Kosova në sytë e botës

Opinione

Kosova në sytë e botës

Nga: Skënder Karaçica Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:52
Ilustrim

Serbia e Milloshevqit në Kosovë kishte më shumë se 50 mijë  trupa ushtarako-policore-paramilitare, që bëri krime ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur, në shuarjen e substancës kombëtare deri në shkallë të gjenocidit!

Në Kosovë, nuk ka katund e as familje shqiptare që nuk kanë të vrarë e të zhdukur!

Në Kosovë nuk ka asnjë familje serbe që u janë vrarë e djegur familja dhe fëmijët e tyre!

Atëherë, pse BE-ja  po i mbyllë sytë para  krimeve dhe para orëve të gjenocidit fashist të Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës...?

Atëherë, pse BE-ja po e barazon viktimën(shqiptarët dhe Kosovën)me shtetin agresor dhe tërë aparatin ushtarako-policor-paramilitar të Serbisë, që ka bërë krime në substancën kombëtare për zhdukje e shfarosje deri në gjenocid?

Kriminelet e të gjitha formacioneve fashiste në Serbi kundër shqiptarëve dhe Kosovës, sot me buzë në gaz dhe si heronj të këtij shteti po shëtisin të lirë në sheshet e Serbisë dhe në Beograd...!

Evropë, leni me një anë skenarët e vjetër...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat