Rezoni i quajtur si “Bota sot”

Opinione

Rezoni i quajtur si “Bota sot”

Nga: Bekim Rexhepi Më: 26 qershor 2020 Në ora: 22:58
Bekim Rexhepi

Bota sot, ende mbete një gazetë dhe medium interesant, sidomos viteve të fundi kjo gazetë ose ky medium ka ndryshuar në temat nacionale, aty nuk ka më qasje vetëm një subjekt politik, siç ishte në fillim kur kjo gazetë ishte ose perceptohej thuajse tërësisht një organ publik e politik i një subjekti politik i LDK-së, por tani është bërë kryesisht një gazetë, përkatësisht medium kombëtar sepse nuk mbështet asnjë subjekt, i cili devijon nga çështja madhore kombëtare.

Gazeta dhe mediumi “Bota Sot”, kritikon dhe japë mendime, sugjerime për secilit subjekt politik, madje edhe i udhëzon me ide ato se si të sillën në pajtueshmëri dhe interes nacional...

Kjo është arritur falë krijuesit të madh Teki Dervishit, një kapital i fortë i mendimit kombëtar, Tekiu fatkeqësisht nuk është realisht në përvjetorin e saj, por ky përvjetor i “Bota Sot”, realisht nuk mund të jetë pa emblemën e Teki Dervishin në çdo përvjetor. Sa herë e kujtojmë suksesin e “Bota Sot” na del para Teki Dervishi, krijuesi i madh i letrave shqipe dhe i mendimit unik kombëtar...

Në ditët e sotme dukshëm shumica e gazetave janë shndërruar në mediume elektronike dhe kjo nuk është një risi për shqiptare, por është risi për mediumin dhe gazetën që ka si çështje të rëndësishme përshtatshmërinë vet me njerëzit. Siç dihet ndër praktika e hershme ka pasur gazeta të mbyllura, sipas rregullit dhe qëllimit të diktuar njerëzit janë mbledhur dhe janë dresuar me opinionin e caktuar. Kosova ka pasur në të kaluarën disa gazeta gjysmë të mbyllura dhe me staf dhe në rreth po ashtu me njerëz të ngushtë. Tani nuk mund të flitet për këtë lloj gazetarie në sistemin pluralist, në demokraci sepse është e dënuar të vdes me tregun, ku nuk ka më një gazetë, por ka aq gazeta e revista sa shpërthimi i ideve dhe mendimeve ka horizont.

Në këtë horizont “Bota Sot”, ka rol të rëndësishëm si gazetë dhe medium në afirmimin e kuadrove të reja, në mos të zërave të rijnë që shfrytëzojnë hapësirën dhe pluralizmin e saj.

“Bota Sot” nuk duhet të ndali udhëtimin e vet edhe përtej asaj qe ne e shohim si domosdoshmëri të ngritjes dhe zhvillimit të shoqërisë dhe demokracisë. Shoqëria dhe demokracia duhet të jetë/rrugëtimi i vetëm i një mediumi serioz në një vend, dhe këtë gjithnjë do ta dua që kjo gazetë apo ky medium ta ketë orientim.

Shoqëria jonë shqiptare edhe përkundër ngritjes dhe zhvillimit ka pasur edhe tronditje të thella, siç janë shfaqur krimi i organizua, korrupsioni i organizuar dhe ligjësia e kapur. Në këtë tronditje siç e thash është e vështirë shfaqja e një gazete, por ajo ka këtë rol që të demaskoi edhe krimin e organizuar, korrupsionin dhe ligjin e shpërdorur nga politika. Gazetat janë të parat që do të goditet nga sulmet, madje edhe janë goditur për këto shkaqe. “Bota Sot”, është goditur sa herë që nuk ka pranuar të heshtë, dhe do të goditet sepse nuk do të heshtë asnjëherë, kur është në pyetje interesi kombëtar. Më këtë “Bota Sot”, nuk ka kompromise, ajo do të jetë e pakompromis më të gjithë ata që tinëzarishtë apo hapur luftojnë interesin e qytetarëve shqiptar. Kjo luftë me sensasivët antishqiptar nuk do të mbarojë kurrë për “Bota Sot”, derisa ata të zhduken fare.

Ndër të tjera “Bota Sot” ka edhe një objektivë që duhet ta zgjerojë, më gjithsej ajo ka shtrirjen e vet, interesi për kulturën e artit dhe të letërsisë që zgjerojnë kapacitet e kombit rreth civilizimit.

Dua që këtë herë, ndofta me kaq të uroj përvjetorin e gazetës në të cilën unë ndjehem mirë po aq sa edhe me rivalen e saj “Kohaditore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat