Fati i pandemisë është tani në duart tona

Opinione

Fati i pandemisë është tani në duart tona

Nga: Dr.Aurora Meta-Dollenberg Më: 28 qershor 2020 Në ora: 18:36
Dr.Aurora Meta-Dollenberg

Pavarësisht kufizimeve te jetës së përditshme COVID-19 do të vazhdojë të na shoqërojë për një kohë të gjatë. Ecuria e pandemisë në javët vijuese mund të ketë pasoja të rënda nga COVID-19 në Shqipëri, nëse e neglizhojmë seriozitetin e situatës aktuale.

Virusi do të jetë i pranishëm përgjatë gjithë vitin 2020 dhe sjellja jone si qytetar duhet ti përshtatet me rigorozitet këtij fakti, pra dalja nga izolimi duhet shijuar me shumë kujdes dhe pa euforinë e pushimeve verore. Rreziku kryesor është që shpërthimet lokale mund të bëhen gjithnjë edhe më të shpeshta dhe mbase edhe të njëkohshme në zona të ndryshme, në këtë moment mund të mendojmë se kemi arritur valën e dytë të infektimit.

Të gjithë duhet të vazhdojmë të jemi vigjilent dhe të respektojmë rregullat e distancës dhe higjenës.

Kjo do të jetë normale e re për disa muaj në vijim, se sa do të jenë ende nuk e dimë. Po të gjithë ne mund të kontribuojmë për të evituar një valë të dytë agresive infektimesh, mund ta parandalojmë, është në duart tona, është përgjegjësia jonë. Ndërkohë, situata duket optimiste pasi numri i studimeve të viruset po rritet dhe po shohim gjetje të reja. Rezultatet e deritanishme tregojnë se vaksina është me efikasitet të sigurt dhe tolerohet mirë.

Asnjë efekt negativ serioz nuk u gjet brenda 28 ditëve pas vaksinimit. Antitrupat u formuan në pjesëmarrësit me një rritje të konsiderueshme pas 14 ditësh. Kulmi i prodhimit të antitrupave u mat 28 ditë pas vaksinimit. Vaksinimi do të fillojë të aplikohet pas dy javësh në popullatën më të rrezikuar në Gjermani, pra shumë më shpejt se sa ishte planifikuar, për të ulur një progresion fatal që mund të ketë vala e dytë në vjeshtë.

Por mendoj qe virusi është ende një kërcënim për Shqipërinë, ndërsa hapja e shkollave të planifikuara për tu hapur pas pushimeve verore, duhet të shoqërohen me koncepte të mira higjene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat