Zoti Xhevdet Mazrekaj, urime 25 vjetorin e Gazetës “Bota Sot”

Opinione

Zoti Xhevdet Mazrekaj, urime 25 vjetorin e Gazetës “Bota Sot”

Nga: Rexhep Torte Më: 26 qershor 2020 Në ora: 18:11
Rexhep Torte

Nuk ka ndjenjë më të fuqishme e relaksuese që ta qetëson zemrën e shpirtin, dhe ta rrit dinjitetin dhe krenarinë, se sa kur i sheh frytet e një pune të suksesshme sy synim jetësor.

Ju përgëzoj për suksesin e arritur të gazetës “Bota Sot”, Juve personalisht, stafin drejtues të gazetës, gazetarët dhe gazetaret aktuale, si edhe tërë brezat e gazetarëve në këto 25 vite pune, guximi dhe entuziazmi për të qenë gjithnjë pranë lexuesit në mënyrë të shpejtë, korrekte dhe të sinqertë.

Me këtë rast u bëj një homazh nderues dhe respektues edhe gazetarëve dhe gazetareve që sot nuk janë midis nesh, por që ishin dhe mbetën pjesë e pandashme e redaksisë dhe që gjithnjë përkujtohen me respekt të thellë nga kolegët dhe lexuesit.

Kënaqësia dhe krenaria më e madhe për çdo njeri është kur përkundër vështirësive, sfidave dhe pengesave arrihet suksesi dhe çmohet puna e bërë.

Çdo nismë qëllimmirë, e pastër dhe dobiprirëse fundin e ka të suksesshëm, sepse punët e dobishme i ndihmon edhe Zoti i Madhërishëm.

Misioni mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar informues dhe sensibilizues i “Bota Sot” ëshë i pakrahasueshëm.

“Bota Sot” është dritare mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare shqiptare informuese.

“Bota Sot” është bërë ushqim ditor informues dhe shpirtëror në tërë botën shqiptare.

“Bota sot” paraqet diell me spektër të gjerë informativ për të gjitha ngjarjet dhe sferat e jetës

Në punën time si gazetar prej më shumë se gjysëm shekulli, “Bota Sot” më enthuziazmon me përkushtimin e saj në krijimin e ambientit gazetaresk për shprehjen e mendimit të lirë, korrekt të sinqertë dhe edukativ.

Ju uroj nga zemra, Juve, stafit drejtues dhe tërë gazetarëve e gazetareve shëndet dhe suksese të mëtejme në punën Tuaj të vështirë, por fisnike, të nderuar dhe të respektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat