Dy “sojnikët” Rama-Tahiri!

Opinione

Dy “sojnikët” Rama-Tahiri!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 2 korrik 2020 Në ora: 13:07
Edi Rama dhe Sajmir Tahiri

Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, vinë nga i njëjti “soj” politik Rilindja. Sajmir Tahiri konsiderohej si një nga ministrat më të sukseshëm të Ramës dhe kishte pretendime për të bërë karrierë poltike. Por akuzat e opozitës dhe prokurorive ndërkombëtarve, e detyruan Ramën ta “lëjë në baltë” ish-ministrin e tij të sukseshëm në Kanabis. Narkotrafiku varfëron shqiptarët dhe pasuron shpejt narkotrafikantët dhe sojnikët e Rilindjes dhe mbështetësit e tyre!

Duke lexuar opinion në F.B., me titull “Çfarë fshihet pas vendimit kundër Sajmirit”, të Red Varakut, një komentuese shkruante: “Rama-Tahiri janë zullumqarë”! Komenti në F.B., u bë shkas edhe për titullin e shkrimit, duke i quajtur “sojnikë”, por zullumqarë. Logjikisht edhe sojnik edhe zullumqarë, tingëllon pak kontradiktore në gjuhën shqipë?! Por i metaforizova sojnikë, se janë politikanë e të njëjtit “soj”, lloj, që prodhojnë zullume. Për mendimin tim konstatimi është i saktë, referuar edhe sjelles politike të dy Rilindasve, me personalitet të ndryshëm dhe “gjatësi të ndryshme”, por me vepra politike, me kode dhe mesazhe të njëjta. A ka zullum më të madh se Shqipëria, të fitojë simbolikën e Jeshile, të gjethes së Kanabist, mgjithëse Kanabis mjeksor në disa vend mbillet me ligj?! Shqipëria nuk ka institucione, për një aktivitet të tillë. Aty ku mbillet Kanabasi me ligj, ka traditë dhe ka shtet dhe institucione drejtësie të pavarur. Mbas opinioneve, denoncimeve të opozitës dhe medias jo qeveritare, vepra penale e mbjelljes dhe mbështetjes nga shteti të kësaj veprimtarie  “zullumqare”  përfundoi në gjygj dhe së fundi u kthye për rigjykim në shkallën e parë. Ky është një fakt është shumë i rëndësishëm, mbasi vendimin përfundimtar do ta japi drejtësia, e “reformuar” por aktualisht e dobët, nën presionin e Edi Ramës si Kryeministër.  Politikisht, të dy Rilindasit, Rama dhe Tahiri janë fajtorë! Qytetarët i kanë votuar për të krijuar vende pune, shendetësi, arësim dhe rritje ekonomike, kurse këta zotërinj, kryeministri dhe vartësi, ish-ministri i tij e mbushën vendin me Kanabis, duke i shkaktuar zullume mbas zullumesh dhe prodhuar lajme të cilat janë nxinë fëtyrën Shqipërsië. Mbas vendimit të gjykatës, për Tahirin fillon  “numërimi mbrapsht politik” për Ramën dhe më vonë, radhën e ka  drejtësia. Drejtësia e re dhe institucionet e reja aktualisht të “dobëta”, nuk do të falin asnjeri, qoftë ky edhe politikan i nivelit të lartë, mbasi janë betuar dhe kanë marrëpërsipër  këtë punë! Ka të ngjarë që Reforma në drejtësi që Edi Rama mburret, do ta dërgojë atë në bankën e të akuzuarve?! Le të presim dhe shohim cfarë do të ngjajë në të ardhmen!? Vendimi për Tahirin është  sinjal i qartë për Edi Ramën, ose sic shprehet populli: “Gjykata trokiti tek pragu, për të dëgjuar dera”!? Mbështetja më e madhe për këtë ish-ministër të “suksesshëm” që ka mbështetur trafikun, ka qenë padiskutim i pari i vendit, ose Kryeministri Rama! Në planin moral të dy zullumqarët përfaqësojnë mashtrimin në vend të virtytit.  Këta ngjarje politike, përfaqësojnë një “Botë zullumqare jeshil-mavi”, që e krijoi Rilindja në këta 7 vite. Botë Zullumqare Rilindase, me problematika njerëzore, ngjarje, dobësi, virtyte të neglizhuara, pabesi, hipokrizi, dyfytyrësi, egoizëm i sëmurë, shantazh, ndërgjegje e ulët në disa persona, pabesi, mosmirënjohje dhe vese të tjera që fatkeqësisht në momente të caktuara po marrin dhe ngrenë kokë tek individëd jo të pakët të racës njerëzore jo vetëm në Shqipëri. Jetojmë një kohë kur virtyti po denigrohet dhe mashtrimi Rilindas po tenton ta zëvendësojë.  Por letërsia dhe arti, metaforat kanë shumë pak rëndësi, mbasi vetëm drejtësia e pavarur i jep vendin jo vetëm këtyre dy “sojnikëve” zullumqarë Rilindas, por  të gjithë atyre që do të bëjnë zullume edhe në të ardhmen!

Shpresoj Edi Rama, ta ketë dëgjuar ose lexuar vendimin e gjykatës për Tahirin!?

Drejtësia e pavarur, nuk duhet të pyesi për “sojnikë zullumqarë”!? Drejtësia e pavarur duhet të gjykojë të gjithë, pavarësisht llojit, sojit, sasisë dhe cilësisë së zullumeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat