Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duhet të japin dorëheqje të parevokueshme, nëse ia duan të mirën Kosovës..!

Opinione

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duhet të japin dorëheqje të parevokueshme, nëse ia duan të mirën Kosovës..!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 27 qershor 2020 Në ora: 12:19
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer; “Nëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfìda tjera..”!

Pra, nëse as kësaj radhe Hashimi dhe Kadriu nuk e marrin seriozisht këshillën e mikut tonë amerikan, ekspertit dhe analistit politik me renome botërore, siç është Daniel Serwer, i cili madje qartë dhe me kohë ua ka tërhequr vërejtjen, sidomos Hashimit, për rrugën dhe politikën e tij tejet të gabuar kundrejt Serbisë dhe kauzës shqiptare në Ballkan, ky mos reflektim dhe kjo heshtje e tyre nënkupton se Hashimi dhe Kadriu me vetëdije duan që Kosovën ta fusin në një krizë të rrezikshme politike, pasojat e së cilës mund të jenë tepër të mëdha për shqiptarët !

Kosova është shumë më e madhe se sa një Hashim dhe një Kadri Vesel, sepse tek e fundit, çdo shqiptar e ka obligim kombëtar dhe ligjor që ta mbrojë atdheun e vet kur ai rrezikohet dhe sulmohet nga çfarëdo armiku. Andaj nisur nga ky parim, sado që një individ apo një grup ka sakrifikuar dhe luftuar në mbrojtje të Kosovës, nuk guxon dhe as nuk mundet që meritat kolektive për mbrojtjen e atdheut t’i përvetësojnë si merita personale, duke i keqpërdorur ato për qëllime politike dhe karrieriste, ndoshta edhe si kamuflim, siç kanë vepruar Hashimi dhe Kadriu bashkë me shokët e tyre në këto 20 vitet e fundit..!?

Prandaj, duket qartë se këta dy protagonist të luftës dhe paqes në Kosovë me të bërat e tyre, kryesisht të gabueshme si dhe jashtë çdo konteksti historik nëpër të cilin po kalonte Kosova, na rezulton se këta dy siamezë, ose ishin tepër naiv si politikanë me edukim fshatar, ose kanë qenë krejt të papjekur politikisht për t’i dalë në ballë udhëheqjes së Kosovës. Madje, pa ndonjë bagazh të mjaftuar moral dhe politik, e që më në fund për shkak të ambicieve të tyre për pushtet të cilat ishin më të mëdha se sa e kishin kaçikun, sot po iu kthehen si bumerang, për të cilat gabime duket se do paguajnë çmim të lartë..!

Aktakuza ndaj këtyre dy ish “komandantëve” të UÇK-së, e ngritur me 2 prill por e publikuar me 24 qershor 2020 nga ana e             Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me dhjetë pika për shqyrtim nga Gjykata speciale, ku “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat edhe për vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura, të dyshuar se janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme..”, pa dyshim se është një aktakuzë shumë e rënd e cila sot rëndon mbi këta dy “politikanë” të dalë nga krahu i luftës!

 Andaj e them, sado që mund të kenë qenë të shokuar nga ky akt i Gjykatës speciale për Kosovën, duhet cekur faktin se janë pikërisht Hashimi dhe Kadriu ata të cilët kanë bërë presion, madje edhe i kanë detyruar deputet e Kuvendit  të Kosovës që ta miratojnë ligjin për themelimin e kësaj gjykate, kështu që sot nuk mund të arsyetohen se nuk e kanë ditur se e njëjta gjykatë pas themelimit do të ngritë akuzat e para ndaj tyre..!?

Mbase, çdo arsyetim tjetër apo fajësim të tjerëve për veprimet e tyre të gabuara politike, pas aktakuzës së ngritur ndaj tyre, ato nuk kanë më kurrfarë ndikimi për ndryshimin e kësaj situate të komplikuar politike në të cilën është futur Kosova, veçse si akt i vetëm dhe i domosdoshëm iu mbetet akti i dorëheqjes nga të gjitha funksionet politike që aktualisht mbajnë në shtetin e Kosovës!

Përndryshe, po qese nuk japin dorëheqje qysh sot, rezulton i qartë vendimi i tyre (i gabuar) se do ta kundërshtojnë dhe refuzojnë vendimin e Gjykatës speciale për ngritjen e aktakuzës ndaj tyre, gjë e cila do jetë rruga më e dëmshme për Kosovën, sepse që vendin tonë do ta çon drejt izolimit ndërkombëtar si dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj tij nga ana e BE-së.

Së paku, Hashimi dhe Kadriu do duhej ta kursenin popullin shqiptar nga ndonjë ndëshkim i ri që mund të vjen më pas nga vendet evropiane, dhe këto masa do ishin fundi i pavarësisë dhe lirisë së Kosovës, të fituara me aq shumë gjak, sakrifica dhe mijëra dëshmorë të rënë për liri..!

Hashim, Kadri, jepni dorëheqje sa më para, sepse kthim prapa nuk ka, Evropa i ka marrë vendimet e saja dhe ju asgjë nuk mund të ndikoni në politikën e saj kundrejt Kosovës, sepse jeni ju vetë ata që e keni shpërdoruar pa sens dhe pa ndjenja kombëtare luftën çlirimtare, siç edhe rastin ideal që e pati Kosova që të bëhej pjesë aktive e proceseve të reja ekonomike dhe politike në Evropë e më gjerë, ju të dytë e keqpërdorët; sepse ose nuk deshët ta kapni momentumin për ta çuar përpara Kosovën, ose interesat dhe ambiciet e juaja megalomane ua kishin verbuar sytë e ballit..!?  

Tani ka ardhur koha e ballafaqimit tuaj me vetveten, deshët ju apo nuk deshët ..!?        

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat