Historia u bë aktakuza kundër Hashimit dhe Kadriut

Opinione

Historia u bë aktakuza kundër Hashimit dhe Kadriut

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 27 qershor 2020 Në ora: 07:23
Kadri Veseli, Hashim Thaçi

Kuptohet, akuzimi I cilit do shqipëtari, lidhur me veprimet apo luften e UÇK-s më dhemb në shpirt, qofshin ata Hashimi, Kadriu apo kush do çoftë, pavarsisht bindjes time lidhur me veprimet e tyre si politikaj, si lider të shtetit. Kjo aq më tepër kur, kriminelët e shumt serb, akoma sjellen pa therrë në këmb.

Kalimthi, edhe një herë, më duhet të thëm se këto gjëra ndodhin falë lëshimeve të shumta, të pushtetarve, në procesin e formimit dhe udhëheqjes së shtetit, proces ky në të cilin, drejtpërdrejtë, kanë qenë vazhdimisht të involvuar edhe Hashimi edhe Kadriu. Tani, a mos po I paguajn mu ato lëshime, mosdijen e mjaftuar për shtetin dhe mbi shtetin dhe, ngulimin për të qenë të pazavendsueshëm.

Sidoqoftë, qëllimi I reagimit tim është një vështrim I shkurtër, në aspektin profesionalo-juridik, nga se lexoi dhe dëgjoi mendime të ndryshme, madje u bë bujë kjo çështje. Nuk pretendoi të lëshohem, në këtë moment, se a ka bazë apo jo aktakuza e ngritur. Shkurtazi do përpiqëm të elaboroi faktin se, a cenohet drejtësija apo jo me faktin e publikimit të aktakuzes, në çka zhvillohen polemika të shumta.

Sëpari, Prokuroria dhe Gjykata, në sistemin juridik të cilit do shtet, qoftë edhe në sferen e gjykatave speciale, paraqesin dy institucione të ndara, të veçanta. Me fjalë tjera, Prokuroria kërkon zbatim të hetimeve, ngritë aktakuza, ndërsa Gjykata edhe zbaton hetime dhe gjykon, përveq tjerash, edhe sipas aktakuzave të Prokurorisë. Iu lutem, çdo kerkesë e prokurorisë, ndaj edhe aktakuzat, nuk paraqesin akte sekrete, përveç në se ajo I konsideron sekrete, për shkak të efikasitetit të procedures. Prandaj, shpallja publike e aktakuzes, nuk paraqet shkelje te të drejtave individuale apo institucionale. Këtë aq më parë kur, përgjithësisht është e njohur se, askush, nuk mund të konsiderohet fajtor para përfundimit të procedures me aktgjykim të plotfuqishëm të gjykates.

Mu para përfundimit të këti opinioni, më ndodhi dhe e degjova Kryetarin Thaqi duke folur në RTK, për numrin e viktimave, numrin e të shpërngualve gjatë agresivitetit gjenocidial të Serbisë dhe, prap më shkon mendje, të cilen shum herë e kam shprehë, se çka bëri shteti I Kosoves gjerë sot. Hyri në gjynah me popullin e shkret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat