Dy konferenca shtypi "Dushk për Gogla"

Opinione

Dy konferenca shtypi "Dushk për Gogla"

Nga: Beqir Sina Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:26
Beqir Sina

Ky naltgjatësia e tij, jo vetëm që po tregon se është një demagog - por edhe gënjeshtar me vetveten. Mbasi, si në Prishtinë, dje edhe sot në Tiranë, të paktën në asnjë nga pyetjet e gazetarve, ai nuk u dha pergjigje, por, u mori minuta të tëra, gazetarve me komente që nuk kishin të bënin fare me pytjet.

Përgjigjet e Kryeministrit Rama, ishin si ndonjë insret fjalimi në ndonjë konferncë për çështjen e Kosovës, që po "ritrasmetoheshin".

Sa i përket gjatësisë së përgjigjeve të Ramës, kjo është një temë më vete. 

Mbasi, dihet se disa politikanë përgjigjen gjatë që tu lënë pak kohë gazetarëve të pyesin. 

“Dominimi i kohës” është një fenomen i njohur në gazetari, që Kryeminsitri Rama, në çdo lloj komunikimi me gazetarët përpiqet të dominojë kohën me disa mënyra, duke këputur batuta dhe duke intimiduar gazetarët me tonin e zërit apo me gjestikulacione. 

Në çdo vend perendimor, mënyra se si ai ua merr kohën gazetarëve dhe ua harxhon kohën shikuesve do të quhej më së paku e neveritshme, dhe e dalur mode. 

Dhe, ashtu si në konfernecën me gazetarët në Prishtinë, edhe sot në Tiranë, Kryeministri Rama, në të shumtën e "përgjigjejeve" të tij, u vet-sajua me minuta të tëra, deri në 5 minuta në një përgjigje(koment), që nuk kishin të bënin fare me pyetjet e gazetarve.

Skandaloz, zoti Rama, ishte edhe në përgjigjen e tij, në fund fare. Një përgjigje ajo si e dëgjuat që as ai vet nuk dinte se çfarë do të thoshte, bile provojë të sajojë "aty për aty" një thënje popullore, të cilën ja plotësuan gazetarët nga Kosova, sepse as ambasadori Minxhozi, nuk e dinte se për çfarë e kishte fjalën : " Ha bukën e shtëpisë - dhe banë duan e komshisë( shprehje popullore kosovare)" .

Ndërsa, lidhur me ndarjen e Kosovës, dhe planet që kanë qenë për këtë....... !!!! zoti Rama , nuk dinte ta mbulonte, ashtu si nuk ka ditur as edhe njëher deri tani.Por dha disa shembuj, si ato bisedat e menxhelisve apo kafeneve të shqiptarve, me ato krahasimet e të pa shkolluarve, kur e ekualivizojë çështjen sikur mund të "bëhej ndarja e Kosovës, duke e marrë edhe deri në makinë, e çuar në Shtëpi".

Kryeministri Rama si e ka zakon si në Prishtinë dhe në Tiranë, u tregua një fjalë-madh, ku ai vazhdon me propogand dhe folklorizëm patriotik ,kur e sheh veten "ngusht"

Ngase, a nuk e "di" Rama, të paktën sesi Grenell në përgjigje të pyetjes se a ka pasur plan në bisdime për ndarjen e Kosovës, në bazë të korrektimit të kufijve, dhe në përgjigjen e tij Grenell i cili deri atë ditë e pati hedhur poshtë, atë duke thënë se nuk dinte gjë!

Por, me daljen e librit të Bolton, kur Ambasadori Grenell, përfaqësuesi i Preisdentit Trump në këto bisedime, deklarojë , se "ky ka qenë një plan në tavolin, i cili ka qenë i njohur nga Bolton, i cili ka thënë se "nëse palët bien dakord(Prishtina e Beogradi) - athehere ne(SHBA) jemi të gatëshëm t'a pranojm"!.

Prandaj, zoti Rama - si Kryeministër i Shqipërisë, ka një përgjegjësi të madhe kombëtare, para Shqiptarve, t'ju tregojë të vërtetën, e jo të flas "Dushk për Gogla" si është mësuar të flas në ekranët e televizorit, ose konferencat me gazetarët.

Asgjë nuk fiton dhe nuk i bënë mirë si Kryeministër i Shqipërisë, asgjë nuk fitojn dhe u bënë mirë Shqiptarve dhe çështjes, duke u munduar që në çdo deklarim vetëm "kallaisi" e të gënjej- ndryshe, sot dhe krejt ndryshe neser, mbasi të gjitha çfarë janë thënë janë të arkivuara dhe mos sot nesër do të dalin ashtu si doli edhe ajo e Boltonit.

Vizita e Ramës, në Kosovë, dërgimi i Ministrit në detyrë Cakaj në Washington dhe marrja e tij me vete në Prishtinë, edhe më shumë po tregojn se Edi Rama, i ka ditur dhe i ka biseduar të gjitha prej vizitës që i bëri "Mikut të tij Aleksandër, në Beograd, ku ai nisi e thërriste Vuçiçin e Serbisë, "Mik") dhe, që ndoshta me këto përgjigje, Rama si Kryemnistër i Shqipërisë, lë vetëm dyshime se ai ka "dorë të butë" në këtë "allishverish"...me mikun e tij "Aleksandër" Vuçiçin.....!?

Rama, sot nuk iu përgjigje pyetjes se a do t'a mbështes një kërkes të Kosovës për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare, për krimet e kryera në Kosovë, gjatë luftës( nga gazetari Klan Kosova), ai u përgjegjë me një "fjalim" të shkurtër delirantë, dhe, aspak korrektë për sa i përket respektit dhe etikës së konferencës me gazetarët, ngaqë përgjigjja e tij nuk ishte në asnjë frazë me lidhje me atë se çfarë pyetej ai ae a do të bënte Shqipëria, një mbështetje ndërkombëtare të kërkesës së Kosovës, ashtu si mund ta bëjnë shumë vende të botës.( jo se Shqipëria duhet ta hedh Serbinë në gjyq- për krimet në Kosovë).

Rama, akoma nuk e ka ndarë veten nga miqësia me mikun e tij "Aleksandër", si në përgjigjet në Prishtinë, ashtu edhe sot në Tiranë.

Rama, në çdo përgjigje tregonë se po provonë të jet "i mirë(sheqer) me Sërbin, dhe, i mirë(mjalt) me Kosovën....pra vetem tani, që i erdhën mëndët - por që nuk t'i hanë as q....."

Dhe, së fundi a mundet Kryeministri i Shqipërisë Rama, të përgjigjet para shqiptarve, ashtu si përgjigjet Presidenti i Serbisë, Vuçiç, kur thotë se deri tani nuk paska biseduar me Shqiptarët, për Kosovën, po ka biseduar më ndërkombëtarët ;

Vuçiq, ka thënë se ai do të luftojë që Serbia të mos shpallet fajtore për mungesë mungesë vullneti për të dialoguar, por ka theksuar se Serbia nuk po bisedon me shqiptarët, por me Perëndimin.

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me Perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka thënë ai.

Pra, miku juaj zoti Rama nuk ka folur me Ju dhe shqiptarët deri tani por ka folur me Perendimin!

Jepi përgjigje, në se ke kurajo dhe ndërgjegje kombëtare Presidentit të Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat