Qeveria e RK-së, e formuar pa Ligjin për Qeverinë, jo rrallë herë, vepron paligjshëm!

Opinione

Qeveria e RK-së, e formuar pa Ligjin për Qeverinë, jo rrallë herë, vepron paligjshëm!

Nga: Prof. dr. Riza Smaka Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:23
Prof. dr. Riza Smaka

Ab Initio Nullum, Semperea Nullum

Kur një  punë, akt, veprim  niset  keq, nuk mund të mos përfundojë   mirë.  Përkundrazi. Sentenca latine Ab Initio Nullum, Semperea Nullum , e mbështetur në  pervojat e mëparshme  të  verifikuara deri në ditët tona, të përsëritura  dhe të konfirmuara  nëpër kohë e meridiane , konsiston në konkludimin se , fillimi   kur është i keq , edhe  perfundimi do të jetë i tillë, i keq! 

Qeveria aktuale e RK-së ka qenë  formuar në saje të një   fushate  të pjesës së konsideruar  të kastës politike ,të ndihmuar nga Gjykata Kushtetuese, por, jo edhe nga Kushtetuta e RK-së.

Qeveria e RK-së në pushtet , ka qenë    e formuar  në kundërshtim me ligjin e  aplikuar , sëpakut nga këto katër shkaqe,

një , në insuficiencë  të  kapacitetit politik , “ nëpër teh të gjilperës” ,

dy, në saje të  dy votava   apriori problematike ( njërës së imponuar Vis , Clam Precario e tjetrës apriori invalide   nga pushimi i mandatit të deputetit për shkak të dënimit me burg mbi një vit),

tre, pa subjektin politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme-  sic dhe,

katër , jo sipas Ligjit  për Qeverinë ,  por,  sipas   vendimit qeveritar , të pa bazë ligjore, i cili , asaj ia mundëson strukturimin , ad hoc , inflativ , ngjashëm me  harmonikën tallava, në  dëmin e   parasë publike dhe për aq   në  disfavorin  e  efikasitetit dhe eficiencës së saj !

Qeveria e RK-së nuk mëton të  mobilizohet seriozoisht kundër  korrupsionit

Në  këtë  ditë  Qeveria e RK-së ka  proklamuar se është në përgatitje të një Rezolute kunder Korrupsionit. Sikundër dihet , korrupsioni  konsiston në  shumë   forma , përmbajtje dhe manifestime më së të ndryshme ,në një anë dhe, në vendin tonë , është  i konsoliduar në  sfefa dhe  nivele   të  caktuara  të tri pushteteve, në anën tjetër.

Korrupsioni ,pos  instrumenteve e mekanizmave tjerë , do të mund të    luftohej ,  kurrsesi me dofarë  rezolutash, por ,

nëpërmjet miratimeve  të   shumë akteve ligjore  e nënligjore ,

miratimeve të   ndryshimeve, plotësimeve e përmirësimeve të  shumë akteve ligjore e nënligjore në   fuqi   si dhe 

implementimit të  përkushtuar të  tyre.

Sikundër dihet, nisë nga Kushtetuta , shumë akte ligjore në  fuqi do të  duhej të plotësoheshin, përmirësoheshin dhe të  ndryshoheshin poashtu shumë akte ligjore do të duhej të miratoheshin.

Gjendja e  legjislacionit sekondar është  kaotike, nga se, jo pak   akte nenligjore nuk egzistojnë e shumë akte nënligjore janë  të cekëta, të paqarta, të mëngëta  dhe për aq vështirë të aplikuara.

Qeveria aktuale nuk  përfillë  akte   qevritare në  fuqi

QRK-ja , me Vendimin  01- 04  dt.  22 shtator 2017,    e ka pasë formuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të  kryesuar nga z. Shpejtim Bulliqi    ( KSHSHMKSH – II )  me  detyrë që,  pos  funksioneve  sipas ligjit të aplikuar ,me angazhim  të veçantë,  të  bënte  vlerësimin profesional   shkrimor të punës së ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror   të kryesuar nga z. Murat Meha ( KSHSHMKSH –I).

KSHSHMKSH – II, me përgjegjësi e profesionalizëm e  ka pasë  kryer vlerësimin e punës së KSHSHMKSH – I dhe, për te  ,QRK-së  të  administruar nga z. Ramush Haradinaj  si dhe    ish deputeteve dhe deputetëve  e   Legjislaturës së V – të  të  Kuvendit të RK-së , ju ka pasë  dorëzuar  Raportin e Punës të hartuar në mbi 1000 faqe  tekst  me  shtesa të dokumenteve zyrtare , shkencore e  profesionale  përkitazi  me  kufirin administrativ dhe delimitimin në vend të demarkimit të tij ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,me konkludim se ,KSHSHMKSH – I, ka qenë i  mandatuar  për demarkacion – shënjim kufitar  të  linjës ndarëse administrative nga viti 1945   gjatë linjës ndarëse Qakorr- Hajle – Kullë e Zhlepit  por jo për  redelimitacion – ricaktim  të kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi   dhe me  me propozimin   për të mos    ratifikuar  Ligjin  nr. 06- L – 060  për Ratifikimin e  Marrëveshjes  dt. 26  gusht 2015    për Kufirin Shtetëror ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi.

Sikundër dihet , edhe nëpërmjet joshjeve dhe kanosjeve dhe trafikimeve të votave të  disa deputeteve e deputetëve ,  ka qenë  miratuar Ligji   06 – L – 060 për Ratifikimin e  Marrëevshjes  së datës  26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,   me të  cilën ,në  vend të demarkacionit, ka qenë bërë  redelimitacion kufitar i gabuar sipas së  cilës , pa asnjëfarë baze juridike , Kosova ka qenë  dëmtuar për hiq më pak se për mbi 8000 hektarë.

Megjithatë  , presidentët e  Kosoves dhe te Malit te Zi ,z. Hashim Thaçi dhe z. Filip Vujanoviq,  ca ditë para datës 21 mars 2018 - para vendosjes për “ Marrëveshjen për Demarkacionin”( e cila nuk ishte dot për demarkacion por ishte për redelimitacion madje te gabuar  ),  e kanë pasë nënshkruar  një  Deklaratë  për “mundësinë e  ndreqjeve të   gabimeve eventuale”   nga Marrëveshja e datës   26  gusht 2015 për Kufirin  Shtetëror ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi.

Ish Kryeministri Haradinaj  , KSHSHMKSH – II , posaçërisht e ka pasë  angazhuar  dhe po ai   Komision e ka pasë marrë për sipër përgatitjen  serioze e meritore për  takim fillimisht politik e rrjedhimisht   për bashkëpunim  juridik e operacional  me perfaqësuesë  të autorizuar të Malit të Zi  për   realizimin  e eventual të  drejtë të demarkacionit  kufitar  i cili nuk ka qenë   kryer   madje as  as  deri sot !  KSHSHMKSH – I , ka pasë vijuar punën  intenzive, profesionale e të përgjegjëshme duke siguruar numër të konsideruar  të dokumenteve zyrtare sipas të cilave  argumentohet se kufiri administrativ ndermejet Kosovës dhe Malit të Zi ,nga viti 1945 , ishte gjatë  linjës Qakorr- Hajle – Kullë e Zhlepit  të cilën do ta   mbronte në  çdo nivel e kohë bazuar  në  harta shkencore, harta shkollore, harta ushtarake,   libra shkollorë , libra  shkencorë,  artikuj profesionalë e shkencorë , enciklopedi shkencore , projekte të infrastrukturës së konstruktuara dhe   të  financuara nga Kosova  deri në  kufirin administrativ egzistues veçanërisht deri në  Qakorr dhe Kullë të Zhlepit!

Qeveria  aktuale e RK-së ,  del të jetë kunder KSHSHMKSH –I    si dhe  demarkimit  të  drejtë të  Kufirit  Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi!

Ish KSHSHMKSH – I  ka pasë  autorizim për të  shënjuar – demarkuar  kufirin administrativ   historik, egzistent e të pandryshaur asnjëherë dhe askund   nga viti 1945  gjatë linjës ndarëse  Qakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit . Ndërkaq , ai Komision,  ironikisht , në vend të demarkacionit- shënjimit  kufitar e ka pasë  kryer  redelimitacionin apo  ricaktimin   e gabuar  të  kufirit administrativ. Poashtu ,është e groteske  qe shumica  e qytetarëve e  e të mos flasim për  shumicën e  ish deputetëve  dhe  deputeteve   votues-e   të “ demarkacionit” qe , redelimitimin – ricaktimin e paautorizuar , të gabuar dhe të  dëmshëm  të  kufirit administrativ,  e quajnë “ demarkacion”.

Përkundrazi demarkacioni i kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi,  jo qe nuk ka qenë  bërë deri në  dt. 21 mars 2018 , në miratimin e Ligjit  06 – L – 060  për Ratifikimin e Marrëveshjes  dt. 26  gusht  2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,   por,  nuk është bërë dot deri sot e kësaj dite!

Në anën tjetër, KSHSHMKSH – II  , nga emërimi -  dt. 22 shtator  2017     si dhe  rrjedhimisht nga data 21 mars 2018 -  nga   ratifikimi i Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka   punuar  sistematikisht dhe ka    siguruar dhe përgatitur elaborat me  dokumente zyrtare , të dhëna  shkencore ,    profesionale e teknike  me të  cilat katercipërisht   argumentohet fakti se  Kufiri Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  ishte dhe do të duhej të ishte gjatë linjës   administrative ndarëse Qakorr-   Hajle – Kullë e Zhlepit.

KSHSHMKSH – II  ,  e ka  pasë  informuar  , fillimisht , ish Kryeministrin Haradinaj  e në vijim ish Kryeministrin Kurti   për  nevojen imediate    për negociata politike e   vijimisht  për  aktivitete praktike për demarkimin  përfundimtar   të  drejtë e të qendrueshëm të kufirit  shtetëror ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi .

Ish Kryeministri Haradinaj e ka pasë  mbështetur kërkesën e tillë ,por, konvencionalisht ,nuk ka pasë vepruar  më tej. Ish Kryeministri Kurti atë kërkesë e ka pasë neglizhaur  madje  ka pasë  shprehur pikëpamje   për ta  ristrukturuar  KSHSHMKSH – I !  Ndërkaq ,  Kryeministri Hoti nuk ka qenë dënjësuar për të pranuar  përfaqësuesë të KSHSHMKSH – II  për të shoshitur këtë çështje. Ngjashëm,  kanë  qenë  sjellur edhe një nga z,kryeminstrat  si dhe minsitresha e resorit për financa!  Sëandejmi , qendrimi i tillë  i QRK-së  aktuale ,  del të jetë  prototip i   sjelljes  teknoburokratike , neglizhente, indolente , indiferente  dhe të  papërgjegjëshme për  çështje  të caktuara të  interesit publik-sic!

Qeveria aktuale e RK-së , referuar   çështjes së  demarkacionit dhe  KSHSHMKSH- II ,  vepron sipas  qendrimit    apriori refuzues, neglizhues të   stilit  arbitrar dhe joprofesional!

Qeveria  paraardhëse  e RK-së  e administruar nga z. Kurti si  dhe  Qeveria aktuale e RK-së   e administruar nga z. Hoti, në  mënyrë arbitrare që nuk mund të ndodhë në shtein e së drejtës ,  pa  aktvendim, pa vendim , pa  kontratë  shkrimore , shumicës së anëtarëve të KSHSHMKSH II , të   pa shkarkuar  dhe të pa dorëhequr, ju kanë  pezulluar pagat nga 1 janari 2020 deri në aktualitet!

Në atë trajtë  , nuk ka  qenë   vepruar  as   në kooperativat bujqësore të viteve 1945 – 55 , në të  cilat dosido, për çështje statusore punësore dhe  pagesore ,  kanë qenë  praktikuar  akte shkrimore  në  formë të aktvendimeve  apo vendimeve, por, kurdoherë me  dispozitiva të qartë, arsyetime dhe  udhëzime juridike për  shprehje të pakënaqësisë eventuale  të  palëve  në procedurë.

Disa kërkesa shkrimore   të përfaqësuesëve  të autorizuar të  KSHSHMKSH II, adresuar QRK-së aktuale   për  përfillje të Vendimit 01- 04 dt. 22 shtator 2017 të QRK-së për emërimin   dhe   autorizimet e  KSHSHMKSH II (sipas të  cilit ,  ai Komision,  ka mandat deri në datën  22 shtator 2020  dhe anëtarët e tij të pashkarkuar as të dorëhequr,  kanë të drejtë në paga  mujore deri në  datën 22 shtator 2020 ,pra, deri në  skadimin e mandatit) , QRK-ja aktuale,   nëpërmjet Kryeministrit Hoti , një nga z. kryeministrat  dhe ministreshës për financa , i ka neglizhuar  shpërfillshëm!

Apel   AAK-së   dhe z. Ramush Haradinaj-t për të dalë nga koalicioni qeveritar

Në shtete të së drejtës, kudo dhe kurdo , akti juridik i përgjithshëm dhe individual nder ta edhe vendimi i qeverisë paraprake,  e obligon qeverinë në pushtet,  sikundër ta kishte miratuar vetë.

Kjo është praktikë e mirë e shteteve të së drejtës sikundër për qeveri ashtu edhe për institucionet publike tjera.

Ndaj, Qeverinë aktuale të RK-së , nolens volens, e obligon  Vendimi  nr.  01- 04 dt. 22 shtator 2017  i QRK-së   për  formimin  e KSHSHMKSH II   me detyra për :

vlerësimin e punës të ish KSHSHMKSH I  ( të  cilën  punë e   ka qenë  bërë sikundër  kërkohet),

përgatitjen profesionale e teknike për  rishikim eventual të  kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi   të redelimituar  nga ish KSHSHMKSH I dhe të miratuar me Ligjin 06- L – 060   për Ratifikimin e  Marrëveshjes dt. 26  qërshor 2015   për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,

demarkimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,

përgatitjen  profesionale e teknike për demarkimin  e  Kufirit Shtetëror  ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë si dhe për

mirëmbajtjen e Kufirit të RK-së ,në tërësinë e vetë!

Të  gjitha këto objektiva,  KSHSHMKSH II i ka përfillur   me përkushtim , veçanërisht , për:

rishikimin eventual dhe korrigjimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të  redelimituar gabimisht dhe të ratifikuar në datën 21 mars 2018 ,

demarkimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe  për

demarkimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë!

Ndërkaq,  Qeveria aktuale e Kosovës , pos që pa bazë ligjore, anëtarëve të  pashkarkuar dhe të padorëhequr të KSHSHMKSH II nga  1 janari 2020 , “aramara” , pa aktvendim, pa vendim, pa kontratë , pra arbitrarisht dhe joprofesionalisht, ju ka pezulluar pagat  madje  me Vendimin e vetë nr. 04- 09 dt. 1. 7. 2020 e ka shfuqizuar   Vendimin e QRK-së nr. 01 – 04 dt. 22 shtator  2017    për Formimin e KSHSHMKSH II dhe, në atë mënyrë,  implicite,  ka  neglizhuar dhe  mohuar   nevojen imediate për rishikimin  eventual të  Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në mënyrën e  caktuar me Deklaratën Politike të  Presidentit  të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe të Presidentit të Malit të Zi , z. Filip Vujanoviq  si dhe nga Qeveria e administraur nga z. Ramush Haradinaj!

Qeveria aktuale e RK-së , në mënyrën e sipërme ,pos shpërfilljes së obligimit të vetë për zbatimin e   Vendimit 01 – 04 dt. 22 qërshor 2017 të QRK-së për Formimin e KSHSHMKSH II  dhe të qendrimit të  QRK-së së administruar nga z Haradinaj , e ka nëpërkëmbur edhe qendrimin politik  të AAK-së , të  njërit nga aleatët në koalicionin qeveritar!

Sëandejmi subjekti politik qeveritar AAK-ja   nëpërmjet z Haradinaj ,do të  duhej imediatisht  të reagonte seriozisht nëpërmjet braktisjes rezignante të   koalicionit qeveritar aktual!

Disa nga defektet juridike të  Vendimit 04 – 09 dt. 1. 7. 2020 të QRK-së

Vendimi 04 – 09 i dt. 1. 7. 2020 i QRK-së për Shfuqizimin e   Vendimit 01- 04 , dt. 22 shtator 2017 të QRK-së për Formimin e KSHSHMKSH II, pos defekteve  politike të sipërthëna , është juridikisht  i paqendrueshëm ,nga se:

nuk ka mbështetje ligjore,

nuk ka  preambulë ,

nuk ka dispozitiv të qartë konform me   terminologjinë juridike,

nuk ka arsyetim as   udhëzim juridik ,

në mënyrë implicite ,  heq dorë   nga   synimi  qe del nga  Deklarata  e presidentëve  të Kosovës dhe Malit të Zi   për korrigjimin   eventual të  Kufirit Shtetëror të Kosovës e Malit të Zi , të miratuar me Ligjin 06 – L 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26  gusht 2015   për Kufirin Shtetëror ndërmejt Kosovës dhe malit të Zi , me të cilën në vendin e demarkimit ka qenë bërë redelimitim i gabuar dhe i dëmshëm për territorin e Kosovës për hiq më pak se  mbi 8000 hektarë dhe ,

çështjen e  redelimitimit të gabuar dhe të dëmshëm për territorin e Kosovës   për  mbi 8000 hektarë me  çështjen e demarkacionit kufitar të pakryer   deri sot ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  , e lënë ad acta për një periudhë , padyshim ,të gjatë !

Për vetëm një  defekt të tillë ,e aq më parë për të gjitha tok,  Vendimi në fjalë  rezulton i  paligjshëm!

Pasi që , në mënyrën e sipërme,  Qeveria aktuale e RK-së ,në të cilën është në koalicion edhe AAK-ja , ka shpërfillur dhe neglizhuar qendrimin politik të AAK-së më konkretisht të   kryetarit të  saj z. Haradinaj , me bazë do të mund të pritej qe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pa hezitime, do  të  braktisë   koalicionin qeveritar aktual dhe do të del nga Qeveria aktuale e RK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat