Problemet që zëshëm po e dridhin Kosovën?!

Opinione

Problemet që zëshëm po e dridhin Kosovën?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 30 qershor 2020 Në ora: 23:09
Skënder Mulliqi

Prodhimi me civilizues që historia  mbanë mend është shteti i të gjithë qytetareve.Nese nuk është , atëherë kjo do të ishte  dënimi më i madh në politikë  për qytetarë.Kur bëhën klasifikime , shteti mund të zhytet në kaos.Shteti i ri i Kosovës  ende nuk i ka të gjitha  atributet e një shteti  normal . 

Një shtet i tillë humbet në agoni, në fundamentalizma të ndryshme.

Diktaturat për shumë kohë na shkaktuan trauma , dhe kjo logjikë sikur nuk po përfundon.Interesi përsonal dhe interesi partiak janë ngritur mbi interesat e përgjithshme , dhe kjo sigurisht  bëhët  e rrezikshme.Ata që e njohin situatën në Kosovë , dhe të cilët për zemer e kan Kosovën, duhet ta ngrisin zërin për qdo rrezik që i kanoset .Rreziqet janë të ndryshme në formë dhe përmbajtje , të cilat rreziqe marrin edhe  formen politike .Problemet  zëshem janë duke e dridhur Kosovën.Problemet e fundit vendin e kan futur ne telashe edhe më  të mëdha ,siq  është vazhdimi i dialogut në palën serbe.Rënja e një qeverie, të dalë nga vota e lirë, pastaj rrezimi i saj,  formimi i qeverisë nga partia e dytë fituese e zgjedhjeve, që ishte jashtë praktikave të deritashme , dhe së fundi ngritja e aktakuzave ndaj Thaqit dhe Veselit nga Gjykata Speciale ,  janë peshë  tepër e rëndë për Kosoëvn e vogël.Të gjitha këto ndodhen në kohë pandemie globale.Nje problem i pamatur e lind problemin tjetër edhe më  të madh politik.Tash, Kosova ka ardhur në zgripc edhe me te theksuar , të bëhët  reformatizimi i qeverisë Hoti ,apo të shkohet në zgjedhje të reja.Për mendimin  tim ,më mirë do të ishte që bisedimet  më Serbinë ,të fitojnë më shumë  në legjitimitet,  të shkohet në zgjedhje të reja . Në Kosovë , deri më sot për fat të keq po mungon përgjegjësia dhe morali politike.U keqpërdorë   prona shoqërore.

Më këto mjete disa u bënë edhe milionerë ? Kjo është porosia më e keqe  për qytetarët, të cilat kan mbetur pa të drejtat e tyre fundamentale –pa mjetet e tyre ekzistenciale.Ende  nuk mund të flasim për shtet normal. Nuk kemi mundësi  më gjitha  këto probleme të grumbulluara , të inkuadrohemi në strukturat e Evropës së Bashkuar. Zaten  evropianet dhe Amerika,  nuk e duruan mentalitetin e egër ballkanik dhe as spicat nën rrota , të disa drejtueseve të  shtetit të rajonit, e as të Kosovës.

Duket së ata si rrugë të vetme të largimit të autokratëve ballkanik nga pushteti, po e shohin përmes Vetingut në drejtësi,e në Kosovë, duke e shfrytëzuar edhe punën e Gjykatës Speciale, të cilët vet e prunë të dera.Këta njerëz të politikës ballkanike kan filluar ti rrezikojnë edhe interesat e tyre strategjike ne rajon.Mbrenda  gadi shkatërruan gjithqka. Paratë e popullit   u  shfrytëzuan për interesa  private   , dhe për parti politike.Klasa jonë politike krijuan  imazh  jo të mirë   për Kosovën , se e rrëzikuan me veprimet e tyre  edhe ekzistenecën saj ... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat