Prapaskena dramatike EU - SHBA në kurriz të Kosovës!

Opinione

Prapaskena dramatike EU - SHBA në kurriz të Kosovës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:19
Sherif Ramabaja

Prapaskena dramatike EU - SHBA në kurriz të Kosovës!

Nga : Sherif Ramabaja

Jo vetëm Kosova dhe shqiptarët, po i tërë Ballkani u trondit nga lajmi se si Thaçi dhe Veseli u akuzuan nga Gjykata Speciale e Hagës, vetëm pak ditë nga takimi në SHBA? Nuk mund të quhet rastësi, popërgjigjen mund ta japin vetëm ata që e zien këtë gjellë.

Sipas të gjitha gjasave e tëra u orkestrua nga EU që takimi i New Yorkut të dështoi, sepse primatin në bisedimet Kosovë - Serbi e kishte marr administrata e presidentit Trump, kurse EU dyshonte në, suspendimin e Gjykatës Speciale dhe në shkëmbime territoriale.

Në këtë rast EU, nuk ishte mëpjesë e lojës. Ishte përjashtuar si pjesë e bisedimeve dhe kishte humbur rolin e saj për të cilin bënte përpjekje dhe kishte caktuar personat, të cilët do ta përgadisnin dhe udhëheqnin dialogun.

Rivaliteti EU - SHBA kishte filluar me krizën tregtare, tarifat doganore sidomos për automjetet nga Gjermania, Marrëveshja Atomike me Iranin, nga e cila SHBA ishin tërhequr dhe rivaliteti kishte vazhduar me pagesën e 2% të brutoproduktit që presidenti Trump e kërkonte, sidomos nga Gjermania, për Naton.

Në fund erdhi edhe Coronavirusi që shkaktoi probleme, ku edhe në shtetet e fuqishme perendimore dhe SHBA, shkaktoi trazira sociale dhe politike.

Problem në vete për EU ishte edhe presidenti Trump, i cili me qëndrimin e tij kontraverz nuk përkujdesej për sjellje miqësore, po i nënçmonte burrështetasit e EU. Pra të gjitha këto kanë sjellur një polarizim të panevojshëm dhe gjendjen në arenën ndërkombëtare e kanë acaruar tej mase.

Prandaj balancimi i marrëdhënjeve mes EU dhe SHBA është luhatur seriozisht dhe duhet kohë dhe personalitete me ndikim, për ta riparuar dëmin që është shkaktuar.

E gjith kjo sot që po ndodhë,( fjala është edhe për bisedimet Kosovë- Serbi të përgaditura dhe inicuara nga administrata e presidentit Trump), shoqërohen nga rivaliteti i paparë dhe tejet i rrezikshëm, sidomos për Kosovën.

Kosova si shtet nuk ka gisht në luftën diplomatike SHBA - EU , po mund të bjer viktimë e paqëllimshme e antagonizmave të tyre.

Kosova nuk mund të mbështetet vetëm në EU sepse pa mbikqyrjen apo pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë të SHBA në bisedime, mund të pësoj, gjithnjë siç kishte pësuar në të kaluarën.

Aq më tepër kur haptas vërehet se nga EU, janë caktuar për t´i udhëhequr bisedimet, spanjolli Borell dhe sllovaku Lajcak, që të dy këto shtete e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Është po ashtu e ditur se EU pa pëlqimin dhe përkrahjen e SHBA nuk është në gjendje t´ia ngarkoi vetes barrën në shpinë, të cilën nuk mund ta bartë.

Shtrohet pyetja, ishte rastësi vendimi i gjykatës speciale që pikërisht në prak të takimit në New York, t´i shpallte aktakuzat për Thaçin e Veselin?

Ishte po ashtu rastësi emrimet e dy përfaqësuesve të EU, Borell dhe Lajcak që t´u prijnë bisedimeve Kosovë - Serbi ?!

Të gjitha këto të lënë të dyshosh se ne duhet të jemi shumë të bërgaditur për sfidat e ardhëshme dhe t´i zgjedhim njerëzit kompetent që i mbrojnë dhe nuk i shesin interesat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat