A po e luan Thaçi rolin e “Kult” presidentit!

Opinione

A po e luan Thaçi rolin e “Kult” presidentit!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 1 korrik 2020 Në ora: 12:31
Hashim Thaçi

Me rastin e vdekjes së diktatorëve, në ato shtete prej nga vinin paraqitej gjendje e zymt, sikurse erdhi fundi i botës. Propaganda shtetërore dhe mediatike pëqëndrohet dhe japin pamje të vajtimit kombëtar.

Kështu kishte ndodhur edhe me vdekjen e diktatorit Hoxha dhe të gjith diktatorëve të tjerë.

Sot në botë diktatorët kanë ardhur, për fat të mirë, duke u zvogluar, po ende priten vajtime me rastin e vdekjes së tyre.

Ne sot në kosovë nuk mund të themi plotësisht se presidentin e kemi diktator, po lirisht mund ta quajmë një autokrat i tipit të Erdoganit dhe Ramës në Shqipëri.

Këtë presidenti aktual Thaçi po e vërteton me veprimin e tij më të ri, duke refuzuar që ta paraqes dorëheqjen e tij edhe pse publikisht u akuzua nga Gjykata Speciale e Hagës, për krime lufte.

Askush Thaçit nuk ia dëshiron ngarkimin me gjëra të tilla, nëse nuk i ka bërë, po vetë vendimi i një gjykate të tillë do të duhej ta nxiste ne veprim, për të marr hapin e duhur në të mirën e Kosovës.

Refuzimi i dorëheqjes, vetëm sa e tumir thënjen e kultit që krijohet për persona të tillë : nëse unë shkoj, kush do t´i udhëheq bisedimet për Kosovën? Apo nëse unë e dorëzoj postin, çdo të bëhet me Kosovën?! Kush do ta zgjidh dhe kush do ta arrij marrëveshjen Kosovë - Serbi.

Ky është thelbi i esencës, sepse njerëzit krijojnë kulte, po edhe individët e tillë si Thaçi mendojnë, po mos të ishte ai në krye të shtetit, do mbaroi Kosova.

Më e rëndësishme do të ishte të mendohet se një i akuzuar i tillë, pa marr parasysh a është vërtetuar aktakuza apo jo, sa i dëmton interesat shtetërore, nëse vazhdon ta mbaj postin e presidentit.

Si do të reagoi bashkësia ndërkombëtare ndaj një veprimi të tillë? Pastaj sa qëndron mendimi se po mos të ishte Thaçi, Kosovës s´ka kush i prin.

Mendimet e tilla sa janë absurde, aq janë edhe të rrezikshme sepse njerëzit krijojnë apo identifikohen me figura të tilla duke i shëndërruar në kulte.

Këtë më së mirë do ta spjegonin psikologët, po ne kemi vuajtur duke krijuar figura të tilla të kultit, duke i ngritur në qiell dhe duke vajtuar për ta.

Është koha që ne të përshëndetemi nga figurat dhe personat e tillë që luajnë apo tentojnë ta luajnë rolin e autokratit apo të një minidiktatori, siç shpesh këtë rol ia mveshin vetes Rama dhe Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat