Gëzuar përvjetori i 25-të i gazetës prestigjioze Kombëtare “Bota Sot”

Opinione

Gëzuar përvjetori i 25-të i gazetës prestigjioze Kombëtare “Bota Sot”

Lekë Mrijaj Nga Lekë Mrijaj Më 26 qershor 2020 Në ora: 13:59
Gazeta "Bota sot"

Sot, me 26 qershor 2020 është përvjetori i 25-të i gazetës prestigjioze ”Bota Sot”, qe është një ndër gazetatat mediatike ditore me të spikatura dhe të parat nga mes vitet '90-ta, që dha një kontribut të veçantë dhe meritor për Kauzën Kombëtare pikërisht për Çlirimin, Lirinë në Shtetndertim të Republikës së Kosovës.

Ky përvjetor i 25-të i "Botës Sot" që në ballin bart portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, është jo veç një festë e kësaj gazete prestigjioze Kombëtare, por është edhe një festë kulturore mbarëshqiptare për mbarë Shqiptarët e Trojeve tona Arbërore-Kosovë, Shqipëri e mergatë.

Pikërisht dita e sotme është dhe mbetët një festë në deshmi të fjalës së lirë, e cila nga themelimi i saj në Zvicerr, vet shqiptarëve të Kosovës në okupim nga Serbët, i'u dha dhe akoma rreshtasi jep informim mediatik ditor tejët objektiv të pacensuruar e cila gazetë për vizion apo thelb të saj ka rrjedhën e pergjithshme kombëtare, të drejtat dhe lirit e shqiptareve si dhe integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat e saja amë evroatlantike.  Andaj "Bota Sot" si gjithherë qe nga themelimi ishte tejët profesionale dhe mbetet kujdestare e proceseve kombëtare, demokratike, kulturore si dhe integrimeve të gjithmbarshme me një rol të rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve tona të brishta dhe proceseve të tjera me interes kombëtar e euroatlantik.

Edhe një herë të dashur miq, gazetar e udhëheqes të redaksisë dhe juve lexues të "Botës Sot" në Shqipëri, Kosovë e mergatë, në cilësin e publicistit të pavarur, ju përgëzojmë për misionin e sukseseshem 25 vjeçar historik të gazetës "Bota Sot" edhe ju jeni bashkpuntor mbeshtetës dhe shtetndertues të ëndrrës shekullore të Republikës së Kosovës.

Gëzuar dhe u gëzofshi me suksese!


I juaji sinqerisht!

Publicisti Lekë Mrijaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat