Kosova dhe aktakuzat në Gjykatën Speciale në Hagë

Opinione

Kosova dhe aktakuzat në Gjykatën Speciale në Hagë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 00:12
Skënder Karaçica

Në Beograd, yryshet e gjeneralëve serbë me fytyrën e vertetë të sajmit të shpifjeve ordinere kundër Hashim Thaçit!

Këto ditë në Beograd në të gjitha mediumet elektronike dhe të shkruara,po dalin  yryshet e gjeneralëve të ushtrisë serbe(1990-1999),që po tregojnë haptas para opnionit serb dhe atij botërorë se tërë aktakuza e (përgatitur)më parë për Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi dhe tashti për Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë,janë ata që nga ,,logjistika ushtarake,,vrastare dhe shfarosëse me fallangat policore dhe paramilitare të Sllobodan Millosheviqit kanë bërë krime,shfarosje të substancës kombëtare shqiptare në Kosovë deri në shkallë të gjenocidit.

Do të ishte mirë që Gjykata respektive me tipare të drejtësisë ndërkombëtare në Dhomat e Specializuara në Hagë,kur është në pyetje aktakuza e dhënë si lajmë për opnionin ndërkombëtar pa (shqyrtimin paraprak të Gjykatës)dhe e mbushur me miliona të ,,dhëna,,kundër Kosovës dhe udhëheqjes ligjime dhe nderi i kombit të UÇK-së(Hashim Thaçi)me djelmeninë shqiptare të mos jenë valide për drejtësinë,ndonëse këto sajime janë bërë  për qëllime për ulë çmimin e krimeve  nga shërbimet sekrete ushtarake dhe policore vrastare dhe të orëve të gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Avokatët që janë të akredituar në mbrojtje të kësaj  Gjykate një nacionale (vetëm për shqiptarët dhe Kosovën)të kërkojnë vërtetimin e qindra burimeve nga terreni i zjarreve të luftës dhe të epërsisë së kësaj ushtrie fashiste,që,në të gjitha logjistikat e saj ishte në krah të regjimit fashist e të gjenocidit të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit për shfarosjen e shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës!

Këto të dhëna duhet të paralajmërohet bota demokratike,BE-ja dhe SHBA-ja në mënyrë që,aktakuza kundër kryetarit të shtetit të Kosovës Hashim Thaçi  dhe Kadri Veseli të hidhen poshtë dhe mos të lejohet të marrë njollë të zezë drejtësia ndërkombëtare me sajimet e shërbimeve sekrete të shtetit të Serbisë,me genjeshtra ndër më të ndyshmet sipas babait serb Dobrica Qosiq,-nënvizimi im,-gënjeshtrën e kemi  punë patriotike serbe(sic!).

Në Hagë,sajimet e shërbimeve sekrete serbe të shkruara nga gjeneralët vrastar serb dhe Beograd,mos të jenë (valide)të hidhen poshtë qysh në fillim të senacave...!

Hashim Thaçi dhe djelmenia e UÇK-së nuk kanë bërë krime,por pushka e tyre ishte Liria e Kosovës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat