Popullit vëlla amerikan në Ditën Kombëtare, 4 korrikun - Bota Sot
Popullit vëlla amerikan në Ditën Kombëtare, 4 korrikun

Opinione

Popullit vëlla amerikan në Ditën Kombëtare, 4 korrikun

Nga: Fatmir Bajraj Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:45
Fatmir Bajraj

Urime përvjetori i 244-të,i dites kombëtare të kombit të madh të Thomas Jeffersonit, autor kryesor i Deklaratës së Pavarëssë, dhe John Adamsit, mbështetës i zjarrtë i saj, gjatë Konventes së vitit 1776 e cila i parapriu aktit të shpalljes së pavarësisës së Amerikes.

Bashkë me urimin:

Falemnderit Amerikë e Presidentit Wodroow Willson, e cila 100 vite me parë, pikërisht me 1920 në Konferencën e Parisit, mbrojti qënjën & qenësinë shqiptare, duke ruajtur Shqipërinë nga copëtimi i cili i kanosej nga fuqitë europiane si fituese të luftës së parë botërore, dhe vuri VETO-në, në ruajtjën dhe paprekshmerinë kufijëve t'saj.

Falemnderit Amerikë e Bill Klintonit për vendimin e vitit 1999 n'mbrojtje të fatit të pambrojtur të shqiptarëve në Dardaninë Antike-Kosovës, n'përballje me armikun e egër dhe gjakatarë-serb, me regjimin gjenocidal të Millosheviqit, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve dhe zhbërjën e atdheut të tyre-Kosoven.

Falemnderit Amerikë e Xhorxh W Bushit, i cili De-jure kurorëzoj lirinë dhe çlirimin me Pavarësi të Republikës së Kosoves së 17 shkurt 2008 me 10 qeshor në Tiranë!

Falemnderit Amerikë, e cila në mbi një shekull ; fillimisht (1920) përmes Parimit të Vetëvendosjes, ruajte dhe sigurove të drejtën e shqiptarëve dhe Shqipërisë në shtet nacional dhe me kufijë shtetëror, dhe më vonë përmes kreut të IV-të të Kartes së OKB-së, realizove nderhyrjën shpetimtare për Kosovën dhe shqiptarët dhe evitove planet serbe për shfarosje të shqiptarëve dhe zhbërje të atdheut të tyre, të larë në gjak në mbi një shekull.

Pa Ty Amerikë, fati ynë nuk do ishte kurr ky që është dhe kemi sot, me gjasë edhe s'do ishte fare nevojë t'flitet për një relacion dhe koncept të tillë, meq Ne, nuk do ekzistonim si kategori & realitet nacional, "falë-miqëve" që na rrethojnë !

Amerikë !

Shpetimi i Shqipërisë nga zhbërja, dhe arrënimi i saj me ruajtjën edhe bërjën e Kosoves, është atribut ekskluziv i Juaji, andaj me të drejtë, presim nga Ju, edhe bashkimin e pjesëve tona të copëtuara nga armiqët tanë shekullor që arrihet vetëm me bekimin Tuaj !

Zoti e bekoftë Ameriken, popullin amerikan dhe miqësinë shqiptaro-amerikane të farkuar në mbi një shekull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat