“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, rrezikon mirëqenjen e Zjarrfikësve të Kosovës”

Opinione

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, rrezikon mirëqenjen e Zjarrfikësve të Kosovës”

Nga: Tahir Ahmeti Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:06
Tahir Ahmeti

“Me status të padefinuar juridik, me kushte të këqija pune dhe pajisje të stërvjeteruara, me pagat ndër më të ultat në sektorin publik, zjarrfikësve shpëtues të Kosovës po i’u rrezikohet mirëqenja për ta dhe familjet e tyre.

E vetmja shpresë për fillimin e zgjedhjeve të problemeve, për këtë kategori të punëtorëve të sigurisë, ishte ligji i ri i pagave, ku parashihej të kenë koificientin 2.2 (525 euro, paga bazë) si dhe pagesen e rrezikshmëris (40% të pages bazë) për punën specifike që e kryejnë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, është zhgënjyes dhe shokues, për zjarrfikësit e Kosovës.

Veprimet sindikale të zjarrfikësve për shprehje të paknaqësis, duket se janë të pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat