet të jetë më i mirë, më shpresues, më premtues,  më pozitiv, më produktiv dhe më zhvillimor. Për qytetarët ndryshimi gjithashtu duhet të jetë  ndrrim i një faqeje të re   drejt një realiteti më tjetërfare e jot ë atij që janë mësuar ta shohin dhe përjetojnë gjatë kohë. Njerëzve duhet tu kthehet dinjiteti i keqpërdorur dhe i nëpërkëmbur këta duhet të fillojnë të ndjehen të zotët e vetvetes dhe e tërë asaj që ua ka falur Perendia siç janë fati dhe lumturia.

Qytetarët duhet ta ndjejnë gjallërinë dhe vibrimet e jetës duke frymuar më lirshëm në realitetin e ri I cili duhet patjetër të vjen sepse  edhe ai ka për detyrim të vjen te ta më 15 korrik pas numrimit të votave dhe tu thotë më kërkuat dhe punuat për mua ja ku më keni. Pra për ndryshimin duhet punë dhe angazhim maksimal sepse ai nuk vjen vetë. Ndyshimin do të mund ta  kenë vetëmse ata qytetarë që e meritojnë. E  partitë opozitare duhet pajetër që ta bëjnë përmbysjen e jo vetëmse  ta sjellin por edhe ta realizojnë ndryshimin. Per Partite që do ta bëjnë dhe do ta sjellin ndryshimin e që në bazë të tij  do të vijnë në pushtet ndryshimi për ta duhet të thotë angazhim maksimal, plot punë e shumë  lodhje dhe shumë pak privilegj.

E për Partitë që kanë  qenë shumë gjatë në pushtet shkuarja e merituar dhe e domosdoshme e tyre në opzitë   do të jetë mundësi për  relax, pushim,për këndellje dhe rifreskim të memorjes për atë se ku janë bërë lëshimet dhe ku është gabuar më së shumti. E kush bën lëshime dhe gabon ai domosdoshmërisht edhe e pëson me qëllim që të vetëdijsohet dhe të mëson se ardhja në pushtet kërkon kujdes dhe vemendje maksimale jo vetëmse për vetveten por më së shumti për qytetarët pronarët e vërtetë të sovranitetit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat