Cila është e vërteta?! - Bota Sot
Cila është e vërteta?!

Opinione

Cila është e vërteta?!

Nga: Dibran Demaku Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:40
Dibran Demaku

Cila është e vërteta?!...Kjo është pyetja kryesore që bëjnë shumë mërgimtarë shqiptarë anë e mbanë botës,në këto ditë të nxehta verore,kur bëhen gati që për pushime të kthehen në vendet e tyre të origjinës.Nga andej vijnë lajme të këqija sa i përket përhapjes së virusit vdekjeprurës që ka mbërthyer globin.Në fillim të kësaj pandemie siç po e quajnë këtë të keqe gjithandej globit,nga trojet etnike shqiptare vinin lajme se shqiptarët e përballuan këtë sëmundje më mirë se të gjithë të tjerët?!...Lajmet optimiste zyrtare që vinin qofshin na Shqipëra,Kosova apo Maqedonia,jepnin shpresë se këto vende do ta kalonin këtë të keqe me viktima minimale?!...
Por?!...Por,siç ndodhë,për fat të keq me ne,atëherë kur të tjerët sot e gjithë ditën e kanë vërë si të thuasj nën kontroll këtë virus të rrezikshëm për jetën e njeriut,pikërisht nga këto tri vende,Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia vijnë lajme shqetësuese me përhapjen e virusit?!...
Pse po ndodhë pikërisht kështu dhe përse pikërisht tash?!...Apo lajmet e fillimit të pandemisë që vinin nga atje nuk ishin të vërteta?!...Cila është e vërteta o pushtetarë të korruotuar e të mjerë të vendeve të origjinës?!..,
Tash,kur gjithandej perendimit nisin pushimet verore,kur shqiptarët do ua mësyenin vendeve të tyre të origjinës,qeveritë e vendeve perendimore kanë vendosur rregulla që mërgimtarëve shqiptarë ua bëjnë të pamundur udhëtimin për në vendet e origjinës...
Vendet perendimore,ku punojnë dhe jetojnë mërgimtarët shqiptarë kanë marrë masa të tilla që pothuajse e bëjnë të pandur udhëtimin apo fluturimin drejt Shqipërisë,Kosovës dhe Maqedonisë...
Thuhet se nëse një mërgimtarë shqiptarë (në të vërtetë në ato masa të qeverive perendimore bëhet fjalë për shtetasit e tyre,që sipas statusit edhe shumë nga shqiptarët janë shtetas të këtyre vendeve)që nëse një shtetas i cilitdo vend perendimor viziton Shqipërinë,Kosovën apo Maqedoninë,dhe mos o zot i njëjti e fiton virusin dhe sëmurët,qeveria e shtetit përkatës nuk i merr përsipër shpenzimet e kthimit në atdhe të të sëmurit,pastaj sigurimet mjekësore nuk i marrin përsipër shpenzimet e shërimit nëpër spitale etj...
Përveq kësaj,shtetasi i cilit do vend perendimor pas kthimit nga vizita vendeve të lartëpërnendura,do të vendosen në karantinë dyjavore,dhe ajo kohë dyjavore e karantinimit nuk paguhet as nga punëdhënësi dhe as nga shërbimet siciale?!...Kështu që kjo verë mund të kalojë pa mërgimtarët,edhe ashtu të harruar e të lënë anash si nga pushtetarët dhe nga familjarët?!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat