Bota sot urime dhe gëzuar për punën fantstike dhe të shkëlqyeshme 25 vjeçare në hapësirën mediatike mbarëkombëtare shqiptare

Opinione

Bota sot urime dhe gëzuar për punën fantstike dhe të shkëlqyeshme 25 vjeçare në hapësirën mediatike mbarëkombëtare shqiptare

Nga: Ejup Berisha Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:02
Ilustrim

Gazetës Bota sot ia uroj ditëlindjen e njëzetë e pestë dhe i dëshiroj shumë suksese mbarësi dhe përparim në hulmutimin,gjetjen dhe prezentimin e guximshëm dhe  dinjitoz të informacioneve lajmeve dhe në hulumtimin e fenomeneve të përgjithshme shoqërore dhe natyrore që na rrethojnë të gjithë neve në glob.

Aktivitete dhe punë që në fakt i ka bërë po i bën dhe do ti bëjë edhe në të ardhmen Gazeta Bota sot e cila ka lënë dhe po lë gjurmë të pashlyeshme jo vetëmse në shoqërinë kosovare por edhe në shoqërinë mbarshqiptare.Bota sot është një katalog shumë besnik dhe i besueshëm i lexuesve shqiptar adhurues të së vërtetës dhe të realitetit objektiv në ambientin mediatik mbarkombëtar. Bota sot është një llambë shumë e madhe dhe mjaftë e shëndritshme  e cila shumë gjërë e gjatë po ua ndriqon realitetin shqiptarëve drejt rrugëtimit të tyre për zhvillim përparim dhe për arritjen e objektivave madhore kombëtare drejt një të ardhme më premtuese dhe më shpresdhënëse.

Edhe njëher shumë Urime përvjetorin e 25 bota sot jo vetëm gazetës si medium i pavarur shumë real dhe mjaft objektiv por i përuroj e i  përgëzoj dhe i inkurajoj edhe stafin udhëheqës si  dhe kolektivin e  gazetarëve të guximshëm të zotë dhe të palodhshëm që të vazhdojnë me punën e shkëlqyeshme dhe fantastike që po e bëjnë për informimin e bollshëm të drejtë,objektiv dhe në kohë të lexuesve shqiptar për tërë atë që po ndodh, i rrethon dhe i tangon ata në jetën e tyre reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat