Gjuha e urrjetjes dhe e linçimit!

Opinione

Gjuha e urrjetjes dhe e linçimit!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:52
Zejnullah Jakupi

Çfarë thonë të kërcënuarit dhe çfarë parasheh Kodi Penal për gjuhën kërcënuese të Gani Kocit? Një fakt është i qartë, kjo nuk është as mënyra as koha për kanosje, për tensionim të situatës, kur vendi gjendet në krizë nga Pandemia Covid-19, në njerën anë, ndërsa në anën tjetër, duket edhe më e rënduar nga 24 prill 2020, kur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë e cila konsiderohet si padi penale me të cilën “pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.”

Kjo do të thotë se atakuza është padi, dhe se ajo duhet të vërtetohet nga një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së, i cili e shqyrton Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat apo jo.

Normalisht duke marrë parasysh këtë gjendje emocionale, ky mund të ketë qenë preteksit, që secili që shpreh mendim kundër ose pro do të apostrofohet si përkrahës ose kundërshtarë (tradhëtarë). Me këtë rritet urrejta ndaj persona juridik dhe atyre publik, ndaj gazetarëve dhe të tjerë, të cilët shprehen kundër ose shfaqin mendimin e tyre rreth akuzave të Gjykatës Speciale. Kjo amulli ka shkakëtuar edhe reagim të anës politike, në këtë rast të dëmtuarit edhe ndihen të rrezikuar, nëse kërcënuesi nuk i bie pishman. Gjithashtu duhet ta themi se nuk duhet të na kapë paniku, sepse aktakuza nuk drejtohet kundër UÇK-së, sepse Gjykata Speciale është e Kosovës është e themeluar dhe miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Gjithashtu askush nuk është tardhëtarë, as kryesës i veprës pa e vërtetuar këtë si vepër penale nga gjyqi.

Por a ka bërë vepër penale përmes kanosjes i përfoluri?

Kodi Penal e cilëson kanosjen si dhunë. Gjuha kërcënuese e Gani Kocit, ish-zëvendësministrit të PDK-së, për veç se ka ngjallur indinjatë dhe frikësim të personaliteteve (shiko foton) të të kërcënuarëve, kjo do të thotë përmes saj është bërë kërcënim i rendit kushtetues. Për këtë kanosje kanë reaguar mediet, BIRN, platforma online kallxo.com, Drejtoresha e BIRN-it per Kosovë Jeta Xharra, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, gazetari; Daut Dauti, gazeta Koha Ditore dhe botuesi i saj Veton Surroi, Kryeministri Abdullah Hoti, KLMDNJ etj.

Platforma Online e Birn-it www.kallxo.com ka raportuar se si ish- Zëvendësministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci “i ka quajtur gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton, disa personalitete duke përfshirë politikanë e gazetarë në Kosovë.“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”. Në postimin e Gani Kocit ka qenë e bashkëngjitur edhe një fotografi me personalitetet që ka përmendur ai, shkruan portal në fjalë.Në fotografi shihen, kreu i LVV-së, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, deputetja Fitore Pacolli dhe ish-deputeti, Ilir Deda.

Gjuha kërcënuese e Gani Kocit, ish-zëvendësministrit të PDK-së, ka ngjallur indinjatë dhe frikësim tek një pjesë e të kërcënuarëve. Sipas Kallxo.com dhe Koha Ditore të dates 04.07.2020 thuhet se Policia e Kosovës e ka konfirmuar se “i ka nisur hetimet ndaj zyrtarit të PDK-së, Gani Koci. Me këtë rast thuhet se “Policia është duke u marrë me këtë ngjarje. Ajo ka udhëzuar Njësinë e Krimeve të Rënda për ta trajtuar rastin”, është thënë prej saj”, shkruan kallxo.com.

Jusuf Buxhovi shkrimtar dhe historian, themelues i LDK-së thotë se kansoja “tregon shkallën ku kemi arritë” dhe se “drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet, ciladoqoftë ajo!”

Ndërsa Daut Dauti, gazetar me përvojë, thotë se "ështe zor me jetu në një vend ku dikush kërkon vrasjen e atyre me të cilët nuk pajtohesh. Kjo është vepër penale dhe që njëkohesisht tregon që sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk funksionon.”

I rrepkt ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit Avdullah Hoti si cili përmes një postimi në Twitter, e botuar në Kallxo.com ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-zëvendësministrit të PDK-së, Gani Koci.Sipas Hotit “gjuha e helmuar në publik nuk ndihmon asgjë përveq se dëmton, duke shtuar se ajo gjuhë duhet të dënohet.“Kur ajo gjuhë bëhet denigruese dhe kërcënuese për atë që shpreh idetë e tij, ne duhet ta dënojmë atë publikisht, të distancohemi prej saj dhe të ndërmarrim veprime të duhura”, ka shkruar Hoti. Reagime ka patur edhe nga Gëzim Mekuli, Rron Gjinovci, si dhe me qindar zëra proteste, komente në media dhe reagime tjera në rrjete sociale. Ndaj këtij këcënimi ka reaguar edhe gazetarja Jeta Xharra e cila ka shkruar në FB se ka dërguar pyetje në polici e prokurori për këtë kërcënim dhe pret reagimet e shtetit! “Ma mirë o prokuroria jonë me marrë masa për këtë komunikatën/pamfletin e radhës (shih me poshtë) se sa Kosovës me ju zgjeru lista e njerëzve për Gjykatën Speciale.”

Por çfarë thotë Kodi Penal i Republikes së Kosovës, a ka mundësi që të ndalohen kanosjet e tilla me kërkimfalje? E mira e të mires, natyrisht do të duhej që kanosjet e tilla të parandalohen dhe të dënohen, ose para se të ndodh kjo të kërkohet falje nga kërcënuesi dhe të mos rëndohet situata politike dhe më shumë se që është e rënduar.

A mund të vleresohet si vepër penale kanosja (kërcënimi) në fjalë nga Gani Kocit? Çfarë thotë Kodi Penal?

Neni 8 e saksionon se si pëcaktohet se çfarë është një vepër penale dhe “Mënyra e kryerjes së veprës penale”. Sipas këtij neni pika 1. thuhet: "Vepra penale mund të kryhet me veprim ose me mosveprim". Dhe nën pikën 2. nënvizohet: "Vepra penale kryhet me mosveprim vetëm kur kryesi nuk e ndërmerr veprimin të cilin ka qenë i obliguar ta ndërmerr.”

Sipas raportimit të Kallxo.com (03.07.2020) një postim i tillë ishte fshirë nga llogaria e Kocit, ndërsa pas pak ai e kishte postuar sërish, në të cilën kishte shkruar “Jurishnikët udbash e VV-istë ma fshin statusin që kisha bërë për gropat septike serbe të mbetura në Kosovë! Ato duhet, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton! Shumë po kundërmojnë!”. Sipas burimit në fjalë postimi ishte i njejtë në përbërje kësaj radhe ai shoqërohej pa fotografi.

Deri më tani, siç edhe mund të kuptohet kërcënuesi (Gani Koci) nuk ka ndërmarrë asgjë, për ta kryer këtë vepër, por as tërhiqet nga kanosja e bërë, prandaj kanosja tutje mbetet si e tillë dhe konsiderohet si “vepër penale”.

Sipas nenit 14 të Kodit Penal, ky nen nuk e bënë dallimin mes dhunës dhe kanosjes. Kjo i bie sikur personi të ushtronte dhunë fizike, sepse shpesh, siç konsiderohen në gjitha kodet e ligjeve penale, dhuna verbale konsiderohet vepër penale. Edhe Kodi Penal i Kosovës e përcakton decidivisht: “Kushdo që përdor dhunën ose kanosjen sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni konsiderohet kryes i veprës penale.”

Nocioni i Kanosjes

Neni 181 e precizon çfarë përfshin me termin kanosje. Kanosja, sipas këtij neni pika 1. Thuhet: “Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 2. Kushdo që seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, se do ta rrëmbejë ose privojë nga liria ndonjë person tjetër ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera të rrezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.“

Siç kuptohet nga ky citat, Gani Koci mund ta tërheq kërcënimin nëse e ka shprehur ate nga pakujdesia, ose nëse kërcënimin (verbal) e ka kryer “pa dashje apo nga pakujdesia”. Ajo mund të bie, të mos merren masa, sipas nenit 19 pika 2. nëse „Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet se ka aftësi të zvogëluar mendore nëse në kohën e kryerjes së veprës penale aftësia e tij/saj për të kuptuar natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij/saj ka qenë esencialisht e zvogëluar për shkaqet e cekura në paragrafin 1. Pra (kjo vihet në shprehje) kur lëngon „nga një sëmundje mendore e përkohshme ose e përhershme, nëse (do të kishte) çrregullim mendor apo ngecje në zhvillimin mendor që e ka prekur funksionimin e tij/saj mendor dhe si pasojë e kësaj, nuk ka qenë në gjendje të kuptojë natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij/saj ose nuk ka qenë në gjendje t’i kontrollojë veprimet ose mosveprimet e tij/saj apo të kuptojë se kryen vepër penale.“

Në këtë rast nuk mund të thuhet se “Kryerja e veprës penale nga kryerësi i veprës ishte “në gjendje të dehur”, ai ka vepruar “me dashje direkte”, sepse ka qenë “i vetëdijshëm për veprën e vet” dhe e dëshironte kryerjen e saj, siç e dëshmon citati i përfolur, i shpërndar gjithandej edhe në media dhe rrjete sociale. Pra, kanosja e tillë deri në këtë kohë nuk mund të cilësohet si përgatitje e veprës ku sipas nenit 27 pika 1 kjo „përfshin furnizimin me mjete ose aftësimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale; mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; marrëveshjen, planifikimin ose organizimin me personin tjetër për kryerjen e veprës penale si dhe veprimet tjera me të cilat krijohen kushtet për kryerjen e drejtpërdrejt të veprës penale por të cilat nuk përbëjnë veprimin e kryerjes“.

Ky kërcënim megjithatë sipas neni 28, mund të konsiderohet si „tentativë“ e cila, sipas pikës 1. Nenit 28, konsiderohet e tillë „Kushdo që me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale por vepra nuk është kryer ose elementet e veprës penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ka tentuar të kryejë vepër penale.“ Natyrisht, siç potencohet në nenin 30, „gjykata mund ta lirojë personin nga dënimi për tentativë të dënueshme të veprës penale nëse personi i tillë heq dorë vullnetarisht nga kryerja e veprës penale të cilën e ka filluar“. Kjo edhe do të ishte zgjidhja e merituar për të gjitha palët dhe Gani Koci të kërkoj falje publike, të tërheq kërcënimin.

Gjithashtu çështja bëhet më e komplikuar dhe sensitive politike sepse personat e kërcënuar të cilët janë në listë, të kërcënuarit sipas kapitulli 14 nenit 119 janë përfaqësuesit e lartë të Republikës së Kosovës, kur dorasi kanos ose tenton të vras, të dhunojë, (siç shprehet Gani Koci„ me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat“) përfaqësuesit e lartë të Republikës së Kosovës, kur me qëllim rrezikon rendin kushtetues apo sigurinë e Republikës së Kosovës, kur „privon nga jeta një nga personat e mëposhtëm; Kryetaren e parlamentit të Kosovës ish- kryeministrin, ish-zëvendëskryeministrin etj) „dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.“ Shih nenein 172 173.

Gjithashtu, sipas nenit 141 kërcënimi nga Gani Koci mund të klasifikohet si nxitje e „përçarjes dhe mos durimit“ ku në pikën 1 shkruhet: Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Zgjidhja më e mirë është, siç potencova, heqja dorë nga kanosja, kërkim falja nga Gani Koci.Në rastet tjera kanosja do të pezullohej, poqëse kanosësi, sipas Kapitullit I nenit 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës do t´i hiqet dhe do t´jepen atij “masat e trajtimit të detyrueshëm“. Kjo aplikohet në rast se kryesit gjatë botimit të kërcënimit nuk ka qenë i vetëdijshëm dhe penalisht i përgjegjshëm kur ai do të kishte qenë „i varur nga droga, ose nga alkooli”. Në këtë rast do të vlente “ trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri”.

Përfundimi

Nëse njeriu vetëm kalimthi e lexon Kodin Penal të Republikës së Kosovës e kupton se Kosova si shtet i ka ligjet e mira, konform atyre të BE-së, por siç e thonë dhe e themi se nuk kemi drejtësi se nuk reagon prokuroria, ose nuk i lexojnë reagimet, nuk i trajtojnë paditë i zvarrisin lëndët dhe çfarë tjetër jo. Por megjithatë duhet pritur që drejtesia ta thotë fjalën e vet, ashtu siç rekomandon KMDLNJ, e cila thërret të gjitha palët të përmbahen nga fyerjet, kërcënimet dhe linçimet publike dhe se secili nga ne duhet të sillemi në përputhje me përgjegjësinë që kemi kurse, të gjitha mosmarrveshjet dhe dyshimet duhet t’i adresojmë tek institucionet përgjegjëse, tek Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat