Armiku nuk flen

Opinione

Armiku nuk flen

Nga: Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:09
Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili

Perëndimi është i perçar, fatkeçësisht ne edhe me të perçar.

Nëse nuk arrijmë një unitet të spektrit të gjerë të klasës politik duke i  lëm anash  teket, inatet dhe interesat tona, kurrë - kurrë nuk do të kemi një shtet të fortë e stabil për të qenë faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Shteti ynë kurrë nuk ka qenë më në rrezik që  njëzet vitet e pas luftës.

Klasa jonë politik le  të mendon mirë, se armiku nuk flen, duke punuar natë e ditë  për çnjohjen e shtetit tonë Kosovën.

Serbia me propagandën e sajë të njohur në vazhdimësi është duke propaganduar kundër nesh e rasti më i freskët dhe  i hidhur është rasti i tanishëm i ngritjes së  Aktakuzës kundër Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, që është pikërisht një goditje e rëndë dhe dëmtimi i drejtpërdrejt Imazhit të vendit karshi faktorit  ndërkombëtar, që kjo goditje vjen direkt nga pjella e probagandës serbe, fillimisht duke dëmtuar rend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e derdhur për lirinë e vendit. 

Të bashkuar  mund ti sfidojmë të gjithë ata që mbjellin vrerë, e bëjnë propagandë kundër një shteti më të ri në botë i cili u krijua fal UÇK-së me luftën e sajë të drejtë e të pastër si loti dhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat