A.Kurti dhe VETËVENDOSJA e kundërshtuan në kohën e duhur Gjykatën Speciale  

Opinione

A.Kurti dhe VETËVENDOSJA e kundërshtuan në kohën e duhur Gjykatën Speciale  

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 27 qershor 2020 Në ora: 11:08
Skënder S. Kapiti

Protestat që mund të bëhen kundër Gjykatës Speciale njëkohësisht dhe pavarësisht se publikisht nuk bëhen kundër aktorëve dhe autorëve vendor individual e partiak politik të cilët e pranuan dhe e miratuan këtë Gjykatë, ato janë indirekt edhe kundër këtyre të fundit pasi politika kosovare dritëshkurtër e politikanëve injorantë dhe interesaxhinj ka bërë një “faj” të rëndë politik që e pranuan dhe e votuan këtë gjykatë.

Pra, faji pse u ngrit gjykata Speciale nuk është i ndërkombëtarëve por është kryekëput i politikës shqiptare vendore të Kosovës, politikë e cila nuk ishte e interesuar për luftën kundër krimit të organizuar, as për zbardhjen e ndëshkimin e krimeve të tjera, as për luftën kundër krimit të korrupsionit e të krimit të hajnisë  e zhvatjes së pasurisë e parasë publike.

Prandaj politika kosovare duke qenë e tillë, dhe si ajo edhe drejtësia në Kosovë, atëhere nderkombëtarët i bënë presion politikës në Kosovë që të miratojë Gjykatën Speciale, pra u veprua ashtu sikurse edhe në Shqipëri  ku SHBA dhe BE me zor dhe me presion e detyruan politikën në Shqipëri që të miratojë VETING-un, pavarësisht se politikanët dhe krerët politik nuk e dëshironin një gjë të tillë.

Protestat jo vetëm të OVL- UÇK-së por edhe ato të shoqërisë civile kundër Gjykatës Speciale për të mbrojtur vlerat e Luftës së drejtë dhe të pastër të UÇK-së, ato protesta  janë të drejta dhe të motivuara moralisht, ligjërisht dhe kombëtarisht  në emër të të drejtave dhe të lirive njerëzore e kombëtare kundër krimeve dhe genocidit serb. Politikisht këtë mbrojtje e ka bërë në kohën e duhur VETEVENDOSJA e cila ka qenë dhe e ka kundërshtuar me vendosmëri këtë gjykatë, dhe kjo ka qenë arsësyja pse unë e kam simpatizuar dhe e mbështes  akoma më shumë edhe sot politikën e Albin Kurtit dhe të VETEVENDOSJES.

OVL e UÇK-së ka protestuar me të drejtë kundër Gjykatës Speciale para dhe pas miratimit të saj nga parlamenti i Kosovës.

 KUJTOJMË:  Komunikata për media të OVL UÇK-së:

“Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare; duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirin ë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare; Me këtë rast ftojmë qytetarët pa dallim, që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, sepse nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare”, thuhej në komunikatë. “

Mbështetje kësaj proteste i ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje.

Në një komunikatë për media të kësaj lëvizje thuhjt se përveç protestës deputetët e VV-së do të zhvillojnë betejë edhe brenda Kuvendit për të hedhur poshtë propozimin për këtë “padrejtësi speciale”..

Kujtojmë edhe deklaratën e plote  të VETËVENDOSJES një ditë para protestës së organizatave të dala nga lufta kundër miratimit në kuvënd të Gjykatës Speciale

 

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dhënë të gjitha argumentet politike dhe juridike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në tryeza dhe prezantime publike, në konferenca për shtyp, në tubime me qytetarë anekënd vendit, në takime me përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë dhe në çdo forum të mundshëm për të treguar që Gjykata Speciale është një prej padrejtësive më të mëdha që po i bëhet Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë.

Ne jemi kundër kësaj gjykate të stisur enkas për të degraduar sovranitetin e shtetit të Kosovës, luftën çlirimtare dhe vetë drejtësinë. Prandaj ne përkrahim protestën që organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të zhvillojnë ditën e premte, data 29 maj, në ora 10:00, para Teatrit Kombëtar në qendër të Prishtinës.

Ndërkohë që protesta do të mbahet jashtë parlamentit, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në bashkëpunim me të gjithë deputetët e tjerë që janë shprehur tashmë kundër kësaj gjykate, do të zhvillojnë betejën e tyre brenda Kuvendit për ta hedhur poshtë propozimin për këtë “padrejtësi speciale”.

I bëjmë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste. Brenda dhe jashtë institucioneve, vetëm kështu mund të ndalet shkatërrimi që po i përgatisin shtetit të Kosovës! 28 Maj 2015  

Por, tani kur akuzohet  nga Specialja Presidenti Thaçi i cili është personi kryesor i cili  e ka përkrahur ngritjen e kësaj Gjykate lind pyetja se: përse Thaçi dhe të tjerët  ishin dakord  para 5 vitesh për Gjykatën Speciale, dhe pse tani kur kjo Gjykatë e akuzon Thaçin , kjo Gjykata duhet të zhbëhet?!

Kryeministri Hoti nëse do të organizohen protesta nga OVL kundër Gjykatës Speciale ai duhet të rreshtohet përkrah tyre. Kjo sepse Hoti e ka “detyrim” që ta “mbrojë” tashmë Thaçin pasi falë tij u rrëzua qeveria KURTI dhe kundërshtari më i madh kundër Gjykatës Speciale, e ndërsa  sot është kryeministër, dhe po Thaçi si dhe LDK-ja e  Hotit ishin  aktorët e pranimit të Gjykatës Speciale por edhe puçistët  e rrëzimit të qeverisë legjitime KURTI të VETEVENDOSJES  e cila ka qenë kundërshtarja më e madhe edhe kundër Gjykatës Speciale. Prandasj rrëzimi i qeverisë KURTI ishte një tjetër faj i madh i politikës së vjetër në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat